LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kunata me fyeu, nuk e fal”, Kujtim Gjuzi flet për divorcin: E dua gruan, nuk ndahem prej saj

19 Prill 2019, 14:39 Nga DOSJA
“Kunata me fyeu, nuk e fal”, Kujtim Gjuzi flet për divorcin: E

TIRANË- Kandidati për deputet, Kujtim Gjuzi, sot është bërë objekt i mediave pasi gruaja e tij ka bërë kërkesë për divorc. Në një bisedë telefonike për Dosja.al, Gjuzi ka treguar se si qëndron e vërteta e marrëdhënies së tij me gruan. Ai shpjegoi se kërkesa e gruas për t’u ndarë ka ardhur pas një konflikti që ka pasur me kunatën. Sipas tij motra e gruas i ka dërguar një mesazh fyes dhe më pas gruaja ka shkuar në gjykatë për të kërkuar divorcin.

Edhe pse ka ndodhur kjo situatë e pakëndëshme në familje, kryetari i Partisë Konservatore në bisedën telefonike për Dosja.al shprehet se ai nuk ka grua për të ndarë dhe kërkon që të ulen gjakrat mes njëri-tjetrit. Për të gjithë këtë situatë ai e hedh fajin tek kunata dhe dyshon se fyerja ndaj tij ka ardhur për arsye xhelozie pasi ai ka pranuar që të hyjë në Kuvend nëse do të ketë vakancë në listën shumëemërore të Durrësit.

INTERVISTA E PLOTË

Dosja.al: Po ju marrim për një lajm që qarkullon në media, si qëndron e vërteta për çështjen e divorcit?

Kujtim Gjuzi: Divorci nuk ka ndodhur, por më datën 19 shkurt kunata ime, Valbona Caka, ka bërë një fyerje të rëndë në adresën time në orët e vona të natës dhe unë kam bërë një kallëzim penal dhe ditën e tjetër zonja ime u nxeh pak dhe ka shkuar në Gjykatë dhe ka bërë një kërkesë për zgjidhje martese. Por deri tani seanca nuk ka ndodhur dhe jemi në bisedime, unë në përgjegjësinë e kryefamiljar kam kërkuar që të ulen tensionet dhe të mos të kemi probleme në lidhje me këtë fakt.

Dosja.al: Nuk doni të ndaheni nga gruaja?

Kujtim Gjuzi: Po sigurisht që jo, unë e kam zonjë gruaja.

Dosja.al: Ju jetoni bashkë?

Kujtim Gjuzi: Patjetër në shtepi jemi, pavarësisht se gruaja është acaruar dhe ka çuar dokumentacionin aty.

Dosja.al: Si janë raportet tani që jeni gjykatë?

Kujtim Gjuzi: Raportet janë normale në raport me kumunikimin qytetar.

Dosja.al: Po raportet me kunatën?

Kujtim Gjuzi: Me kunatën nuk flas pasi më ka fyer shumë rëndë, në një sms që e posedoj në celular.

Dosja.al: Ka lidhje personale apo politike?

Kujtim Gjuzi: Po tani me thënë të drejtën, kanë ndodhur disa gjëra në lidhje me këtë të mandatit dhe janë të gjitha brenda. Se këta krushqit e mi janë dhe shkodran. Mesazhi është bërë në 11 shkurt. Në familje diskutohet si do bëhet, do digjet, ca do bëhet me mandatet. Dhe unë i kam thënë bashkëshortes sime që do shkoj në Parlament ajo i ka thënë këtë vendimin timin motrës dhe më pas ajo ka kaluar masën.

Dosja.al: Pra mund të ketë pasur dhe një xhelozi ndaj jush?

Kujtim Gjuzi: Nuk mund të them që ësthë xhelozi, pasi para datës 11 shkurt kam pasur raporte shumë të mira. Kemi punuar në një ambient të përbashkët. Normalisht kur ka raste të tilla ndodhin këto gjëra.

Dosja.al: Mund të jetë xhelozi?

Kujtim Gjuzi: Nuk e di çfarë mund të jetë këto do ta shohim. Unë deri tani nuk kam grua për të ndarë. Nëse ka ndonjë gjë tjerër që ka dhe unë nuk e di këtë do ta shohim, unë jam njeri publik dhe jam i hapur për cdo gjë.

Dosja.al: Kur të shkoni në Parlament pasi të merrni mandatin, do keni gruan në krah?

Kujtim Gjuzi: Unë një gjë premtoj që nuk kam grua për të ndarë. Këtë premtoj, pjesa tjetër nuk mund të them asgjë, pasi çdo individ ka kokën e vet. Unë e di që motrat duhen më shumë se bashkëshortët. Por nuk mund të pranoj që të më fyejnë jashtë fjalorit qytetar, nuk e fal këtë gjë.

Dosja.al: Gruaja juaj mbajti anën e motras, jo tuajën?

Kujtim Gjuzi: Imagjino tani, në datën 19 unë kam bërë kallëzimin, pasi më ka fyer sërish në rrugë. Nuk i doli inati nga data 11 që më fyeu në mesazh për më fyeu sërish në rrugë, kur unë isha duke ecur. Dhe unë pas kësaj kam shkuar në Komisariatin dhe kam bërë kallëzimin. Në 20 shkurt pa mbushur 24 orë, zonja ka shkuar në gjykatë. Unë kam kërkuar që të mos ndahemi, pasi unë jam i kujdesshëm. Unë e dua familjen time, e dua zonjën time deri sa ajo më do, pasi kur ajo nuk më do nuk kam çfarë të bëj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet divorci ne gjykate kandidati per deputet kujtim gjuzi ndarja nga bashkeshortja divorci ne gjykate kandidati per deputet kujtim gjuzi ndarja nga bashkeshortja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet