LIVE UPDATES
Editorial

Kush e fitoi luftën e heshtur me Komunitetin Musliman?

2 Mars 2019, 14:55 Nga DOSJA
Kush e fitoi luftën e heshtur me Komunitetin Musliman?

Tërheqja e papritur e Skënder Bruçajt nga kandidimi për kreun e Komunitetit Musliman, u komentua si presion i Presidentit të Turqisë Erdogan, që prej kohësh kërkon të marrë kontrollin e komunitetit në Shqipëri. Tërheqja në fakt, ishte një veprim taktik, për të shpëtuar luftën që po përgatitej me ndihmën e Qeverisë dhe mekanizmave që ka nën kontroll.

Prej disa javësh, disa eksponentë të maxhorancës, Erion Veliaj dhe Taulant Balla, u angazhuan për të marrë kontrollin në Komunitetin Musliman, duke mbështetur kandidaturën e Ylli Gurrës.

Po kush është Ylli Gurra?

Imami i Tiranës, ish – gulenist, është rreshtuar jo vetëm në krah të erdoganistëve, por edhe në krah të maxhorancës.

Me deklarata dhe me shfaqje në publik, ai e ndihmoi Erion Veliajn në momentin më të vështirë, kur akuzohej për vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Ylli Gurra në fakt nuk e ka përfunduar shkollën fetare. E la për të vazhduar studimet për Sociologji në Tiranë, për t’iu kthyer përsëri fesë.

Ky ishte edhe mekanizmi që pengoi Ylli Gurrën që të merrte nën kontroll Komunitetin Musliman Shqiptarë.

Ashtu si një politikan karriere tipik shqiptar, Ylli Gurra u mundua të luajë kartën e “njeriut të amerikanëve” ndërsa postoi në rrjetin e tij social një grup fotosh me në krye atë me ish-ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ndërsa mbillnin një pemë.

Shpërthimi i tij pas përmbylljes së votimit, Ylli Gurra shpërtheu në akuza ndaj procesit duke konsideruar votimin “kapje të institucionit” nga grupi i gylenistëve që veprojnë prej kohësh në rradhët e Komunitetit Musliman Shqiptar.

“Kryetari i KMSH-së, nuk mund të zgjidhet nga mekanizma okult”-deklaroi prerë Gurra pasi mësoi se ishte humbës në proces. 

Një titullar në 5, nuk bëri asgjë në komunitet, humbje të tëra pronësish qoftë nga qendra e kryeqytetit duke përjashtuar myftininë e Tiranës. Kemi një faturim mbi komunitetin të barrëve që nuk i takojnë”-vazhdoi sulmin e tij Gurra ndaj ish kreut të KMSH-së, Skënder Bruçaj me të cilin në vitet e fundit ai e kishte ndërprerë thuajse krejtësisht komunikimin e tij.

Pse kjo ftohje mes KMSH-së dhe kryemyftiut të Tiranës Ylli Gurra?

Me fillimin e krizës mes Erdogan dhe KMSH, ku më pas u angazhua edhe qeveria shqiptare, Ylli Gurra u bë zëdhënës i këtyre tentativave dhe me protagonizmine tij, arriti të jetë kandidati kryesor i dyshes Erdogan-Rama për të marrë në dorë drejtimin e Komunitetit Musliman.

Mekanizmi shtetëror në mbështetje të Gurrës

Nga denoncimet e imamëve, në mbështetje të tij ishtë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, që, duke u justifikuar më mbrojtjen e sigurisë kombëtare, u përfshi në një proces që nuk i takonte.

Agjentët e SHISH dhe më pas edhe politikanët dhe pushtetarët lokalë të PS, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan, bënë një luftë të ashpër që Brucaj të humbiste në favor të Ylli Gurrës.

Dalja në skenë e Bujar Spahiut, në fillim u mendua si një lëvizje taktike për të përçarë votat për kandidatin e erdoganistëve, por, me rritjen e presionit, u pa si një rrugëdalje.

Brucaj duhet të largohej për shkak të ekspozimit. Bujar Spahiu ishte njeriu i duhur për të shmangur luftën. Deklarata e Bruçajt, nuk e fshehu mbështetjen për Spahiun.

Pavarësisht se i uroi të gjithë kandidatët, pavarësisht se nuk përmendi emra, në rreshta theksohej: për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë.

Me këto fjalë, Bruçaj përjashtoi veten dhe Gurrën, që nuk e ka arsimin ne Universitetet më të mira Islame dhe zgjodhi Spahiun, pa e përmendur, duke shmangur një përplasje që mund të kishte pasoja për komunitetin më të madh fetar në vend.

Konkluzioni i këtij votimi që e fshehu tensionin nën qilimat e lutjeve, gjithsesi është i pakënaqshëm për erdoganistët dhe socialistët. Ata nuk e morën dot në kontroll Komunitetin Musliman, ndërsa Xhamia e Namazgjasë po përfundon dhe vetë donator Erdogan, duhet të vijë të presë shiritin.

Në kuptimin politik, ky ishte një dështim i Edi Ramës, edhe në raport me Komunitetin Musliman, edhe në raport me vëllain e madh Erdogan.

Kryetari i ri i KMSH-së Bujar Spahiu…

Prej disa vitesh nën.kryetar i KMSH-së, Bujar Spahiu ka patur një profil të ulët, por jo të paangazhuar në rolin e tij si i tillë.

Bujar Spahiu, kishte ndër të tjera avantazhin e rëndësishëm për një kryetar të KMSH-së që Ylli Gurra nuk e kishte.

Kjo sepse kryetari i ri i KMSH-së ka përfunduar studimet për teologji në universitetin e “Ez’herit” në Egjipt duke u specializuar në “tefsir” (komentim-interpretim Kurani).

Spahiu nuk u ndal thuajse fare tek rivalët e tij në garë ndërsa mesazhet ti kryesore ishin:

“Nën lidershipin tim KMSH-së do të ruajë traditën e parardhësve të mi. KMSH do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe mirëkuptimin fetar. KMSH do të vazhdoj të luftojë cdo lloj shfaqje ekstremizimi”.

Në 5 vitet e ardhshme, Bujar Spahiu do të drejtojë Komunitetin më të madh të besimtarëve në vend me sfida delikate në një Shqipëri që lëkundet si përherë mes lindjes dhe perëndimit, por për aq sa informacioni ka mbërritur në DOSJA.al, ishte perëndimi që pa tek Bujar Spahiu njeriun intelokutor me besimtarin musliman shqiptar.

“Betohem në emër të Allahut, se do të vazhdoj me besnikëri e përkushtim urdhrat e Islamit, do të punoj me ndërgjegje të plotë islame për lartësimin e fesë së Allahut, do të zbatoj me përpikmëri Statutin dhe Rregulloren e Komunitetit Mysliman, dhe do të punoj me ngulm për forcimin e ndjenjës kombëtare e atdhedashurisë ndër myslimanët e Republikës së Shqipërisë. Allahu më ndihmoftë!”- ishte lutja dhe betimi i Bujar Spahiut pasi mori votëbesimin e anëtarëve të KMSH-së si Kryetar.

Pak më vonë, rivali i tij Ylli Gurra përmendi “Zotin” si term gjatë ligjërimit të tij të mbushur me mllef ndaj procesit zgjedhor.

Bujar Spahiu e ka fituar simpatinë e tij në raport edhe me faktin e thjeshtë se në artikulimin e tij ai nuk e ka për kompleks të përdorë “Allahun xh.h” në artikulimin e tij si klerik, kompleks që Ylli Gurra e ka shumë të theksuar në përditëshmërin e tij si kryemyftiu i Tiranës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial erdoganizmi ne shqiperi gara per kreun e kmsh ndikimi i erdoganit qëndrimi i ndërkombëtarëve skënder bruçaj ylli gurra erdoganizmi ne shqiperi gara per kreun e kmsh ndikimi i erdoganit qëndrimi i ndërkombëtarëve skënder bruçaj ylli gurra

Sondazh

Poll
Editorial 24 Shkurt 2019, 12:00

Bekimi i OSBE për blerjen e votave

Robert Wilton, nuk do të kishte fituar protagonizmin e dy ditëve të fundit kurrë me një deklaratë serioze, diplomatike, sic i takon një zyrtari të OSBE. Me spor...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion