LIVE UPDATES
Politike

PROFILET/ Kujt ua besoi Rama 12 bashkitë kryesore të vendit, mes tyre të kallëzuar penalisht

11 Maj 2019, 10:09 Nga DOSJA
PROFILET/ Kujt ua besoi Rama 12 bashkitë kryesore të vendit, mes tyre

TIRANË- 59 kandidatë të PS-së nga 61 janë përzgjedhur deri më tani për zgjedhjet lokale të 30-qershorit. Dosja.al sjell një profil të përgjithshëm të shkurtër të kandidatëve të 12 bashkive kryesore në vend.

Profilet e kandidatëve

 

 

ERION VELIAJ – TIRANË
Erion Veliaj ka lindur në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979, studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian. Futja e tij në politikë erdhi pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media.Ishte viti 2003, ku Erion Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT” dhe e drejtoi atë plot 4 vite, deri në nëntor të vitit 2007. Ai drejton prej 4 vitesh bashkinë e Kryeqytetit, si bashkia kryesore në vend, ndërsa ka marrë besimin e socialistëve për të kandiduar për një mandat të dytë.

 

 

Gledian LLATJA – ELBASAN

Gledian Llatja, ka lindur në qytetin e Elbasanit në 31.03.1981. Ai ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme Dhaskal Todri, po në Elbasan, në vitin 1999.

Në vitin 2003 diplomohet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2004 merr titullin Avokat.

Në vitin 2009 diplomohet në Master për Administrim Publik në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, me programin e Universitetit të Nebraskës, Sh.B.A. Po këtë vit diplomohet në degën Financë pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit.

Nga viti 2015 është doktorant pranë Institutit të Studimeve Evropian.

 

 

ARMANDO SUBASHI – FIER

Armando Subashi ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ai ka punuar si gjykatës në rrethet gjyqësore Mallakastër dhe Fier, ky ka mbajtur njëkohësisht edhe postin e Kryetarit të Gjykatës. Armando Subashi rikandidon për bashkinë e Fierit për herë të tretë.

 

 

FLAMUR GOLEMI – GJIROKASTËR

Ai ka studiuar për Mjekësi të Përgjithshme në vitin 2002 në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe ka punuar si mjek në qytetin e Gjirokastrës. Që prej 2016 ka qenë kreu i PS-së në këtë qark. Flamur Golemi deputet i PS-së në kuvend që prej 2017.

 

 

VALDRIN PJETRI – SHKODËR

Pjetri që prej vitit 2010-2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (ligji Anti Mafia dhe Financim Terrorizmi). Më pas nga viti 2014-2015, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes. Nga posti i drejtorit në vitin 2015-2018 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Minitrinë e Mbrojtjes. Dhe që prej janarit 2018 mbante postin e regjistruesit në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

 

 

PJERIN NDREU – LEZHË

Pjerin Ndreu është deputet i PS-së në Kuvend.Në vitet 2002-2004, ku mbajti poste të larta në Policinë e Shtetit si zv.Drejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë. Pjerin Ndreu mban gradën policore Kryekomisar.

 

 

VALBONA SAKO – DURRËS

Valbona Sako është aktualisht drejtoresha e Tatimeve në Durrës.

 

 

DRITAN LELI – VLORË

Dritan Leli ka lindur më 13 Shkurt të vitit 1969 në qytetin e Vlorës ku dhe ka kaluar fëmijërinë. Ai është i martuar me zonjën Suela Leli (Tole) dhe kanë 2 fëmijë: djalin Noel, 13 vjeç dhe vajzën Izabel, 3 vjeç.Leli i ka kushtuar të gjithë jetën e tij fushës së mjekësisë duke kryer dhjetëra specializime të ndryshme në fushën e radiologjisë dhe mjekësisë bërthamore dhe në vitin 2014 ka marrë gradën Doktor i Shkencave në universitetin e mirënjohur “La Sapienza” të Romës. Ai ka mbrojtur me diplomë edhe tre gjuhë të huaja: Anglisht; Greqisht; Italisht.Dritan Leli kandidon për herë të dytë për Bashkinë e Vlorës.

 

 

DIONIS IMERAJ – DIBËR

Imeraj është i diplomuar në Fakultetin e Ekonomikut dega “Menaxhim Biznesi” dhe po ashtu ka mbaruar masterin tek në një universitet privat në Tiranë për Financë dhe “Menaxhim Risku” dhe ka bërë disa kualifikime.Dionis Imeraj ka punuar si drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tiranës. Ai nuk është një emër i padëgjuar, pasi opozita e ka akuzuar shpesh herë për korrupsion por edhe blerje votash. Partia Demokratike kallëzoi penalisht në shtator të 2016. Po ashtu ai ka drejtuar institucione të rëndësishme bankare dhe në agjenci ndërmjetësimi. Ai njeh mirë Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht. Po ashtu ai ka punuar si Drejtor i Tatim- Taksave në Peshkopi që kanë njohur një progres të konsiderueshëm dhe më pas ka drejtuar Drejtorinë e Tatimeve në Tiranë.

 

 

SAFET GJICI – KUKËS

Z.Safet GJICI lindi në Kukës më 30 Prill 1972.Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ka përfundur arsimin tetëvjeçarë dhe atë të mesëm në vendlindje.Studimet e larta, në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, i ka kryer për fushën e policisë me arsimim, trajnim të plotë dhe të specializuar, si oficer policie. Po ashtu, ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar për Drejtësi, në Fakultetin Juridik.Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në fushën e biznesit. Ai ka kandiduar edhe për kryetar Bashkie të Kamzës, por nuk arriti të fitojë përballë Xhelal Mziut.

 

 

SOTIRAQ FILO – KORÇË

Sotiraq Filo ka lindur në Korçë më 23 Qershor 1971 në një familje me vlera të spikatura të qytetarisë. Nxënës ekselent i gjimnazit “Raqi Qirinxhi” dhe më pas i diplomuar shkëlqyeshëm në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Dega Elektronikë.Është martuar me znj. Frosela Qirjas.Sotiraq Filo ka një eksperiencë të pasur pune duke punuar si profesionist dhe drejtues në sektorin bankar dhe administratën publike. Prej gjashtë vitesh ai ka qenë Zv/Kryetar i Bashkisë Korçë ndërsa prej 4 vitesh është besuar në krye të kësaj Bashkie.

 

 

ERVIN DEMO – BERAT

Ervin Demo, është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Beratit. Ai ka qenë zëvendëministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Demo ka lindur në Berat në vitin 1982. Ai dha dorëheqjen nga posti i zv. ministrit, pasi pasardhësi i tij Taulant Muka, publikoi plagjiaturat e tij në disa publikime në revista të huaja.Ai është pjesë e grupit të punës së PS për Beratin, ndërkohë që së bashku me Blerina Gjylametin, ka zhvilluar së fundmi takim me strukturat e këtij qyteti.

B.B; J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kandidatët e ps për zgjedhjet lokale profil kandidatët e ps për zgjedhjet lokale profil


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë