Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Politike
28 Prill 2021, 18:47Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Me anë të një oistimi në Facebook, Kurti ka është shprehur se Kosova dhe Shqipëria nuk bëjnë dot pa njera-tjetrën dhe ka uruar që të shtohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kurti gjithashtu ka shkruar se institucionet në Shqipëri duhet që të sqarojnë çdo paqartësi dhe se e drejta e votës nuk duhet t’i preket askujt.
Postimi i plotë:
Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies. Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese. Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku.
Urimi i Kurtit për Ramën ka ardhur dy ditë nga shpallja e rezultatit në KQZ, ku PS fitoi 74 mandate.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka paralajmëruar të gjithë numëruesit dhe komisionerët të cilët përfshihen në tjetërsime votash. Në një sta...
LIBRAZHD– Numërimi i votave për kandidatët është mbyllur në bashkin e Librazhdit. Nga të dhënat e ndjekura hap pas hapi nga Dosja.al rezulton se më i votu...
POGRADEC– Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme. Dosja.al ka mësuar se mjeti është përfshurë nga flakët duke qenë i parkuar pranë një karbura...
TIRANË– Ambasadori Italian Fabrizio Bucci ka përshëndetur zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri duke uruar edhe kryeministrin Edi Rama për fitoren. Në n...
DURRËS– Në KZAZ-në numër 20 në Durrës është pezulluar puna për numërimin e votave për kandidatët. Dosja.al ka mësuar se prej orësh numëruesit kanë br...
TIRANË– Ambasadori britanik Duncan Norman ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e një mandate të tretë. Në një deklaratë zyrtare, Norman shkrua...
TIRANË– Myslim Murrizi, kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare ka depozituar një kërkesë në KQZ për të marrë filmimet e KZAZ-ve në qarqet ku ka...
TIRANË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë në vend që çdo ankesë dhe denoncim për shitblerje votash të trajto...
SHKODËR– Numërimi i votave për kandidatë ka përfunduar në tre bashki në qarkun e Shkodrës, Vaun e Dejës, Fushë-Arrëz dhe Pukës. Nga të dhënat e monit...