LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kujdes se ka kamera!”/ Vajza nga Tirana denoncon administratoren në Komisariat: Po më kontrollon mua dhe familjen. Pamjet

10 Prill 2021, 11:59 Nga DOSJA
“Kujdes se ka kamera!”/ Vajza nga Tirana denoncon administratoren

Pas sherrit masiv të raportuar nga Gazetasi.al për një kamera sigurie të vendosur në një banesë private, një tjetër shtetas ka ngritur shqetësimin pranë policisë për vëzhgim dhe përndjekje. A.R është e shqetësuar jo vetëm për privatësine e saj, por edhe të motrës dhe dy prindërve. Për këtë arsye ajo u paraqit sipas burimeve të Gazetasi.al pranë komisariatit numër tre me pretendimin se personat që e kanë instaluar kameran e sigurisë po i ndërhyjnë në jetën private.

“Banoj në rrugën Gjergj Legisi me dy prindërit dhe motrën. Në katin e parë të pallatit dhe në ashensor  janë vendosur afishe “Kujdes se ka kamera”. Në katin e parë të pallatit, në fasadën e jashtme dhe në ashensor ka kamera sigurie. Këto kamera janë vendosur nga administratorja T.H dhe dyshoj që ajo kontrollon lëvizjet  e mia dhe të familjarëve të mi dhe se pamjet ua ka vendosur në dispozicion personave të tjerë”, thotë e reja në denoncimin e dorëzuar pranë policisë.

Pavarësisht se sipas policisë ky qëndrim i  saj për ndërhyrje të padrejtë në jetën private parashikuar nga neni 121 i Kodit Penal, ndiqet me kërkesë të të dëmtuarit direkt në gjykatë, agjentët nuk e kanë refuzuar vajzën, por e kanë mbajtur shënim ankesën e saj.

“Ankesat për prani të kamerave janë shtuar dhe kjo nuk ka lidhje me jetën private të qytetarëve, por shumica e atyre që paraqiten në komisariate, i druhen vëzhgimit nga persona të tjerë.

Bëhet fjalë për persona që kanë konflikte të mëparshme ose që janë të ndërgjegjësuar për lirinë dhe të drejtat e tyre. Edhe rasti i A. R është i një qytetareje të shkolluar jashtë dhe ka informacion të bollshëm mbi të drejtat e saj”, pohon zyrtari i rendit për Gazetasi.al pranë drejtorisë vendore. Sipas tij, në shumicën e konflikteve, pavarësisht kërkesës për heqjen e kameras së sigurisë, administratorët ose pronarët e bareve, dhe bizneseve në katin e parë këmbëngulin se prezenca fizike e pajisjes vëzhguese ka sjellë frenim të vjedhjeve.

“Padiskutim që një hajdut apo një keqbërës stepet ose e mendon mirë kur shikon një kamera sigurie. Kamera ka efekt ju pëlqen apo nuk ju pëlqen shtetasve që ankohen. Disa vite më parë, një organizatë e kundërshtoi me forcë instalimin e kamerave të sigurisë si cënim të të drejtave, por realisht përpara lirive individuale më e rëndësishme është garantimi i rendit dhe sigurisë publike” përgjijet zyrtari i policisë.

Por edhe me kamera..

Por a të bën më të sigurtë një kamera sigurie? Zbulimi i vrasësit të Behar Sofisë vetëm duke vëzhguar dhjetra kamera sigurie është një përgjigjje. Por A.B një pronar lokali i kishte vendosur kamerat pikërisht për të mbajtur larg hajdutët e megjithatë nuk ia arriti dot.  Sidoqoftë mbasi mbërriti në biznes dhe pa që i kishin vjedhur dhe dritaret e lokalit, ai hodhi sytë nga kamerat dhe me pas pamjet filmike të sigurisë ia la mbi tryezë policisë. Rezultati  ishte arrestimi i një 44 vjeçari i divorcuar dhe i dënuar edhe herë tjetër për vjedhje. Por ndonëse nga pamjet nuk përfitohen të dhëna me interes, një dëshmitar që i bleu dritaret ishte çelësi kyç i zgjidhjes së hetimit.

“Kur lokali u prish dritaret  që kushtonin gati 10 mijë euro  ja lamë në ruajtje mikut tonë, derisa të përfundonte pandemia sepse nuk kishim mundësi transporti” shprehet denoncuesi.

“Shkuam tek magazina dhe pashë që dritaret i kishin marrë. Mora kamerat e sigurisë, kurse vetratat e duraluminit i  kërkova dhe i gjeta në një pikë skrapi disi larg magazinës” pohon i dëmtuari.

Për agjentët, veprimi i radhës ishte pyetje e pronarit të pikës së skrapit që insiston se  në biznes i kishin ardhur dy persona që i bënë ofertën.

“Kemi disa vetrata. Unë u kërkova kartat e identitetit dhe pastaj i bleva rreth 15 mijë lekë dhe ishin rreth 100 kilogramë. Këto fotokopje të kartave të identitetit të tyre ua vendos në dispozicion se cilët janë këta shtetas” tregohet i gatshëm biznesmeni i skrapit.

Kur policia ka shkuar në banesën e njërit prej tyre që më pas përfundoi në pranga ai nuk e ka zgjatur shumë, por është treguar bashkëpunues.

L.D sipas burimeve policore të Gazetasi.al detajon se i gjeti vetratat jashtë një magazine. “Mbasi pashë që nuk kishte njeri që i ruante apo që nuk kishte njeri që ta pyesja, kam menduar se nuk i hynin kujt në punë ndaj dhe i mora. Por kjo dëshmi nuk e shpëtoi hajdutin nga arrestimi i cili nuk u zbulua nga kamerat, por nga një gabim trashanik sepse kishte lënë me vullnet të plotë kartën e identitetit”.

Marrë nga Gazeta Si

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ngjarja ne tirane ngjarja ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet