Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Basha takim me përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë: Folëm për krizën ekonomike dhe pasoja e COVID-19
21 Maj 2020, 11:51Nga DOSJA
Tiranë- Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku u diskutua për krizën e ekonomike në vend. Pas takimit kreu i PD-së u shpreh se lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit, sundimi i ligjit dhe siguria juridike, janë disa nga sfidat jetike para të cilave ndodhet vendi dhe ekonomia.
Reagimi i Bashës: Sot pata kënaqësinë të pres përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë – AmCham, z. Enio Jaco President i Bordit, Z. Alex MacFarlane Atasheu i Seksionit për Çështjet Politike & Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së, Z. Reshard Këlliçi Sekretar i Bordit dhe znj. Eni Xheko Anëtare e Bordit. Në qendër të diskutimit ishte kriza ekonomike dhe në veçanti domosdoshmëria për të përmirësuar klimën e biznesit, dhe tërheqjen e investimeve të huaja të cilat lidhen direkt me punësimin. Lufta kundër monopoleve dhe trajtimit të pandershëm të investitorëve në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit, sundimi i ligjit dhe siguria juridike, janë disa nga sfidat jetike para të cilave ndodhet vendi dhe ekonomia.
Në takim diskutuam edhe mbi pasojat e Covid-19 në ekonominë shqiptare. Aksesi në likuiditet, lehtësimi i barrës fiskale për bizneset dhe mbështetja ndaj tyre për të ruajtur vendet e punës, janë ndër kërkesat e kahershme të AmCham dhe çështje prioritare të platformës tonë. Partia Demokratike mbështet propozimet e bëra publike të Dhomës Amerikane të Tregtisë – AmCham drejtuar qeverisë shqiptare, duke i konsideruar ato të drejta dhe të duhura për t’i dhënë përgjigje sfidës së përballimit të pandemisë ekonomike dhe rivitalizimin e ekonomisë në të ardhmen.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për betejën e tij për më shumë se 20-vjeçare. Rama sot në Kuvend ka treguar dhe një mesazh që i ka mbërritur ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me deputetin Kujtim Gjuzi. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama është ndërprerë disa herë nga Gjuzi, i cili flist...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka folur sot për situatën e COVID-19, dhe tha se hapja do jetë brenda majit. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se vendi ës...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar sot në Presidencë ku ishte parashikuar një takim me Presidentin Ilir Meta. Makina që udhëtonte Ki...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Kuvend me debatin lidhur me pandeminë COVID-19. Rama tha se edhe vende tejet të zhvilluara nuk kanë ar...
TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në seancën e sotme plenare deklaroi se çështje e Teatrit Kombëtar është politizuar. Ministrja kishte ed...
TIRANË- Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Lefter Maliqi ka replikuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj lidhur me sjelljen e policisë...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në Kuvend, Myslim Murrizi, ka replikuar me opozitën jashtë Kuvendit, duke thënë se PD dhe PS kanë bërë pazar për të ...
Tiranë- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në seancën e sotme plenare ka dalë kundër propozimit të SHBA-së për sistemin zgjedhor...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Alket Hyseni, ka dalë kundër propozimit të SHBA për lista e hapura. Në fjalën e tij në Kuvend, Hyseni tha se nuk ës...