Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kurti: Rritëm pagën minimale me 100 euro, buxheti është më i larti që kemi pasur
13 Prill 2022, 15:29Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se se nga mbledhja e sotme e qeverisë janë miratuar 18 vendime. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka bërë me dije disa nga vendimet e marra, ndër të cilat është edhe rritja e pagës minimale me 100 euro. Gjithashtu është bërë me dije se mbështetja për qytetarët është shtuar me 100 milionë euro. Ndër të tjera Kurti ka shtuar se miratuar buxhetin e rishikuar ku nga 2.75 miliardë euro është rritur në 2.90 miliardë euro.
Postimi i Plotë:
Në mbledhjen e 69-të të Qeverisë miratuam 18 vendime, në mesin e të cilave: – Rritëm pagën minimale për të gjithë në 264 euro, nga 130 euro e 170 euro sa ishte. Pra, po e rrisim për 103% pagën minimale për punonjësit nën 35 vjeç, e për 55% për ata deri në 65 vjeç. – Shtuam mbështetjen për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë veta apo praktikisht secila familje e Republikës sonë.
– Me qëllim të sigurimit të furnizimit me produkte bazë, ndaluam përkohësisht eksportin e produkteve themelore agroushqimore. – Miratuam buxhetin e rishikuar, të rritur nga 2.75 në 2.90 miliardë euro. Falë performancës së shkëlqyer ekonomike, ky buxhet është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë. Kabineti ynë qeveritar është i përkushtuar për t’u dalë në krah qytetarëve, e më së shumti atyre të cilët kanë më së shumti nevojë.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FINLANDË- Qeveria finlandeze paraqiti një raport të mërkurën në parlamentin e vendit mbi ndryshimet themelore të sigurisë që kanë ndodhur pas pushtimit rus...
RUSI– Kremlini i është përgjigjur kërkesës së Ukrainës për të shkëmbyer politikanin e kapur Viktor Medvedchuk me ukrainasit që mbahen në Rusi.Kremlini ka ...
UKRAINË– Të paktën 1,892 civilë janë vrarë dhe 2,558 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt, sipas Kombeve të Bashkuara.Numri i v...
AUSTRI– Kancelari austriak Karl Nehammer tha se ndërprerja e gazit rus tani nuk është e mundur dhe se Bashkimi Evropian duhet të shikojë sanksionet që dëm...
UKRAINË- Në ditët kur forcat ruse u larguan nga rajoni Sumy në Ukrainën verilindore, autoritetet thanë se një numër në rritje trupash janë zbuluar.“K...
ZVICËR- Zvicra ka miratuar raundin e fundit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, në dritën e agresionit të vazhdueshëm ushtarak të Rusis...
UKRAINË- Të paktën shtatë persona u plagosën në një sulm me raketa ruse që dëmtoi një bllok apartamentesh në Cherkasy në rajonin Donetsk.“Taktika kry...
UKRAINË- Pamje të pabesueshme janë publikuar ku tregohet momenti kur një tank rus tenton të hedhë në erë një objekt të ukrainasve por përfundoi duke shkatë...