Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Skrapar, procedohet dhe administratori i njësisë
12 Gusht 2021, 07:29Nga DOSJA
BERAT-Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për kultivim kanabisi në Skrapar. Në Skrapar në bazë të informacioneve të siguruara, ka zbuluar një kanabis të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë, Skrapar. Në pranga është vënë 36-vjeçarin Lulezim Shallari, banues në fshatin Grevë.
Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë administratori i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
NJOFTIMI:
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Procedohet penalisht administratori i Njësisë Administrative, për shpërdorim detyre.Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Grevë, Skrapar.Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin L. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Grevë, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike.Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 65 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Zhep, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Tre policë të shtetit shqiptar janë filmuar teksa ndaluan grupin e ‘krimineleve’ në orët e vona të Tiranës. Video e bërë publike në faqen e ‘JOQ’ t...
Aktualitet12 Gusht 2021, 06:57
TIRANË– Bashkimi Europian ka kërkuar heqjen nga tregu të disa produkteve të kompanisë Mars, pasi përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etilenit.Pa...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al gjendet lajmi në lidhje me Festën e Birrës në K...
Turizmi po shfaq shenja të forta gjallërimi këtë vit. Bizneset raportojnë një rritje të ndjeshme të prenotimeve, sidomos në zonën e Golemit, aty ku janë bërë dh...
TIRANË– Temperatura deri në 40 gradë parashikohen për ditën e sotme. Bëni mirë që të mbani me vete shishe me ujë si dhe të evitoni pikun e vapës.Sipas Mete...
TIRANË– Gazetari Bledian Koka ka komentuar shitjen e biletave që po bëhet nga Bashkia Korçë për të ndjekur nga afër performancën e Goran Bredovic në...
POGRADEC- Stuhia e fortë e erës në Pogradec ka shkaktuar dëme në pemët e parkut të qytetit dhe në Drilon.Për të gjitha bimët e dëmtuara mësohet se ka nisur puna...
GJIROKASTËR– Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Erind në njësinë Administrative Lunxhëri në Gjirokastër, duke shkaktuar panik në zonë. Flak...