LIVE UPDATES
Bota

Kurti pas Forumit të Prespës: Serbia të njohë sa më parë Kosovën

2 Korrik 2021, 19:17 Nga DOSJA
Kurti pas Forumit të Prespës: Serbia të njohë sa më

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur pas takimit të Forumit të Prespës ditën e sotme. KosovaPress shkruan se Kurti është shprehur se sipas Kurtit Ballkani Perëndimor ka nevojë për demokratizim, sundim të ligjit si dhe një përballje me të shkuarën, duke theksuar këtu shtetin e Serbisë. Ai gjithashtu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ku ka theksuar se kjo e fundit duhet të njoh pavarësinë e Kosovës.

Demokratizimi është i nevojshëm kundër autokratëve, sundimi i ligjit është i rëndësishëm kundër kriminelëve, ndërkaq ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm kundër kriminelëve të luftës dhe gjithashtu për paqen edhe pajtimin në Ballkanin perëndimor. Në veçanti është Serbia që ka nevojë të ballafaqohet me të kaluarën, për shkaqe të njohura. Sepse katër luftërat në Jugosllavi i ka shkaktuar ajo, fatkeqësisht sot e asaj dite nuk ka një ballafaqim me atë çfarë ka ndodhur në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, e besa edhe në Slloveni. E që e ka pasur urdhër-dhënien nga Beogradi”, ka deklaruar ai.

Kurti më tej ka thënë se së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që të mbajnë mbledhje të përbashkëta, në mënyrë që të diskutojnë mbi bashkëpunimet që mund të bëjnë.

“Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Nuk është që edhe i kemi ditur më herët qëndrimet e njëri-tjetrit. Mirëpo, ne vazhdojmë me dialogun gjithandej në Ballkanin Perëndimor. Dhe miku im, kryeministri Edi Rama e kupton qëndrimin tim, por mua mu duk e udhës që të bëjë edhe një herë thirrje që ata që janë të pakënaqur me Bashkimin Evropian nuk po them pa të drejtë, nuk do të duhej që këtë pakënaqësi t’ua instrumentalizojë një shtet i cili nuk e do NATO-n dhe e preferon federatën ruse. Andaj, pakënaqësia e kryeministrave Rama, Zaev, frustrimi që ekziston në Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut nuk do të duhej të instrumentalizohet nga Serbia, përkatësisht nga Beogradi zyrtar, apo nga dikush tjetër. Mund të kesh të drejtë të jesh i pakënaqur, por kjo nuk të jep të drejtë që të përfundosh i instrumentalizuar nga ata të cilët e duan hegjomoninë në Ballkan dhe kurrsesi NATO-n, e unë besoj as BE-në”, ka theksuar Kurti.

Kuti gjithashtu ka folur për marrëvedhiet me Serbinë, ku ka shtuar se sa më parë të ndodh njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve aq më shpëjt BE-ja do të ketë dëshirë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

“Sa më parë që të ndodhë kjo, aq më mirë do të jetë edhe për Kosovën, por edhe për Serbinë dhe për gjithë rajonin. Porsa Serbia do ta njoh Kosovën edhe Kosova do të mund ta njihte Serbinë. Dhe besoj që aspak nuk do të vononte as Bosnja e Hercegovina. Dhe në këtë mënyrë edhe Bashkimi Evropian do ta kishte shumë më të madhe dëshirën që sa më shpejt gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i përfshinte në gjirin e vet”, ka shtuar Kurti.

Kurti gjithashtu ka folur për samitin përmbyllës që do të mbahet në Berlin në 5 korrik. Ai është shprehur se në këtë takim do të diskutiohen 4 marrëveshje. 

“Me datën 5 korrik, pra të hënën, do të mbahet një takim përmbyllës i Berlinit nën udhëheqjen e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe më pas duket që procesi i Berlinit do të jetë i udhëhequr nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në këtë takim përmbyllës të Berlinit, janë paraparë katër marrëveshje të cilat po negociohen edhe këto ditë. Andaj, unë do të isha rezervuar për rezultatin përfundimtar. Mendoj që nga Samiti i Sofias është definuar çështja e tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor dhe ajo quhet tregu i përbashkët rajonal dhe nuk mendoj që minishengeni, apo iniciativa e Novi-Sadit mund t’i bëjë paritet ta komplementojë apo t’i shtohet procesit të Berlinit”, shtoi ai.

Kurti në fund të deklaratës së tij u është përgjigjur deklaratës së Kryeministres serbe Ana Bërnabic, e cila ka thënë se Kurti është gjeneratë e re e politikanëve, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.  

“Po edhe ajo është gjeneratë e re e politikanëve, por uroj që Serbia sa më parë edhe me ndihmën e kryeministres së Serbisë të distancohet nga regjimi i Millosheviqit, i cili i shkaktoi katër luftëra. Sot e asaj dite kemi shumë plagë të hapura prej tyre, përfshirë këtu çështjen e të pagjeturve, por jo vetë,”, u shpreh ai.

LAJMI KRYESOR: Forumi i Prespës- Puthje e përqafime, por ‘tregohen dhëmbët’ për mini-Shengenin/ Provokon Rama: Ne s’po i lutemi BE-së, do fokusohemi në rajon! Nuk jemi të depresionuar, ata po

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti forumi i prespes albin kurti forumi i prespes

Sondazh

Poll
Bota 2 Korrik 2021, 17:09

KOSOVË- 955 zyrtarë publik në Kosovë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë. Gazeta Ekspress shkruan se në mesin e personave që do tu nënshtrohen këtij ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet