LIVE UPDATES
Bota

Kur do të përfundojë ribashkimi i gjermanëve?

8 Tetor 2019, 06:30 Nga DOSJA
Kur do të përfundojë ribashkimi i gjermanëve?

GJERMANI- Qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësi vetjake për vendimet e tyre. Hedhja e fajit për çdo gjë shtetit, çon në mjerim. Me këto fjalë iu drejtua kancelarja Angela Merkel gjermanëve nga Kieli në veri të Gjermanisë, ku më 3 tetor u përkujtua 29 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë.

Deklarata e kancelares u drejtohet si gjermanoperëndimorëve, ashtu edhe gjermanolindorëve. Në pjesën perëndimore të Gjermanisë, përballë presioneve të epokës globale, njerëzit ankohen se nuk orientohen qartë për vendimmarrje nga elitat, nga shteti. Në Gjermaninë Lindore pakënaqësia për problemet, sidomos të ribashkimit shprehet deri në urrejtje ndaj më të dobtëve dhe ndaj të huajve. 

Zhgënjimi me politikën, sado legjitim, nuk duhet të pranohet si shkak për të kërcënuar ata me ngjyrë, me fe, seks ose orientim tjetër seksual, tha Merkeli. Ajo u shpreh e gatshme për debat të hapur. Si dhe që të pranohen kërkesat e forta drejtuar politikës. 

Kancelarja tha që ribashkimi i Gjermanive ka përfunduar. Por pranoi se nuk ka përfunduar deri sot ribashkimi i gjermanëve. Sipas një raporti për gjendjen e ribashkimit gjerman, janë më pak se 40 përqind e gjermanolindorëve që mendojnë se ribashkimi ia vlejti. Kurse me demokracinë, janë të lumtur më pak se gjysma e gjermanëve.

Çfarë nuk ka ecur si duhet me Gjermaninë Lindore?

Kancelarja Merkel citoi dje që fuqia ekonomike e pjesës lindore të Gjermanisë gati është dyfishuar në krahasim me vitin 1990.  Atëherë fuqia ekonomike e pjesës lindore të Gjermanisë ishte vetëm 43 përqind e fuqisë perëndimore. Sot ka arritur 75 % të fuqisë së pjesës perëndimore. 

Njëkohësisht, në mediat gjermane shkruhej këto ditë se megjithatë gjermanolindorët nuk jetojnë shumë më mirë se polakët apo çekët. Kjo megjithëse Gjermania perëndimore ka transferuar 1,6 bilionë euro në Lindje të Gjermanisë në këto 30 vjet. Çfarë nuk ka ecur si duhet me Gjermaninë Lindore?

Tri vendime kryesore për mënyrën si u krye ribashkimi shihen zakonisht bashkëpërgjegjëse për problemet. Studiuesi Philipp Ther, që ka shkruar librin “Fundi tjetër i historisë. Për transformimin e madh” i përmbledh, së pari në vendimin politik të qeverisë Helmut Kohl, që Dojçmarka të këmbehej me Markën Lindore (Ostmark) në kursin 1 me 2. Jo një me shtatë, siç i përgjigjej fuqisë reale të ekonomisë gjermanolindore. Mbivlerësimi artificial i monedhës gjermanolindore bëri që industria gjermanolindore të mos konkurronte dot me Perëndimin. Eksportet gjermanolindore u shtrenjtuan katërfish, në krahasim me vitin 1988. Thuhet se qeveria Kohl e mori këtë vendim për të shmangur emigrimin masiv nga Lindja. Por që nuk e pengoi dot. 1.4 milionë vete ikën nga Lindja brenda pak vitesh.

Së dyti, goditje ekonomisë së Gjermanisë Lindore i dha liberalizimi i menjëhershëm. Fakti që brenda natës asaj ia hoqën të gjitha barrierat mbrojtëse tregtare. Me ribashkimin me pjesën perëndimore, ajo iu ekspozua plotësisht konkurrencës së Komunitetit Evropian. Gjë që nuk e përballoi dot.

Së treti: rezultoi që privatizimi radikal nga Shoqëria Treuhand, e mirëbesimit, shkatërroi strukturat e shumë qyteteve të mesme gjermanolindore. Ato jetonin prej fabrikave që kishin pranë. Çmimin e privatizimit radikal ato e paguajnë edhe sot.  

Me konceptet neoliberale të viteve 90, shoqëria Treuhand shiti brenda dy vjetësh 10.000 sipërmarrje të Gjermanisë Lindore, nga 12.500 që kishte gjithsej për shitje. Këto punësonin katër milionë vetë. Ther thotë se presioni për të shitur kaq shumë sipërmarrje shtetërore, uli çmimin e tyre. Dhe nga 600 miliardë marka fitim që pritej, në fund pati 270 miliardë marka humbje. 

Mbyllja masive e sipërmarrjeve të shitura dhe pasojat

Më kujtohet shumë mirë një bisedë që pata në vitin 1993 me njërin nga menaxherët e Shoqërisë Treuhand në zyrën e tij në Berlin. Ai më tha se ishte i lumtur që e kishte plotësuar kushtin për shitje: që sipërmarrjet shtetërore ua kishte shitur privatëve që kishin plane zhvillimi për to.     

Por privatizimi në praktikë nuk eci pa probleme. Pas menaxherit të Treuhandit me të cilin flisja, në mur rrinte e stërmadhe fotografia bardh e zi i shefit të tij të mëparshëm, Detlev Rohwedder. Persona të panjohur e kishin vrarë administratorin e suksesshëm në krye të detyrës.

Studiuesi Ther kujton që shumë nga sipërmarrjet e shitura u mbyllën nga pronarët e rinj. U ruajt vetëm një në katër vende pune. Më tej: edhe fakti që me përjashtim të nëpunësve shtetërorë që ndërruan sistemin, elita gjermanolindore nuk u krijua në Lindje, por erdhi nga Perëndimi – ka lënë gjurmë. Ndjesinë e qytetarit të klasit të dytë e kanë rreth 60 përqind e gjermanolindorëve.

Të gjitha këto, gjermanolindorët i përjetuan si shok. Megjithë entuziazmin fillestar, një pjesë e gjermanolindorëve nuk e ndoqën ribashkimin. Kjo ndonëse ekonomikisht ribashkimi ishte i suksesshëm, dhe gjermanolindorët jetojnë më mirë se në vitet 1990.

Shtete të tjera, si p.sh. Polonia dhe Çekia fillimisht i mbajtën në shtet sipërmarrjet e mëdha shtetërore. I privatizuan ato vetëm gradualisht. Zhvlerësimi i monedhës vendase gjithashtu e ruajti më mirë fuqinë konkurruese të ekonomive të tyre në epokën paskomuniste.

Politika qendrore gjermane mendon për Lindjen

Mund të thuash që gjermanët ankohen duke u nisur nga një nivel i lartë mirëqënieje. Shtete të tjera ish-komuniste kanë probleme shumë më të mëdha ekonomike e stabiliteti politik, krahasuar me Gjermaninë Lindore. Por ja që kjo është gjendja psikologjike në Gjermani aktualisht. 

Politika tashmë është e ndërgjegjshme. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Saksoni dhe në Brandenburg, ku partitë tradicionale CDU dhe SPD e mbrojtën me humbje kryesimin përballë populistëve të AfD, duket se e kanë vënë në mendime Berlinin. Kancelarja Merkel ka kërkuar edhe një kuptim më të mirë nga gjermanët për Gjermaninë Lindore. Politikanë të tjerë, si ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer treguan në përvjetorin e ribashkimit madje se janë nxjerrë mësime nga pakënaqësia në Lindje e po merren masa.

Gazetës Bild Seehoferi i tha se për afërsisht 10 vjet, kushtet e jetës mes Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë do të jenë barazuar. Do të ketë barazi jo vetëm mes Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë: strukturat e dobëta rajonale do të eleminohen në të gjithë Gjermaninë. 

Kjo do të arrihet duke përmirësuar infrastrukturën, veçanërisht në Lindje – që njerëzit të jetojnë atje ku duan, pasi do të kenë pranë shkollën e spitalin. Pra duke investuar për të eleminuar probleme gjithëgjermane. Do të arrihet edhe me zhvendosje institucionesh në Lindjen e Gjermanisë. Siç po bëhet në Saksoni, me ngritjen e një shkolle për gjuhët e huaja për policinë, siç po bëhet në në aeroportin Lajpcig/Halle, me ngritjen e një agjencie për sigurinë kibernetike. Mbetet që frytet e angazhimit të ri gjermanolindorët t’i ndiejnë pa kaluar breza.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel bashkimi i gjermanise angela merkel bashkimi i gjermanise

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend