LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ktheni vëmendjen te familja!’/ MESAZHI i kreut të KMSH: Ushqeni dashuri për hir të Zotit ndaj njëri-tjetrit!

20 Korrik 2021, 06:36 Nga DOSJA
‘Ktheni vëmendjen te familja!’/ MESAZHI i kreut të KMSH:

TIRANË– Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, në ceremoninë e mbajtur për Kurban Bajramin ka dhënë një mesazh për të gjithë besimtarët. Ai kërkoi që secili prej qytetarëve të jetë më i dashur dhe të kthejë vëmendjen ndaj familjes.

Spahiu theksoi se një ndër kostot që njeriu i sotëm paguan duke rendur vetëm pas kësaj bote, është lënia pas dore edhe e familjes, ndaj kjo ditë është për të reflektuar dhe për të kthyer vëmendjen tek familja. Kreu i KMSH u shpreh më tej se rekordet e dhunës në familje po rriten, ashtu si divorcet, duke bërë thirrje për të marrë më shumë përgjegjësi, për t’u bërë më të ndjeshëm. “Ushqeni dashuri për hir të Zotit ndaj njëri-tjetrit!”, ishte apeli i tij.

Fjalimi i kryetarit të KMSH, Kurban Bajram 2021

Të dashur motra dhe vëllezër të pranishëm në këtë shesh, dhe të gjithë ju që na ndiqni përmes ekranit, sot jemi mbledhur për të festuar Kurban Bajramin.
Festën e cila simbolizon dashurinë e robit ndaj Zotit të gjithësisë.
Kjo festë, ashtu si çdo festë në fenë islame, mbart kuptim dhe vlera të larta.
Festat në islam nuk janë festa konsumi, janë adhurim dhe gëzim njëkohësisht.
Kurban Bajrami është festa që na kujton se sa i lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Zotit.
Dhe këtë gjë ne e mësojmë nga vendosmëria e profetit Ibrahim (a.s.).
Nga Durimi i pashembullt i Ismailit a.s dhe qëndrimi heroik nga e nderuara nënë, nëna e Ismailit (as).
Zoti në Kuran e përshkruan ngjarjen me këto fjalë:
“Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm). Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të ther ty. Shiko pra, çka mendon ti? Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të duruarve!

Në këtë ajet kuranor përveç përshkrimit të ngjarjes, neve na tregohet edhe mëshira e Allahut, Ai (xh.sh.) devotshmërinë e lartë e shpërblen në mënyrën më të lartë.
Të dashur besimtarë, jeta e njeriut është një rrugëkalim nga kjo botë për në botën e përtejme. Ky është ligji i Zotit.
Në shoqërinë e sotme moderne, jeta është shumë e vrullshme.
Ky vrull është nguti për të arritur sukses në gjërat materiale, edhe pse të gjithë e dimë se kjo botë nuk do t’i mbetet askujt.
Një ndër kostot që njeriu i sotëm paguan duke rendur vetëm pas kësaj bote, është lënia pas dore edhe e familjes.
Dua ta sjell në vëmendjen time dhe tuajën këtë gjë sot.
Pasi ditë si kjo e sotmja duhet të na shërbejnë për të reflektuar.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë të problemeve të shumta që ndodhin përreth, sidomos ato me familjen.
Ne shohim se si çdo ditë rekordet e dhunës në familje rriten. Kjo është e papranueshme.
Statistika të reja që tregojnë se përqindja e divorceve është shtuar shumë.
Fjala “divorc” po kthehet në diçka normale për çiftet, sidomos ato me fëmijë.
Motra dhe vëllezër, sipas islamit por edhe çdo studimi sociologjik bashkëkohor dëmi që i shkaktohet fëmijës nga divorci i prindërve është i parikuperueshëm.
Merrni më shumë përgjegjësi, bëhuni më të ndjeshëm, për rehatinë tuaj mos prishni rehatinë e fëmijëve.
Një tjetër gjë shqetësuese është sjellja ndaj prindërve.
Mos i lini prindërit vetëm, kujdesuni për ta, trajtojini me dashuri e dhembshuri, ashtu sikurse ata janë kujdesur për ju kur ishit fëmijë.
Kështu na urdhëron edhe Zoti në Kuranin e madhërishëm.
Të gjitha këto fenomene që përmendëm dhe të tjera janë fenomene që po kërcënojnë dukshëm familjen, janë kambana alarmi të asaj që po vjen.
Ne duhet ta ndalim, e kemi detyrim ta ndalim!
Ne e dimë dhe duhet ta pranojmë që familja shqiptare po kalon një krizë të thellë.
Por nuk ka asnjë mjet tjetër shpëtimi për shëndoshjen e shoqërisë, përveç kthimit të vëmendjes te familja e shëndoshë.
Ne si komb, ndihemi ende superiorë dhe të suksesshëm për sa i përket familjes.
Ta ruajmë me fanatizëm këtë gjë.
Kurbani është përkushtim ndaj Zotit, është përkujtim dhe forcim i lidhjeve familjare e farefisnore.
Motra dhe vëllezër, familja është bërthama e shoqërisë njerëzore, të gjithë e pranojmë këtë, por çuditërisht, forca tërheqëse e kësaj dynjaje është shumë e madhe, dhe dashur pa dashur, secili nga ne ka shumë për të korrigjuar në këtë drejtim.

Të kalosh më shumë kohë me bashkëshorten/bashkëshortin, me fëmijët, të përkushtohesh më shumë në edukimin e tyre, janë nga gjërat që duhet të reflektojmë.
Kurbani është një mundësi që ky reflektim të materializohet dhe të bëhet normë.
Zoti thotë në Kuran:
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kurbanëve), por tek Ai arrin devotshmëria juaj. Kështu që mishi i kurbaneve u dha në shërbimin tuaj, që të njihni madhështinë e Allahut pasi iu tregoi rrugën e duhur. Sihariq atyre që bëjnë mirësi”.
Pra, siç shihet Kurbani është devotshmëri ndaj Zotit, përkushtim ndaj familjes.
Kurbani është braktisje e punëve të padobishme dhe aksioneve të kota.
Qëndroni pranë principeve të larta hyjnore, qëndroni pranë vlerave të familjes, rrisni përkushtimin dhe kontributin për një shoqëri të drejtë, mos iu ndani të vërtetës.
Ushqeni dashuri për hir të Zotit ndaj njëri-tjetrit.
T’i lutemi Zotit të na forcojë në rrugën e drejtë.
T’i lutemi që t’i bekojë familjet tona.
O Zot, pranoji kurbanet tona, pranoi lutjet tona, zbuti zemrat tona, na i bëj fëmijët tanë të hajrit!
O Zot, shëroi të sëmurët ndihmoi ata që jetojnë në skamje!
O Zot, bekoje vendin tonë me paqe, qetësi e prosperitet!
Amin, Amin, Amin!
Ju uroj të gjithëve Gëzuar Kurban Bajramin!

Festa e Kurban Bajramit, qindra besimtarë falin Namazin në sheshin Skënderbej, kreu i KMSH: Shpërndani sa më shumë dashuri

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bujar spahiu festa e kurban bajramit bujar spahiu festa e kurban bajramit

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit