LIVE UPDATES
Aktualitet

Njohja e patentave shqiptare! Ambasadori i Shqipërisë në Berlin: Përfitojnë rezidentët

29 Prill 2022, 06:24 Nga DOSJA
Njohja e patentave shqiptare! Ambasadori i Shqipërisë në Berlin:

Deutsche Welle: Zoti Ambasador, në fillim të muajit prill në Tiranë u nënshkrua një marrëveshje për njohjen e konvertimit të lejeve të drejtimit të automjeteve, kjo falë edhe angazhimit tuaj. Marrëveshja e nënshkruar në Tiranë hyn në fuqi më 1 qershor 2022, ndërkohë që disa lande kanë filluar t’i njohin patentat e Shqipërisë. Lande të tjera, si Berlini për shembull, ende nuk kanë nisur procesin e plotë të njohjes. A do të thotë kjo se më 1 qershor është e sigurt që nis zyrtarisht procesi i njohjes?

Është më shumë se e sigurt që të gjitha landet, duke filluar nga 1 qershori i këtij viti, do të fillojnë me njohjen dhe konvertimin e patentave shqiptare. E theksoj edhe një herë: vetëm për ata që plotësojnë kushtin themelor, pra, vetëm ata që janë rezidentë të ligjshëm në territorin e Republikës Federale Gjermane. Mënyra si funksionon është: Ai që ka nevojë për konvertimin e lejes së drejtimit paraqitet te organet gjermane. Ata që e kanë marrë dokumentin pas vitit 2017 e konvertojnë automatikisht. Ata që e kanë marrë para vitit 2017 do t’u nënshtrohen verifikimit, pasi të kenë kontaktuar autoritetet gjermane. Autorietet gjermane kontaktojnë autoritetet shqiptare dhe bëjnë autentifikimin e dokumenteve të paraqitura.

A priten të nënshkruhen marrëveshje të tjera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë?

Unë besoj që me këto marrëveshje kuadri ligjor i marrëdhënieve bilaterale midis vendit tonë dhe Gjermanisë është i plotë. Përveç marrëveshjes së njohjes së patentave, vitet e fundit janë nënshkruar edhe marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore, dhe për njohjen e pullës apostijë. Janë të treja elemente që kanë një impakt të veçantë në jetën e përditshme të njerëzve. Puna jonë është që të fokusohemi në mbushjen me substancë të këtij kuadri ligjor, në mënyrë që të shkojmë përtej këtij niveli shumë të lartë të dialogut politik që kemi midis Tiranës dhe Berlinit, por edhe midis Tiranës dhe kryeqyteteve të disa landeve gjermane.

Ju e përmendët vetë dialogun politik që është në nivel të lartë. Kryeministri shqiptar Edi Rama, ishte i pari nga rajoni, që e vizitoi zyrtarisht kancelarin Olaf Scholz në detyrën e re. Sa ka ndryshuar atmosfera e marrëdhënies mes Berlinit dhe Tiranës me ardhjen në pushtet të qeverisë së kancelarit Scholz?

Nuk do të thosha që ka ndryshuar. Lajmi i mirë është se, megjithëse kemi një konstelacion të ri që drejton Gjermaninë, dedikimi mbetet i njëjti. Këtë e demonstron edhe fakti, që perspektiva evropiane dhe përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE janë të mishëruara në programin e Qeverisë Federale. Në mënyrë të përmbledhur, qëndrimi i Gjermanisë është, që Shqipëria ka akumuluar një masë kritike reformash që mundësojnë çeljen e negociatave. Flasim vetëm për çeljen e negociatave dhe jo për shkurtimin e procedurave dhe mbylljen e syve përballë reformave në fushat e ndryshme të jetës.

Niveli i këmbimeve ekonomike nuk është në atë nivel që është dialogu politik. A ka Shqipëria një plan konkret për ta përfshirë më shumë investitorin gjerman në investimet strategjike të saj?

Është evidente që veçanërisht gjatë dy-tre vjetëve të fundit që edhe pandemia ka afektuar, në aspektin sasior, zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Jam optimist që marrëdhëniet tregtare do të vijojnë të rriten. Mos të harrojmë dhe mos lodhemi kurrë së evidentuari që Gjermania ka ndihmuar Shqipërinë me një shumë prej 1,2 miliardë euro. Këto janë para të taksapaguesit gjermanë që janë dhënë nga Gjermania në formë grantesh dhe kredish për Shqipërinë, gjatë këtyre tridhjetë vjetëve të fundit. Por synimi ynë është të lëvizim përtej kësaj. Ne synojmë të rrisim nivelin e marrëdhënieve tregtare, të rrisim marrëdhëniet ekonomike në sektorin privat, në Shqipëri, dhe unë kam përshtypjen që qysh brenda këtij viti do të shohim zhvillime me shumë interes për jetën ekonomike shqiptare.

Pandemia e tregoi që mund të punohet edhe në distance. A ka plane investimi në këtë drejtim?

Për fat të mire Shqipëria ka krah pune, ose saktësisht mendje pune të kualifikuara që ofrojnë kontribute në fushën e informatikës. Ka një projekt, të cilin besoj do ta shohim të materializuar në muajt që vijnë, që do të synojë të punojë në këtë platformë. Mos ia ndani sytë Tiranës dhe me siguri që në muajt që vijnë do të shikoni hapa konkretë në këtë drejtim.

Ndërkohë kemi një numër gjithnjë në rritje të emigrantëve nga Shqipëria në Berlin. Shumë syresh kanë ardhur me familje dhe janë të interesuar t’u mësojnë fëmijëve gjuhën amtare. Çfarë po bëni ju për hapjen e shkollave shqipe?

Ka zhvillime në këtë drejtim, një zhvillim i mire vjen në formë të përbashkët nga Shqipëria dhe Kosova. Është unifikimi i testeve që shërbejnë për mësimin e gjuhës shqipe, janë disa shkolla që janë në proces të hapjes, jo vetëm në Berlin, por edhe në disa Lande të tjera, dhe jam optimist që me dedikimin e faktorëve lokalë, qofshin nga Shqipëria apo nga Republika e Kosovës, dhe përkushtimin e tyre për të promovuar shqipen, veçanërisht te brezi i ri, me mbështetjen e Tiranës dhe Prishtinës, do të shohim hapa përpara edhe në këtë drejtim.

Albanologjia ka lindur në Gjermani. Në vitet e fundit ka pasur një sërë humbjesh të mëdha nga brezi i albanologëve të vjetër të hapësirës gjermanofone. Ndërkohë që numri i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani sa vjen e rritet. A nuk është ky një rast i mirë për të filluar një nismë të re për çeljen e një katedre albanologjie në Gjermani?

Konstatimi juaj është shumë i drejtë. Për fat të keq po humbasim nga dita në ditë përfaqësues të shquar të Albanologjisë që vinin nga bota gjermaonfone. Por Albanologjia nuk shuhet. Ajo mbetet prioritare si për Shqipërinë ashtu edhe Kosovën. Ne edhe këtu kemi një projekt që është në fillime me Universitetin Humboldt, dhe parashikoj se edhe këtu do të ketë hapa të mëtejshme për promovimin e Albanologjisë./DW

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet artur kuko artur kuko

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen