LIVE UPDATES
Sport

Kush e futi “Kalin e Trojës” te Partizani?! Zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të Tiranës…

21 Shkurt 2022, 15:25 Nga DOSJA
Kush e futi “Kalin e Trojës” te Partizani?! Zgjedhjet për

TIRANE – Zhurmë, aludime, gjykata, prokurorë, kërcënime, kjo është atmosfera e krijuar para zgjedhjeve të 2 marsit për kreun e ardhshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit. Duket si një luftë, ku secili nga aktorët kërkon dhe tenton të marrë copën e tij. Edhe pse në gjithë këtë “mish-mash” është statuti i Federatës Shqiptare të Futbollit që rregullon dhe vendos për zgjedhjet, në Shqipëri njerëz të ndryshëm me pushtet duan të bëjnë vetë ligjin dhe maliqin.

Në datën 24 janar u mbajt Asambleja e Përgjithshme për Shoqatën Rajonale të Tiranës. Gjithë klubet i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit duke çuar delegatët e tyre në ditën e zgjedhjeve. Kjo Asamble ishte përcaktuar sipas statutit 20 ditë më parë që do të zhvillohej në orën 15:00 në selinë e FSHF-së pranë “Parkut Olimpik”. Deri këtu gjithçka duket në rregull, por ajo që ndodh më pas është realisht për të vënë duart në kokë.

Sekretari i Përgjithshëm në përfundim të analizës faktike ka konstatuar se në Asamble do të ishin të pranishëm 67 delegatë. Në datën 24.01.2022 ora 15:00, SHRF Tiranë ka organizuar Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të saj, në selinë e shoqatës, me adresë: rruga “Liman Kaba”, Tiranë, sipas Njoftimit të kryer për të gjithë anëtarët e kësaj shoqate dhe në përfundim është miratuar rendi i ditës, duke miratuar buxheti i shoqatës, zgjedhja e delegatëve që do të përfaqësojnë Shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe zgjedhjen si Kryetar të SHRF Tiranë të z. Krenar Alimehmeti.

Asambleja e Përgjithshme e SHRF Tiranë, në praninë e Noterit Publik, ka mbajtur “Procesverbalin e Mbledhjes së Përgjithshme të Anëtarëve”, të datës 24.01.2022, në të cilin pasqyrohen saktë numri i anëtarëve të pranishëm, që ishin 41 anëtarë me të drejtë vote, të cilët kishin të drejtë të drejtë të përfaqësoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të SHRF Tiranë me 67 delegatë, në varësi të numrit të lojtarëve të regjistruar për secilin anëtar.

Mirëpo një pjesë e delegatëve u larguan nga kjo Asamble me pretendimin se ajo ishte ndërprerë. Siç rezulton nga vendimi i marrë pas votimeve e depozituar në gjykatë, punimet kanë vijuar normalisht pa ata që u larguan pa dhënë një shpjegim. Gjithashtu asnjëri nga delegatët që nuk preferuan të qëndronin për Asamblenë e Tiranës nuk pati asnjë ankimim me shkrim 10 ditë përpara siç e përcakton qartë statuti.

Megjithatë delegatët e larguar janë spostuar disa metra më tutje. Mësohet se në orën 19:00 në “Parkun Olimpik” është mbajtur një Asamble e ashtëquajtur e tillë . Me 34 përqind të aksioneve, Bashkia Tiranë shprehte pretendimin se ishte përfaqësuese e klubit “KF Tirana” në këtë Asamble. Delegatët e pranishëm kanë thënë se Asambleja e mëparshme ishte ndërprerë dhe donin të vijonin këtë të orës 19:00. Kjo në mënyrë krejt ilegjitime dhe kundër statutit. Jo vetëm ata që kanë njohur juridike, por çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë e di mjaft mirë se në një shoqëri aksionere, të drejtën për të marrë vendimi e ka aksionieri me më shumë aksione. Në rastin e klubit të Tiranës, Refik Halili është zotërues i 66 përqind të aksioneve. Kësisoj, është presidenti ai që ka vendosur që përfaqësues të klubit për Asamblenë e Thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit të ishin tre emra të njohur.

Klubi i Futbollit Tirana Sh.a., nëpërmjet Autorizimit nr. 314/1 prot., datë 28.12.2021, të lëshuar nga përfaqësuesi ligjor, Administratori i saj Refik Halili, ka autorizuar me tagra të plota përfaqësimi, 3 (tre) delegatët: Fatjon Muhameti, Ergys Sora dhe Eranjo Isaj, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me klubin Partizani. I regjistruar si subjekt juridik, Partizani SH.A, sikurse Tirana kishte depozituar në muajin dhjetor përgjigjen kundrejt Federatës Shqiptare të Futbollit për delegatët që do të përfaqësonin klubin e kuq. Nga rrethanat e faktit dhe provat shkresore rezulton se presidenti i Klubit të Futbollit Partizani Sh.a., në respektim të rregullores dhe të statutit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, ka lëshuar Autorizimin e datës 28.12.2021, për 3 (tre) delegatët: Marko Pelinxhi, Ilir Bozhiqi, Ylli Shehu, të cilët do të përfaqësonin dhe votonin Klubin e Futbollit Partizani Sh.a. në Asamble, ashtu siç dhe rezulton se kanë vepruar. Ky autorizim është protokolluar rregullisht pranë zyrave të SHRF Tiranë, në datën 02.01.2022, në përputhje me detyrimin statutor për dërgimin e këtij akti, të paktën 20 ditë përpara datës së caktuar për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHRF Tiranë. Mbi çfarë provash gjykata në atë vendimmarrje ka konstatuar se Klubi i Futbollit Partizani Sh.a. përfaqësohet nga personi i cili paraqitet si përfaqësues ligjor i këtij anëtari në orën 19:00 të datës 24.01.2022 dhe që ka të drejtë për të përfaqësuar Klubin Partizani në Asamblenë e Përgjithshme? Ndoshta këtë përgjigje mund ta japë vetëm gjyqtari Arian Aliaj, i cili ka pranuar vendimin e datës 24.01.2022. Edhe pse është njohur me statutin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, ai ka vepruar kundër saj duke thyer çdo nen të statutit të SHRFT. Dikush ka dalë kundër dëshirës së Gaz Demit për përfaqësuesit e klubit Partizani.

Siç e cekëm më lart gjyqtari që ka pranuar për depozitim Vendimin e datës 24.01.2022 ora 19:00,  pretendon se ka konstatuar se kush janë anëtarët e kësaj shoqate si dhe pjesëmarrja ka qenë më shumë se 50%. Ky fakt nuk është aspak i vërtetë pasi janë lejuar persona të tjerë të marrin atributet e dikujt tjetër, të marra sipas procedurave ligjore.  Gjyqtari nuk ka kryer verifikimin e anëtarëve të kësaj shoqate, nuk është njohur me listën e delegatëve me të drejtë vote si dhe nuk ka identifikuar atributet e gjithsecilit prej tyre që kanë firmosur në procesverbalin e datës 24.01.2022.

Legjislacioni shqiptar e parashikon qartë dhe saktë se organizatat jofitimprurëse janë tërësisht të pavararura nga shteti. Konkretisht neni 6 për organizatat jofitimprurëse shkruan: ““Organizatat jofitimprurëse e ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore”.

Të njëjtën qasje ka edhe neni 7 që me siguri gjyqtari në fjalë e njeh mirë, por në këtë rast ka vepruar ndryshe. “Organet shtetërore nuk ndërhyjnë në veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse”.

Gjykata gjithashtu duhet të kishte shqyrtuar dhe Ligjin për Sportin që thekson se të gjitha institucionet që kanë aksione në klube futbolli, duhet t’i kishin shitur sa më parë. Neni 22 për “Kapitalin Shtetëror” parashikon:

Institucionet publike qendrore dhe vendore, që, kanë në zotërim aksione të shoqërive tregtare sportive, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji i nxjerrin atë në shitje në përputhjet me rregullat dhe procedurat e parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Pas kalimit të këtij afati institucionet publike qendrore dhe vendore nuk mund të zotërojnë aksione të shoqërive tregtare sportive.

Nëse në përfundim të periudhës një vjeçare, aksionet e zotëruara nga institucionet publike në shoqëritë tregtare nuk shiten, këto të fundit marrin formën sipas përcaktimeve të nenit 21 të këtij ligji.

Nga faktet e paraqitura më lart dhe argumentet juridike rezulton se mbledhja e orës 19:00 e datës 24.01.2022 është tërësisht ilegjitime dhe në kundërshtim me statutin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Ndërsa rezulton se Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, është mbledhur rregullisht, në përputhje të plotë me Statutin e kësaj shoqate, duke zhvilluar punimet e saj po kaq rregullisht, në datën 24.01.2022, ora 15:00. Në atë mbledhje, pasi janë paraqitur, në përputhje me Statutin dhe aktet e autorizimit të secilit anëtar, po kaq në përputhje me afatin statutor, 65 delegatë, të cilët përfaqësonin 41 anëtarët e SHRFT-së.

Pas debateve të pasqyruara në Procesverbalin e Mbledhjes së Përgjithshme të Anëtarëve të datës 24.01.2022 dhe ora 15:00, konstatohet se janë larguar nga mbledhja 18 delegatë dhe kanë vijuar rregullisht mbledhjen plot 47 kandidatë, të cilët në këtë numër, përfaqësonin jo vetëm shumicën, pra mbi 50% e anëtarëve me të drejtë vote, por edhe mbi 2/3 e tyre. Ajo mbledhje Asambleje, ka prodhuar po kaq në përputhje me Statutin e SHFRT-së, plot 11 vendime, të votuara dhe të miratuara nga ana e delegatëve të pranishëm. Asambleja në këto kushte, pasi ka ezauruar rendin e saj, ka deklaruar të përfunduara punimet.

Pretendimi i personave të mbledhur 4 orë më vonë, në orën 19:00 të datës 24.01.2022, se mbledhja e orës 15:00 nuk ishte zhvilluar, ishte ndërprerë dhe ata ishin duke vijuar po atë mbledhje është i papranueshëm dhe në kundërshtim flagrant me statutin e SHRFT-së. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pikërisht për Asamblenë e zhvilluar në orën 15:00, pra ligjërisht e njeh atë pasi organet e drejtësisë po verifikojnë punën e bërë nga kryesuesit dhe delegatët e pranishëm. Natyrshëm lind pyetja: Si mund të njohë Gjykata e Tiranës një tjetër Asamble kur paralelisht Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime për pretendimet e ngritura për parregullsi në atë të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranës? Nëse nuk njihet dhe punimet janë ndërprerë, si mund të ketë një vendim për hetim të mëtejshëm? Ndoshta përgjigja e vetme është, organet e drejtësisë janë ende në Shqipëri, ndërsa futbolli shqiptar ka arritur të shkelë dhe të bëhet pjesë e arenës europiane…

Te klubi i futbollit i Partizani dikush ka tentuar të fusë “Kalin e Trojës”, megjithatë ligji dhe fakti e kanë sprapsur duke e lënë thjesht në kuadrin e dëshirave dhe ëndrrave. Sakaq te Tirana legjislacioni shqiptar e rregullon mjaft mirë dhe thjeshtë duke përcaktuar qartë se kush është aksionieri kryesor dhe se si politika kategorikisht duhet të qëndrojë larg sportit.

(Marrë nga Newsport.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja rajonale e tirtanes asambleja tiranes drejtori i përgjithshëm i partizanit drejtuesja e klubit tirana asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja rajonale e tirtanes asambleja tiranes drejtori i përgjithshëm i partizanit drejtuesja e klubit tirana

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë