LIVE UPDATES
Editorial

Kur do t’i shkruajë Rama një letër Kujtim Gjuzit

29 Maj 2019, 05:32 Nga DOSJA
Kur do t’i shkruajë Rama një letër Kujtim Gjuzit

Edi Rama ka gjetur një mënyrë tjetër këto ditë për të vrarë kohën. Ka nisur të shkruaj letra në seri. Jo se në rrethana të tjera do të kishte diçka më të mirë për të bërë. Vizatimet, fjalimet, letrat, statuset dhe një foto me Ronaldon  janë gjithë produkti i qeverisjes së tij 6 vjeçare.

E vetmja gjë që nuk kuptohet nga seriali “letër më ke çu”, është adresa e tyre. Pse Edi Rama ia dërgon ato Lulzim Bashës? Pse kryeministri dhe veglat e tij mediatike, vazhdojnë të merren prej javësh me fatin e opozitës, ndërkohë që propagandojnë se ajo nuk përfaqëson veçse një grusht njerëzish të verbuar, se është e izoluar brenda dhe jashtë vendit, se mazhoranca është e fortë dhe do marshojë e vetme në zgjedhje, se Shqipëria nuk është në krizë, se shqiptarët kanë një opozitë të re konstruktive në Kuvend, etj, etj.

Fare mirë letrat e Ramës mund t’i adresoheshin Kujtim Gjuzit apo eksponentëve të tjerë të “opozitës së re”, me të cilët kryeministri replikon plot seriozitet në Kuvend dhe së bashku me ta të garantonin demokracinë dhe pluralizmin, duke i lënë “rrugë-humburit” në fatin e tyre.

Kërkimi dëshpërimisht i një kundërshtari për ta ulur përballë apo për ta ftuar në “dialog”, nuk është gjë tjetër veç nevoja alarmante për të mbuluar një sistem të kalbur që tashmë ka dalë lakuriq përpara shqiptarëve. Eshtë thirrja ekzistenciale për të rikthyer fasadën demokratike të një regjimi hibrid, i cili mund të mbijetojë vetëm falë kësaj fasade. Ikja e opozitës nga Kuvendi dhe mospjesmarrja në zgjedhje, e ka rrënuar këtë ekzistencë pa qenë nevoja për të bërë asgjë më shumë. Letrat janë si lutjet e atij që e lënë të mbytet në pellgun e krijuar vetë. Edi Rama i shkruan Bashës, sepse në pozitën ku gjendet, kërkon që të paktën me letra të krijojë idenë e një dialogu imagjinar, të një pale kundërshtare, të një demokracie me probleme por që gjithsesi funksionon, të një marrëdhënie virtuale pozitë- opozitë dhe, për këtë, i duhet t’i drejtohet Bashës dhe jo Kujtim Gjuzit, duke rënë kështu në kurthin e fabulës që ka krijuar vetë.

Kur flet ai, apo “trangujt” me hormone të serës së tij të Rilindjes, Lulzim Basha dhe opozita paraqiten si disa të mjerë që janë vetëvrarë politikisht, që nuk i beson askush, që kanë hallin e tyre dhe jo të qytetarëve, një grupim politik që ka marrë fund. Por kur Rilindjes i duhet të legjitimojë pushtetin e saj, që në 6 vite ka bilancin më të errët në historinë e pluralizmit shqiptar, atëherë “skënderbeu” lë pallën dhe zë penën për të thurrur pëlhurën imagjinare të një demokracie përfaqësuese me pushtete të ndara.

Prishja e kësaj pëlhure i ka prishur edhe gjumin letërshkruesit. Ai më në fund gjendet në pikën kur për herë të parë do t’i duhet të marrë përgjegjësinë e pushtetit mbi vete dhe jo vetëm favoret e tij. Atij i duhet të vendosë nëse do të marshojë dhe i vetëm trim në luftë bashkë me “opozitën e re” apo do të hapë rrugë për të tentuar rregulla të reja loje pas 30 viteve tranzicion.

Kjo përgjegjësi sigurisht që nuk kalon me letra, 6 apo 666 qofshin. Rama nuk gjendet tashmë përballë “opozitës së dalë rruge”, por përballë vetvetes. Qeverisjen e tij nuk mund ta mbulojë më as me “fajin e ka Saliu” dhe as me “çfarë kanë bërë ata”. Vaji i “kazanit politik e mediatik” nuk i vajis më ingranazhet e propagandës dhe Edi Ramës i duhet të japë shpjegime për rekordin e 236 tenderave sekretë, për pishat e palmat që kanë kushtuar sikur të ishin prej ari, për rrugët me çmime stratosferike, për largimin e investitorëve të huaj, për rënien e ekonomisë, rritjen e borxhit, koncensionet zhvatëse të dështuara, për dështimin e reformës në arsim, për premtimin e pambajtur të hapjes së negociatave që në vitin 2013, për rritjen e korrupsionit dhe kriminalitetit, për zyrtarët e lartë, deputetët, kryebashkiakët dhe ministrat e inkriminuar…

Edi Rama nuk mund t’i kapërcejë këto vetëm sepse pretendon se qenka më i mirë se ata që ka përballë. Këto do të mjaftonin për largimin e tij, pavarësisht nëse e kërkon ose jo opozita si garanci për zgjedhje të lira. Me këtë bilanc dhe këto skandale nuk ka popull në botë që mban mbi shpinë një qeveri me pretekstin e dyshimit tek pala tjetër. Prandaj edhe Edi Rama nuk mund të ketë më përballë një kundërshtar që e përdor si fasadë të zullumeve të veta. Letrat mund t’i ruajë për ndonjë instalacion gjatë jetës së tretë ose të mendojë seriozisht t’ia dërgojë Kujtim Gjuzit. Edhe ai ka qenë një farë artisti i haute couture gjatë viteve ’80.

Marrë nga Lapsi.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial armand shkullaku dialogu rama basha edi rama kujtim gjuzi armand shkullaku dialogu rama basha edi rama kujtim gjuzi

Sondazh

Poll
Editorial 29 Maj 2019, 05:28

Gjuetia e Froneve të BE-së

Zgjedhjet e Parlamentit Europian që u mbyllën më 26 maj rezultuan të ishin një përsëritje e Gjuetisë së Froneve – një histori e gjatë dhe komplekse me një final...

Editorial 26 Maj 2019, 05:40

Nexhmije Hoxhën shpalleni akademike honorifike

Akademia e Shkencave e Republikes së Shqiperisë lindi si një instrument ideologjik i regjimit komunist për t’u shndërruar në fosil të atyre nostalgjive në vitet...

Editorial 23 Maj 2019, 07:04

Beteja e jetës Meta-Berisha

TIRANË- Presidenti nuk përbën lajm kur flet kundër reformës në drejtësi. E ka votuar nën presion me zemër të thyer dhe e ka mallkuar që ditën e dytë, duke ...

Editorial 21 Maj 2019, 05:21

Rilindja e vrasësve politikë

Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron