LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kurba nuk varet nga asimptomatikët”/ U konfirmuan 34 raste të reja, Pëllumb Pipero: Po bëhen më shumë teste, numrat d

25 Prill 2020, 11:49 Nga DOSJA
“Kurba nuk varet nga asimptomatikët”/ U konfirmuan 34 raste

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend. Në një lidhje live për ”News24”, ai theksoi se shtimi i rasteve vjen prej shtimit të testimeve dhe gjurmimit agresiv të kontakteve të të infektuarve.

Pipero tha se për të ka rëndësi numri i pacientëve në spital që sot ishte vetëm 3 në COVID-1.

”Janë raste të shtruara në spital dhe dua tju konfirmoj se në 24 orët e fundit janë vetëm 3 raste në COVID-1. Pra për mua ka rëndësi rastet në spital. Kujdesi për ta mbetet maksimal. Për rastet e konstatuara nuk e di janë nga rrrethet mikrovata, vatra të vogla.
Pra janë asimptomatikë, raste të vogla. Për shkak të shtimit të numrit të testimeve pasi po kontrollohen agresivisht. Do të rriten pozitivët asimptomatikë por kjo nuk do të thotë se rrit gradivitetin e virusit. Ky është një fakt i cili duhet t’u shërbejë epidemiologëve të shohin në mënyrë inteligjente. Por epidemia është menaxhuar mirë. Janë qytetarë të riatdhesuar që u mundësohet kontrolli në pikat hoteliere të quajtura karantinim apo monitorim. Janë masa të rëndësishme edhe ata për t’u rikthyer por edhe institucionet shëndetësore për t’i mbajtur,”- tha Pipero.

Lidhur me fasoneritë Pipero tha se nuk është kundër hapjes së tyre me masa por kur nuk plotësojnë kushtet ato duhet të mbyllen.

”Kam dijeni dhe për fasoneritë që nuk kanë respektuar masat dhe masat që janë marrë për to. Aty ku nuk janë respektuar masat ka pasur shpërthime të virusit. Unë besoj se raste të tilla duhet të na ndërgjegjësojnë për kontrolle të shtuara në fasoneri. Aty ku nuk janë kushtet e favorshme atëhere duhet ndërhyrë ose ndërprerë. Nuk jam kundër hapjes së tyre të kontrolluar. Fasoneritë i kanë kushtet e mira të punës, punëtorët janë në distancë, maska, doreza por them se gjatë transportit apo ushqimit kontaminohen. Gjithsesi janë raste të veçanta dhe janë karantinuar,”- tha mjeku.

Sa i përket kurbës Pipero nuk shqetësohet pasi thotë se ajo nuk vlerësohet nga rastet pozitivë asimptomatikë pasi sa më shumë teste të bëhen aq më shumë asimptomatikë me COVID-19 do të dalin. Kurba sipas Piperos varet nga të shtruarit në spital.

“Nuk duhet ta vlerësojmë kurbën me raste pozitivë asimptomatikë. Mund të jenë 10- 15 herë më shumë. Fakti që ne bëjmë shumë më shumë teste, më parë bënim 100- 150 teste dhe gjysmat shkonin në spital. Tani bëjmë 200- 250 teste dhe nga të vetëm 3 ose 2 shtrohen në spital. Rastet pozitive do të shtohen, pra që kanë rënë kontakt dhe po fitojnë imunitet por nuk kanë sëmundje.”- shtoi Pipero.

Mjeku është kundër përdorimit të maskave në rrugë por i rekomandon ato nëpër institucione publike apo transport publik.

Unë personalisht kamë një mendim tjetër. Kam sugjeruar që në fillim të epidemisë që maskat janë të domosdoshme kur hyn në institucione, spitale apo transport publik. Por në kuadër të masave të distancimit social shmangen grumbullimet apo hyrje në institucione. Gjithsesi në këto institucione duhen maska teksa personeli shëndetësor duhet. Jam kundër maskës në rrugë, kur je vetëm apo me bashkëshorten dhe familjes. Virusi nuk qarkullon në ajër. Kur jemi në mjedise publike, markete, supermarkete. Në vende të tjera nuk e quaj të arsyeshme.”– theksoi Pipero.

Marrë nga BW

(A.C./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje