LIVE UPDATES
Aktualitet

Kufijtë/ Ngjela: Rama dhe Thaçi të japin dorëheqjen, “heronj” të territorit të cunguar shqiptar

6 Maj 2019, 10:22 Nga DOSJA
Kufijtë/ Ngjela: Rama dhe Thaçi të japin dorëheqjen,

Tiranë- Avokati Spartak Ngjela, është shprehur së fundmi se ideja për shkëmbimin e territoreve ka qenë e Aleksandër Vuçiç-it . Ai thekson se Thaçi dhe Rama në këtë çështje, ose janë bashkëpunëtorë me Vuçiç-in për shkëmbimin e territoreve, ose janë njerëz pa asnjë vlerë në mendimin politik

Avokati shprehet më tej se presidenti i Serbisë po vjen në Tiranë për të “shpëtuar” Ramën pasi është i falimentuar politikisht.

“Përgjigjja është e lehtë: Vuçiç vjen të shpëtojë Ramën. Vjen me gjithë komisioneren e BE, Mogerin. Në fakt, Rama dhe Vuçiç kanë falimentuar politikisht në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Po kështu edhe Mogerini. Më i diskredituar doli presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, se ai në fakt dyshohet se ka tentuar të cënojë interesin kombëtar për interes të tij.”, shprehet ai.

Ngjela thekson se  Rama, jo vetëm që nuk mund të vazhdojë të jetë as një minutë më kryeministër i vendit, por e quan qasjen e tij të dështuar tashmë në shërbim të Beogradit për të copëtuar Kosovën.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës

Para disa ditësh pamë sesi në Berlin presidenti i Kosovës, Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Rama, dolën zbuluar kundër interesit kombëtar për çështjen e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Për këtë tezë, e gjithë politika e lartë perëndimore po thotë se ajo tezë ka qenë një mendim i Vuçiçit për të shpërbërë Kosovën. Kjo nënkupton që Thaçi dhe Rama, ose janë bashkëpunëtorë me Vuçiçin, ose janë njerëz pa asnjë vlerë në mendimin politik. Që të tregojnë se kanë vepruar me gabim politik të pakonceptuar drejt, këta duhet të japin dorëheqjen. Në të kundërt, tegojnë se janë në bashkëpunim me presidentin serb Vuçiç.

l.
Pas gjithë atij dërmimi politik që mori Thaçi dhe Rama katër ditë më parë në Berlin, sot morëm vesh lajmin se këto ditë vjen në Tiranë presidenti i Sërbisë Vuçiç.
Vjen edhe Mogerini.
Pse gjithë kjo ngutje e këtij Vuçiçit për të ardhur në Tiranë, sepse ky, para pesë ditësh, në Berlin e kishte Ramën?
Përgjigjia është e lehtë: Vuçiçi vjen të shpëtojë Ramën. Vjen me gjithë komisioneren e BE, Mogerin. Në fakt, Rama dhe Vuçiç kanë falimentuar politikisht në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Po kështu edhe Mogerini. Më i diskredituar doli presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, se ai në fakt dyshohet se ka tentuar të cënojë interesin kombëtar për interes të tij.

Rama duhet të japë dorëheqjen për atë që u vendos në Berlin në lidhje me paprekshmërinë e kufijve të Kosovës. E pra Vuçiçi dhe Mogerini duan ta shpëtojnë. Pse? Sepse Rama ka rënë në doktrinën Vuçiç për shpërbërjen e Kosovës me anë të shkëmbimit të territoreve. Vetëm ky fakt nuk e lejon të jetë më kryeministër i shqiptarëve. Kjo qasje kaq antishqiptare, po të ndodhte, do ta dëmtonte shumë stabilitetin kombëtar shqiptar në të dy shtetet shqiptarë të Ballkanit Perëndimor.

Aktualisht politika proshqiptare në Perëndim dhe gjithë bota shqiptare e kapi që Thaçi në fillim dhe Rama më pas kanë rënë në një akt që bie ndesh me interesin kombëtar, në funksion të territorit. Në fakt ky ka qenë qëndrim i ngjashëm antikombëtar me atë që krerët shqiptarë e kanë sjellë në botën shqiptare që në vitin 1882 dhe kanë vijuar deri në ditën e sotme. Po këta dy të fundit, me çfarë synimi e ndërmorën një akt politik që bie ndesh me interesin kombëtar?

Fakti që opinioni publik shqiptar e konsideron si shkelje të interesit kombëtar tendencën politike për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, pikërisht për këtë, sidomos Thaçi, duhet të japë dorëheqjen. Ftohtësia e kancelares gjermane në Berlin ia imponon këtij dorëheqjen, dhe, pas tij, këtë ia imponon edhe kryeministrit Rama.

Në fakt dorëheqja e Thaçit është në favor të tij. Ai u fut në një lojë pa sens kombëtar, dhe, që t’i tregojë opinionit publik shqiptar se ka gabuar pa qëllim, duhet të japë dorëheqjen. Në të kundërt, Thaçi tregon se territoret kanë qenë skemë e interesit tij të ngushtë për të favorizuar pozicionin e Serbisë.

ll.
Shenjat janë se Vuçiçi dhe Mogerini po vijnë në Tiranë që të na thonë ose që Rama ka qenë kundër ndryshimit apo shkëmbimit të kufijve, ose që Vuçiçi nuk e ka pasur kurrë atë ide.
Nëse e bëjnë këtë, Vuçiçi dhe Mogerini, që të dy, do të dalin më qesharakë se vetë Rama.

Por kot e kanë. Edhe Thaçi, edhe Rama nuk kanë më forcë politike në kuptimin kombëtar. Ashtu sikundër që thamë më lart, e mira për të dy është të japin dorëheqjen, se çështja mund të shkojë për shumë keq.

Vuçiç dhe Mogerini sigurisht që tani kanë mbetur vetëm dhe kuptohet se nuk mund ta vijojnë dot më çështjen e ndërrimit të territoreve, por ndërkohë kanë në pozitë shumë të dobët edhe Thaçin, edhe Ramën, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin e Kosovës.

Nëse vërtet Vuçiç dhe Mogerini po vinë t’u thonë shqiptarëve atë që theksuam më lart, sigurisht që shqiptarët do të tallen me ta. Po, në rast se veprojnë duke mos pranuar se ndërrimi i territoreve ka qenë një doktrinë serbe, atëherë pozita e Ramës dëmtohet edhe më shumë.

Kjo është gjendja. Por të dy liderit shqiptarë, të goditur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë dalë në një pozicion që duhet të ndalojë ecurinë e mëtejshme të tyre në politikë. Vazhdimi dëmton edhe çështjen shqiptare, por edhe ata vetë. Por, a e kuptojnë dot këtë Thaçi dhe Rama. Jo, nuk e kuptojnë dot, se ndërtimi i tyre nuk i lejon të dalin nga patologjia e pushtetit. Atëherë? Sigurisht që duhet t’i shkarkojnë nga detyra, sepse sot, as njëri nuk është më president i Kosovës, dhe as tjetri nuk është më kryeministër i Shqipërisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander vucic edi rama hashim thaci kufijtë me kosovën spartak ngjela aleksander vucic edi rama hashim thaci kufijtë me kosovën spartak ngjela

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet