All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi takim elektoral në Vlorë, prezanton kandidatin për deputet, Gëzim Ademaj

7 Prill 2021, 08:29 Nga DOSJA
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi takim elektoral në Vlorë,
All - Paragraf - 1

VLORË – Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka vijuar në Vlorë turin e takimeve elektorale, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ai ka prezanuar kandidatin për deputet nga radhët e PDIU, pjesë e koalicionit opozitar, PD-Aleanca për Ndryshim, Gëzim Ademaj.

Idrizi analizoi qeverisjen 8-vjeçare të kryeministrit Edi Rama, duke  u shprehur se sipas tij, qytetarët kanë qenë të braktisur. Ai ka sjellë në vëmendje fatkeqësinë e tërmetit, ku institucionet nuk kishin pajisje kërkim-shpëtimi, reshjet e borës që bllokojnë rrugët për dy orë dhe shiu që përmbyt qytetet sa herë bie.

Ku ishte shteti shqiptar ku për dy orë borë, u bllokuan rrugët? Ku ishte shteti shqiptar kur për dy orë shi bëhet Vlora, Durrësi dhe veriu i Shqipërisë si Venecia? Ku ishte shteti kur ra tërmeti, ku nuk kishin as edhe një kazmë, ndërsa qenve iu kishin ngrënë edhe ushqimin, ndërsa ne duhet të prisnim që të na vinin ushtarët nga Kosova që të na ndihmonin? Njeriu i cili në shtator kur ra tërmeti, s’duhet t’i linte në banesa qytetarët në shtëpitë e tyre. Kanë 1 vit e 4 muaj që harxhojnë 600 mln euro nga të Europës, dhe sot që i ka mbaj çadra, ka filluar të hedhë lekë elektorale”, u shpreh Idrizi.

Mungesa e shtetit, vuri në dukje Idrizi, vihet re edhe në Vlorë, ndërsa akuzon kryeministrin se ka diskriminuar lagjet ku jetojnë çamët si Kume dhe Çole, të cilat vuajnë mungesën e investimeve.

Është për të ardhur keq sesi në Kume, Çole dhe shume zona të tjera ku jetojnë shqiptarë të Çamërisë, janë sikur ndodhen me mijëra kilometra larg Vlorës. Kjo është arsyeja që kemi bërë gjithçka, që kemi bërë rezolutë, por ne duhet të jemi krenar që shqiptarët e Çamërisë që vdiqën sapo kaluan kufirin shqiptar nga etja, uria, bëmë një varrezë monumentale, pikë kujtese të historisë tonë por edhe detyrim njerëzor, në Kllogjer. Ne mundësuam që sot të jetë Bashkia e Çamërisë. Unë e di që ata për 1 mijë arsye nuk e votojnë PDIU-në, por padyshim i drejtohem si vëllai jonë, po, po deputetët çamë të PDIU-së mundësuan që sot të jetë Bashkia e Çamërisë. Asnjëherë të mos na e japin votën, një mijë herë ne do ta bëjmë që të jetë Bashkia e Çamërisë sepse ne e bëjmë për vokacionin tonë dhe jo për interesa të çastit”.

Deklaratën e Ramës se po u ndërrua pushteti s’do ketë vaksina, kreu i PDIU e quan kërcënim, ndërsa garanton se do të ketë edhe më shumë vaksina pas 25 prillit.

Sigurisht që sot po na kërcënon edhe me vaksinat, ku thotë se po ika unë s’do ketë vaksina. Më shumë vaksina do të kenë shqiptarët. Kishte shumë kohë dhe mundësi, që të na tregojë se ky po na shpëton dhe po na sjell mrekulli”, theksoi ai.

25 prilli, shtoi kreu i PDIU, do të jetë dita kur shqiptarët do të ndahen nga tranzicioni 30-vjeçar. Sipas tij, Rama ka 23 vite në pushtet, 8 nga të cilat si kryeministër dhe ka ardhur momenti që ai të largohet, për t’i hapur rrugë atyre që duan të shërbejën dhe jo të sillen si sundues.

Jemi një vend demokratik dhe ekonomia s’mund të jetë në duart e 5 oligarkëve dhe 5 shokëve të tij. Kjo është arsyeja pse 25 prilli është ditë shumë e rëndësishme për ne, për t’u ndarë nga tranzicioni i tejzgjatur i këtyre i 30 viteve. Por nuk shuhet Shqipëria që njëri pasi ka 23 vjet në pushtet dhe ka 8 vjet kryeministër, mendon se mund të rrijë akoma këtu. Jemi në kohën e demokracisë ku elitat duhet të ndërrohen ku të vijnë njerëz që shërbejnë në këtë vend, dhe jo të vijnë si sundues në këtë vend”.

Në Vlorë, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi akuzoi socialistin Damian Gjiknuri, se lëviz natën dhe premton vende pune, për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

Nuk besoj që ka shqiptarë të Çamërisë që të pranojë skuthllikun e Damian Gjiknurit që shkon natën andej duke i kapur me premtime hajde se do të të fus në punë, hajde se do të të bëj drejtor. Është dhe Ballaban Pasha këtu, por asnjë nuk mundet dot të na nëpërkëmbë amanetin dhe dinjitetin tonë. Ne do t’i dalim për zot vetes tonë. Partia e katër parlamentare, Bashkë me Gëzimin do të jemi minimumi 4 deputetë çamë në Parlamentin e Shqipërisë. Dhe jo si ata deputetë që kane qenë deri dje. I keni pasur edhe tre të tjerë atje, i keni dëgjuar këto 4 vjet? Keni pasur tre! Kurrë nuk e hapën gojën për Çamërinë”, shtoi Idrizi.

Kreu i PDIU akuzon gjithashtu kryeministrin Edi Rama se prej vitesh tenton të përçajë komunitetin çam, sikurse edhe në këto zgjedhje. “Dikur kam qenë këtu me PS, kam respekt për shumë njerëz, burra, gra të cilët besojnë, por i drejtohem dhe atyre se, s’ka nevojë PS-ja që të marrë një numër 8 nga ne. Nuk ka nevojë PS, se ka djem dhe vajza plot që të marrë, Leonidhën apo Nikolinin, e shumë e shumë të tjerë. Ju drejtohem atyre prap që, nuk i kanë marrë se i vlerësojnë, se i duan, por i kanë marrë dhe i kanë vlerësuar pikërisht për të përçarë dhe shkatërruar shtëpinë e tyre”, deklaroi ndër të tjera, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Nga ana e tij, kandidati i koalicionit opozitar, PD-Aleanca për Ndryshim, për deputet në Qarkun e Vlorës, Gëzim Ademaj u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janë mision historik, një “luftë”, e mira kundër të keqes, duke shuar se Vlora do t’i ndëshkojë ata që për 8 vite e diskriminuan.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shpetim idrizi ne vlore zgjedhjet 25 prill 2021 shpetim idrizi ne vlore zgjedhjet 25 prill 2021

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet