LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Lidhja e Prizrenit është kulmi i organizimit politik dhe ushtarak të kombit shqiptar

10 Qershor 2020, 20:39 Nga DOSJA
Kurti: Lidhja e Prizrenit është kulmi i organizimit politik dhe

KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka deklaruar sonte se Lidhja Shqiptare e Prizrenit është kulmi i organizimit politik dhe ushtarak të kombit shqiptar.

Kurti tha se kësaj ngjarje historike i rikthehen sa herë që iu nevojitet bashkimi, mobilizimi e çlirimi, e që sipas tij këto iu nevojiten edhe sot.

Këto komente Kurti i bëri në Prizren, ku Lëvizja Vetëvendosje në nder të 142- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ka organizuar një bashkëbisedim për rëndësinë historike dhe politike të Lidhjes së Prizrenit.

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit është kulmi i organizimit politik dhe ushtarak të kombit tonë, andaj kësaj ngjarje historike ne vazhdimisht i rikthehemi atëherë kur na nevojitet bashkimi, mobilizimi dhe çlirimi. Këto na nevojiten edhe sot e kësaj dite meqenëse si komb në Ballkan vazhdojmë që të jemi të ndarë, si elita politike vazhdojmë të jemi të përçarë. Ndërkaq, në aspektin e lirisë dhe të mirëqenies ngecim prapa fqinjëve, e po ashtu edhe në aspektin e përgatitjes ushtarake”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se në mes të shekullit 19 përderisa serbët dhe grekët ishin kombe të zgjerimit, shqiptarët ishin komb i gjuhës. Kjo sipas tij e bënte situatën më humane, por që tha se edhe kombin më të rrezikuar.

Ai tha se mësimet që nxirren nga koha e Lidhjes së Prizrenit janë aktuale edhe sot, pasi sipas tij shqiptarët kanë nevojë të bashkohen.

“Pra ishte koha kur financat ishin për kombin, e jo sikur që ndodh ndonjëherë sot kur kombi është për financa. Ky bashkim i prijësve shqiptar, i atyre 300 delegatëve e bashkoi popullin anë e mbanë. Ishte bashkim i cili kishte karakter kombëtar edhe mbi fetar…Mësimet që i nxjerrim nga ajo kohë janë aktuale edhe sot, meqenëse shqiptarët kanë nevojë për t’u bashkuar në mënyrë që të ecim përpara, në mënyrë që fitoret të jenë kolektive e kombëtare, e jo vetëm fitore individuale politikanësh. Në këtë mënyrë të krijohet paqja afatgjate, një siguri për të gjithë dhe një stabilitet i cili nuk është stabilitet i rendit të padrejtë. Pra, ka nevojë për forcim të shqiptarëve, për fuqizim të tyre, jo për inate të ndokujt tjetër, po për hir të vetes së tyre duke i kontribuar kështu edhe mbarë rajonit”, tha ai.

Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të Prizrenit që të bashkohen të premten në tubimin e organizuar në Prishtinë.

“Ju ftoj të gjithëve që të marrim pjesë dhe të dëshmojmë se jemi masë e nuk jemi turmë dhe se jemi shumë, e jemi paqësorë”, tha ai.

Ndërsa ish-ministri i Jashtëm Glauk Konjufca tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka një kontribut shumë të madh për ngjizjen e kombit modern shqiptar. Ai tha se luftërat e Skënderbeut, lufta e UÇK dhe Lidhja e Prizrenit janë tri ngjarjet më të rëndësishme për kombin shqiptar.

“Lidhja e Prizrenit mendoj që e ka një kontribut shumë të madh për ngjizjen e kombit modern shqiptar, sepse le të themi unë mendoj që pikërisht ajo energji dhe koncept që e ka krijuar kombi shqiptar, përmes Lidhjes së Prizrenit ka vazhduar deri me luftën e UÇK-së, luftën tonë çlirimtare nga Serbia. Është një fuqi e jashtëzakonshme politike çka ka krijuar si projekt Lidhja e Prizrenit…E ka krijuar një vetëdije kombëtare për të cilën njeriu është i gatshëm për sakrificë, personi sakrifikohet për liri, për të arritur të përbashkëtën tonë që ka qenë çlirimi i Kosovës dhe kjo përpjekje nuk ndalet kurrë. Nga ky aspekt Lidhja e Prizrenit, natyrisht që mund të thuhet ndoshta që prej luftërave të Skënderbeut, rezistencës të organizuar prej Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit edhe lufta e UÇK-së unë do të thosha janë tri ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar”, tha ai.

Historiania Mrika Limani Myrtaj, e cila u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, tha se sikur të mos ndodhte Lidhja Shqiptare e Prizrenit populli shqiptar do të asimilohej.

Ajo tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte gurthemeli i shtetit të pavarur shqiptar.

“Sikur të mos ndodhte Lidhja Shqiptare e Prizrenit në atë moment historik që ka ndodhur, atëherë është shumë e mundshme që populli shqiptar do të asimilohej, jo ndoshta plotësisht po një pjesë e madhe e tij…Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte realisht gurthemeli i shtetit të pavarur shqiptar, nocionin e kombit modern siç e gëzojmë sot”, tha ajo.

Ky organizim i LVV është bërë në kuadër të “Javës së Lëvizjes”.

Marrë nga: KosovaPress

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosove albin kurti kosove

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën