Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Kur je ordiner’, Veliaj shigjeton Metën: President që merren me komunale e lodra
21 Qershor 2019, 09:34Nga DOSJA
TIRANE– Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ishte bashkë me kryeministrin Edi Rama, sot në takimin në njësinë nr. 6.
Veliaj dhe mbështetësit e PS diskutuan edhe për aktualitetin politik, dhe kryebashkiaku thumboi edhe Metën për qendrimin e tij.
Diskutimi:
Qytetarja: Faleminderit zotit që ata ikën na parlamenti, iu mori zoti mendjen dhe ikën.
Rama: Me pullë të kuqe, iu mori zoti mendjen.
Qytetar: Shkodra i tha Voltanës ik dje.
Qytetarja: Sado të jemi ndryshe, ajo është kryebashkiake, edhe ajo Doda që goditi me shishe. Për Melisën flet një tjetër. Po të më shohësh në Facebook, jam e para.
Qytetar: S’ka qenë kështu femra shqiptare, çfarë do të thotë mbesa ime që më thotë mbylle gjysh televizorin.
Blerina Gjylameti: Dje e bukur ishte diferenca mes 200 njerëzve dhe një qyteti.
Qytetari: Meta ia vuri më keq flakën, na futi në vëlla-vrasje.
Veliaj: Të gjithë njësoj janë, ky i lodrave, presidenti i lodrave, president që merren me komunale. Që kur dogjën shkollën, u kuptua. Unë e kuptoj kur je ordiner, por kur je kryetar i Bashkisë, si e djeg ti shkollën…
Rama: Meta është kompleks, ka bërë gjëra të mira, ka bërë gjëra të këqija. Hata e madhe kur të merr gruaja mendjen.
Deklaratat u bënë gjatë një takimi të zhvilluar në njësinë nr.6, ku Rama ka pranuar për herë të parë, se situata dje në Shkodër mund të përfundonte në një përplasje mes dy kampeve. Kryeministri foli për një fenomen që s’kishte ndodhur kurrë më parë, atë të një mitingu dhe të një anti-mitingu.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Më 30 qershor në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje lokale. Trazirat janë të sigurta. Një ide të parë për atë çka mund të ndodhë në ditën e ...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka treguar përshtypjen e parë për votimin dhe numërimin elektronik. Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr 6, Rama tha se ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me mbështetës të PS, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. I shoqëruar nga E...
Tiranë- Nard Ndoka, kreu i PDK-së i ka bërë së fundmi thirrje ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt, që të reflektojë dhe të mos mbështesë lëviz...
TIRANË- Politikani Neritan Ceka, i cili është në qendër të stuhisë virtuale pas deklaratave të tij mallkuese për shqiptarët që votojnë më 30 qershor, godet...
Tiranë- Disa orë para protestës kreu i PD-së Lulzim Basha iu ka bërë një thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme të orës 20:00.“Si njerëz të lirë...
TIRANË– Pak ditë pas tensioneve në disa KQZ në vend, sot është mbledhur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të vijuar punën me përgatitjen e zgjedhjeve lo...
TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se Shqipëria ka sot vetëm një opozitë dhe ajo është opozita e bashkuar jashtë parlamentit.Në një postim në Face...
TIRANË- Regjisori i njohur dhe njëkohësisht aktori e karikaturisti Bujar Kapexhiu, ka deklaruar se jo vetëm që do shkonte në qendrën e votimit, por do peng...
TIRANË- Për gati tre orë opozita e bashkuar ka protestuar nën thirrjet “Rama ik”. Ishte lajmëruar se do të ishte e qetë dhe ashtu ndodhi, pasi nuk u shënua...