LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kur gazetarët iknin nga gazeta e parë opozitare, 28 vite më parë… si u nda Ben Blushi me RD dhe PD

26 Shtator 2020, 09:56 Nga DOSJA
Kur gazetarët iknin nga gazeta e parë opozitare, 28 vite më

-Gazetarët Arben Ruka, Genc Tirana, Vera Isaku, Ben Blushi, Armand Shkullaku, Mëhill Tanushi dhe Dritan Kaba japin për shtyp këtë deklaratë drejtuar organeve të shtypit, Radio Televizionit, përfaqësive diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare-

Deklarata e plotë e gazetarëve të Rilindja Demokratike:

Ne, një grup gazetarësh të Gazetës “Rilindja Demokratike” që jemi pjesëtarë të saj qysh në ditët e para detyrohemi të japim dorëheqjen për këto arsye:

U bashkuam si themelues në organin e parë opozitar të Shqipërisë që në fillimet e veta duke aspiruar për demokraci, liri të fjalës e të shprehjes, emancipim kombëtar e raporte të pashpërfytyruara me të vërtetën. Punuam në këtë gazetë për më shumë se një vit e gjysmë duke pasur për devizë pikërisht normat e një shtypi të lirë dhe pavarësisht prej atyre që po ndodhin, secili nga ne ndihet krenar sepse në fund të fundit në themele të kësaj demokracie që ka sot Shqipëria dhe të asaj që do të projektohet nesër, është edhe puna jonë.

Mirëpo në disa plane njëherësh, kjo gazetë nuk po i qëndron platformës dhe programit të krijimit dhe qëndrimi i mëtejshëm i yni këtu do të komprometojë reputacionin tonë ashtu si dhe emrin e mirë që kjo gazetë krijoi me fillimet e saj. Ajo që na detyron më tepër se çdo gjë tjetër që të marrim këtë vendim është fakti se çdo ditë e më tepër po ndiejmë peshën e censurës. Ndiejmë se raporti i gazetës me të vërtetën, raport i cili duhet të ishte lajtmotivi i saj si kundër theksohej në numrin e parë është thyer. Kjo gjë ndodhi gradualisht hap pas hapi, por në fund mund të thuhet se kriteri bazë i gazetarisë, siç është profesionalizmi dhe vërtetësia, janë zëvendësuar me militantizmin. Në fillimet e para gazeta “Rilindja Demokratike”, që u projektua si organ i PD, ndaj dhe ne menduam se vartësia nga një parti demokratike do i shërbente vetëm të vërtetës, lirisë së fjalës, tolerancës e konsolidimit të një shteti demokratik. Edhe mbasi brenda PD u evidentuan grupimet e para, orientimi i gazetës u përcaktua me diapazon të gjerë që në të, të pasqyrohej diversiteti i mendimeve. Por ky diapazon erdhi gjithnjë duke u ngushtuar derisa në një mbledhje në maj të këtij viti gazetarëve iu bë e qartë se gazeta RD është thellësisht partiake. Por, edhe këtij përcaktimi nuk iu qëndrua deri në fund. Kohëve të fundit, gazeta RD u përdor pikërisht për të sulmuar vetë anëtarët e PD, apo individë të tjerë të lidhur me të. Madje individëve të sulmuar nuk u jepej e drejta për të botuar përgjigjet në një kohë që kjo gazetë në fillim të saj për hir të transparencës ka botuar reagime nga më të ndryshmet. Lidhur me këto probleme ne kemi ngritur zërin e kemi debatuar hapur, prandaj dorëheqja jonë nuk është spontane, por rrjedhojë e mendimeve dhe ideve tona të shprehura vazhdimisht.

Megjithëse gazeta RD, si organ i PD duhet të mbrojë Qeverinë e zotit Meksi, nuk ka munguar që sipas interesave të klaneve të caktuara të sulmojë në gazetë anëtarët e Qeverisë dhe indirekt vetë Kryeministrin. Kjo strategji, me anën e së cilës vihej në shënjestër secili që konsiderohet kundërshtar dhe që s’është çudi ndonjë ditë të drejtohet edhe kundër Presidentit, nuk është gjë tjetër veçse politikë personale. Në kushtet e instrumentalizmit të këtij organi dhe të përligjes së imoralitetit politik, ne me të drejtë tërhiqemi që të mos bëhemi bashkëfajtorë dhe të mos hyjmë në kulisat e luftës së klaneve. Nga ana tjetër, gjithnjë e më tepër, në gazetën RD po bëhet normë banaliteti, i cili konstatojmë se ka rënë si epidemi në pothuaj të gjithë shtypin shqiptar. Fyerjet, sharjet e shpifjet kundër personave të ndryshëm, të botuar këtu, që kanë për qëllim depersonalizimin e individit, janë në kundërshtim flagrant me etikën gazetareske dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Biografitë që po u shkruhen njerëzve në gazetë, ashtu si në zyrat e kuadrit të PPSH, duket sikur hera-herës tingëllojnë si kërcënime për revansh. Pra, në vend që të kultivohet një kulturë e re demokratike, nxiten instinktet primitive të hakmarrjes dhe intoleranca. Ajo që po e bën më të padurueshme gjendjen është se gjithë kjo praktikë zhvillohet në një kohë që pjesa më e madhe e stafit të gazetës nuk pajtohet me një gjë të tillë. Pra mungon pikërisht ai element demokratik, siç është fryma kolegjiale dhe që ngurtëson marrëdhëniet e mëtejshme. Duke mos pranuar që të jemi ushtarë symbyllur, të bindur të Partisë Demokratike apo të çfarëdo lloj klani të saj, shpresojmë që akti ynë do të kontribuojë në krijimin e një shtypi të pavarur, të lirë e jashtë partiak. E theksojmë se me anën e këtij veprimi, ne nuk futemi në lojërat politike të grupimeve apo forcave të caktuara, me apo pa pushtet, pasi synojmë që shtypi të jetë objektiv, informativ e i painfluencuar nga grupimet, klanet apo individët kudo qofshin ata. Gjithashtu ndershmërisht kërkojmë që kjo deklaratë të mos shfrytëzohet në mënyrë amorale politike sikundër po shohim të ndodhë shpesh kohët e fundit./Tiranë 24 gusht 1992/ Marrë nga Koha Jone

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur arben ruka armand shkullaku ben blushi dritan kaba gazeta rilindja demokratike genc tirana largimi i blushit nga rd mehill tanushi vera isaku arben ruka armand shkullaku ben blushi dritan kaba gazeta rilindja demokratike genc tirana largimi i blushit nga rd mehill tanushi vera isaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet