LIVE UPDATES
Aktualitet

Kunatat përballen ‘LIVE’ në studio: Jetojmë prej 40 vitesh bashkë, vuajtjet e mia janë ç’njerëzore (VD)

23 Shkurt 2020, 18:35 Nga DOSJA
Kunatat përballen ‘LIVE’ në studio: Jetojmë prej 40

TIRANË- Sot në seancën e ndërmjetësimit ‘Shihemi në gjyq” në Tv Klan, dy kunata u përballen me njëra-tjetrën për çështjen e pronësisë në lidhje me tokën, por edhe banesën. Prej 40 vitesh, 3 kunata së bashku me bashkëshortët e tyre jetojnë në një shtëpi, e cila nuk është e pajisur me dokumentat e pronësisë. Sanija rrëfeu në studio vështirësitë me të cilat është përballur për shkak të varfërisë dhe sakrificat që ajo dhe familja e saj i është dashur të kalojnë për të përballuar jetesën. 6 mijë metër katrorë tokë, që ajo pretendon se i përkasin asaj dhe familjes së saj, sot rrezikojnë të ndahen edhe mes vëllezërve dhe motrave të bashkëshortit.

Shpresa: Sanije siç ke problem ti, kam edhe unë problem në familjen time!

Sanije: Po unë e di Shpresa që ti probleme ke, por kur të merrja në telefon unë dhe të thosha si është problemi i tokave, Shpresa më sqaro, ti nuk më sqaroje fare.

Shpresa: Sanije!

Sanije: E merrja Myrvetin, i thoja më sqaro, ajo nuk më sqaronte fare.

Shpresa: Sanije, sot ti duhet të përballeshe me Myrvetin këtu, me kunatën tjetër sepse ajo të hyn dy herë në pjesë, me prokurorën që ka nxjerrë Myrveti.

Sanije: Unë e ftova, por Myvreti nuk më erdhi mua këtu.

Shpresa: Me mua nuk ke punë. Çfarë pune ke me mua?

Sanije: Edhe me ty kam punë!

Eni Çobani: Ti je bërë pjesë e çertifikatës zonja Shpresa, tani jo nuk ke, se tani e heqim përgjegjësinë të gjithë, por ti një ide e ke si u bëre pjesë e kësaj çertifikate. Si u bëre ti?

Shpresa: Po e kam zonja Eni!

Eni Çobani: Nuk është momenti të hidhesh dhe të thuash Sanije pse më ftove? Ti ke qenë e ftuar bashkë me Myrveten, ti nuk erdhe thjesht të shoqëroje. Do rrije në publik vërtet, nuk do rrije aty, por Myrvetja u largua. Tani që kam juve këtu sqaroni çfarë ka ndodhur?

Sanije: Nuk më sqaronin, se ne rrimë në një shtëpi, në një shtëpi të tre vëllezërit. Ne rrimë të treja kunatat në një shtëpi.

Shpresa: Zonja Eni ne kemi jetuar shumë vite bashkë në një shtëpi.

Eni Çobani: Sa vite?

Sanije: 40 vite!

Eni Çobani: E di ç’do të thotë 40 vjet?

Shpresa: Një jetë e tërë!

Sanije: Unë prandaj nuk prishja qejf dhe nuk doja të ziheshim. Thoja gjithmonë fjalën e mirë, se thoja një ditë do vdesin, edhe i largohesha gjësë.

Shpresa: Zonja Eni, ne kërkojmë çështjen e shtëpisë sepse kemi 40 vite martuar dhe këto shtëpi janë pa karta. Ne kemi vuajtur në këto shtëpi sepse jeta atëherë kështu ka qenë, e vështirë.

Sanije: Po me Shpresa, sa herë ju kam thënë të bëni tapinë e shtëpisë?

Shpresa: Me këto tapi është marrë marrë Myvreti, Sanije!

Sanije: Dëgjo Shpresa ti e di sa shumë kam vuajtur unë. Vuajtjet e mia janë të papara.

Shpresa: Edhe ti ke vuajtur Sanije!

Sanije: Ç’njerëzore janë vuajtjet e mia, ti e di shumë mirë! Dhe më merrnit në telefon, hajde se u palasaritën shtëpitë.

Eni Çobani: Pse janë çnjerëzore Sanije, më fal të të pyes?

Sanije: Një vuajtje e llaftarisur. Burri punonte në fermë merrte 80 lekë, vjehrra më ndau, unë kisha një fëmijë. Çfarë mund të bëja unë? Shtëpia lart m’u dha pa rregulluar, se dhe ata s’kishin. Vjehrra kishte 7 fëmijë, ishin 3 djem në një shtëpi. Poshtë i rregulloi vjehrra, kurse ne sipër i kishim si karabina, vetëm tavanin dhe muret, pa dyer pa dritare. Unë jam sfilitur shumë, kam punuar me mish dhe me shpirt, që unë i kam bërë këto shtëpi. Dhe unë jam revoltuar shumë, si për tokat që më ndërhynë gjithë këto veta, ashtu edhe për shtëpinë, se unë s’kam asgjë në dorë. Unë u detyrova ika në Greqi, mora burrin, mora fëmijët, kam ikur zvarrë 12 orë. Më ka zënë policia më ka mbajtur një javë, më ka kthyer prapë.

(Marrë nga TV Klan)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kunatat ne studio perballja e kunatave sherr ne shihemi ne gjyq kunatat ne studio perballja e kunatave sherr ne shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron