LIVE UPDATES
Bota

Kurti për ligjin e konfiskimit të pasurisë: Do të marrë fund epoka ku dominonte parulla “Rroga e vogël, fitimi i madh”

14 Prill 2021, 15:03 Nga DOSJA
Kurti për ligjin e konfiskimit të pasurisë: Do të marrë

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për miratimin e koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë premtuar se do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin si dhe do të konfiskojnë pasurinë në mënyrë të paligjshme.

“Dje kemi filluar pikërisht këtë. Koncept dokumenti që kaluam është hapi i parë drejt ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme, prandaj edhe dua të ju informoj për përmbajtjen e tij, duke filluar nga përkufizimi i pasurisë së paligjshme.

Në kuptimin e ngushtë, pasuria e paligjshme është çdo pasuri që është fituar në rrugë joligjore, por në një përkufizim më të gjerë, pasuri e paligjshme është çdo pasuri e cila nuk arsyetohet. Shembull i tillë është kur pasuria që një person posedon nuk përkon me nivelin e të ardhurave të ligjshme mujore dhe veprimeve tjera të ligjshme”,– ka shkruar Kurti.

Kurti ka theksuar se vetëm në gjashtë vitet e fundit sekuestrimet kapin vlerën e 180 milionë euro, ndërsa konfiskimet vetëm 3.5 milionë euro.

“Vendi ynë është i vogël dhe i varfër por qytetarët tanë janë të ndershëm e të përgjegjshëm dhe duan një shtet të drejtë dhe të barabartë. Shteti juaj me qeverisjen tonë e tuajën duhet t’i jap fund e do t’i jap fund epokës së deritanishme ku dominonte parulla: “Rroga e vogël, fitimi i madh!”,–  ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,
Dje, në mbledhjen e gjashtë të qeverisë kemi miratuar një dokument tejet të rëndësishëm në luftimin e kriminalitetit në vend.
Ka vite e dekada që kemi theksuar e jemi pajtuar të gjithë se korrupsioni në vendin tonë është i lartë dhe i koncentruar te zyrtarë të lartë të qeverisë dhe jo vetëm, se një pjesë e ngushtë e shoqërisë është pasuruar në kurriz të shumicës përmes keqpërdorimit të taksave, zhvatjes e plaçkitjes e shpërdorimit dhe ikjes nga drejtësia.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit ne kemi premtuar se do ta luftojmë korrupsionin dhe krimin dhe do ta konfiskojmë pasurinë e krijuar në mënyrë të paligjshme.
Dje kemi filluar pikërisht këtë. Koncept dokumenti që kaluam është hapi i parë drejt ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme, prandaj edhe dua të ju informoj për përmbajtjen e tij, duke filluar nga përkufizimi i pasurisë së paligjshme.

Në kuptimin e ngushtë, pasuria e paligjshme është çdo pasuri që është fituar në rrugë joligjore, por në një përkufizim më të gjerë, pasuri e paligjshme është çdo pasuri e cila nuk arsyetohet. Shembull i tillë është kur pasuria që një person posedon nuk përkon me nivelin e të ardhurave të ligjshme mujore dhe veprimeve tjera të ligjshme.
Në Kosovë, për më shumë se dy dekada, në masë të madhe ka sunduar paligjshmëria, herë në mungesë të ligjeve e më shumë në mungesë të zbatimit të tyre. Zbrazëtira ligjore dhe jo efikasiteti i organeve të drejtësisë ka krijuar hapësirë për rritje të kriminalitetit dhe një kulturë të pandëshkueshmërisë ku ata që kanë pasur qasje në buxhetin e shtetit e kanë keqpërdorur atë për të përfituar personalisht. Rrjedhimisht shumë zyrtarë të lartë, e të tjerë të mesëm të lidhur me ta, kanë krijuar pasuri marramendëse duke keqpërdorur taksat e qytetarëve.

Deri tani, konfiskimi i pasurisë së paligjshme është rregulluar përmes tre shtyllave: Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë. Korniza ligjore e tanishme parasheh ekzistimin e aktgjykimit dënues si element të domosdoshëm për t’i hapur rrugë konfiskimit të pasurisë. Një praktikë e tillë është konsideruar e padobishme dhe joefikase. Vetëm në gjashtë vitet e fundit sekuestrimet kapin vlerën e 180 milionë Euro, ndërsa konfiskimet vetëm 3.5 milionë Euro. Kurse edhe pas kalimit të më shumë se një viti prej hyrjes në fuqi të Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, ekziston vetëm një rast i identifikuar i zbatimit të tij në praktikë. Vetëm NJË rast.

Ajo që kemi parë është hezitimi i organeve të rendit për të ndjekur pasurinë e paligjshme, aktakuza jo mirë të përgatitura dhe një zvarritje e gjatë e proceseve gjyqësore që ka bërë që shumë lëndë të parashkruhen dhe si rrjedhojë edhe të humbet mundësia për konfiskim.
Me pak fjalë, ajo që kemi deri tash është një kod penal që nuk mjafton, ligje që nuk adresojnë dhe strategji që nuk kanë dhënë rezultat.
Arsyetime kemi dëgjuar mjaftueshëm. Shumëkush është ankuar në shumëçka. Policia në prokurorë, prokurorët në gjykatës, gjykatësit në prokurorë, e politikanët që kanë zhvatur, në fund, ja kanë lënë fajin drejtësisë. Andaj, tash është koha që këto ankesa t’i heqim sepse do t’i heqim pengesat për konfiskim të pasurisë së paligjshme, përmes një ligji të ri.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion