Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– “Ai që nuk e respekton kodin e ‘Omertës’, do të ekzekutohet”. Ky ishte një rregull i prerë për grupin e djemve të “Kompania Bello” që u shkatërrua sot në një operacion ndërkombëtar. Mësohet se të gjithë anëtarët e këtij grupi, që sot ranë në pranga, zbatonin kodin e “Omertës” që nënkuptonte heshtjen e çdo të bashkëpunëtori.
Kush guxonte të nxirrte sekretet e grupit, pasi të arrestohej e priste vetëm vdekja.
Por çfarë është fjala Omerta dhe nga rrjedh?
Omertà është një qëndrim popullor dhe kod nderi, i zakonshëm në zonat e Italisë së Jugut, të tilla si Siçilia, Kalabria dhe Campania, ku organizatat kriminale si Mafia, ‘Ndrangheta dhe Camorra janë të forta. Një përkufizim më i zakonshëm i kësaj fjale është “kodi i heshtjes”.
Omertà nënkupton “ndalimin kategorik të bashkëpunimit me autoritetet shtetërore ose mbështetjen në shërbimet e tij, edhe kur dikush ka qenë viktimë e një krimi”. Edhe nëse dikush dënohet për një krim që nuk e ka kryer, ai supozohet të vuajë dënimin pa i dhënë policisë ndonjë informacion në lidhje me kriminelin e vërtetë, edhe nëse ai kriminel nuk ka asnjë lidhje me vetë Mafien. Brenda kulturës mafioze, thyerja e Omertà-së dënohet me vdekje.
Kodi u miratua nga Sicilianët shumë kohë para shfaqjes së Cosa Nostra.
Fjalë për fjalë, fjala përkthehet “burrëri” dhe nënkupton se nuk je ‘burrë’ kur bashkëpunon me drejtësinë kundër mafias.
“Ju kurrë nuk duhet të nxirrni sekretet e kësaj shoqërie, duke respektuar traditën e lashtë të Omertà-së. Dënimi për shkeljen e këtij ligji është vdekja,”- thoshte Michael Corleone (Marlon Brando) pjesë e filmit të njohur “The Godfather” (Il Padrino).
Kështu, frymëzuar nga grupet më të vjetra dhe të sofistikuar kriminalë, Eldi Dizdari dhe Dritan Rexhepi, dy kokat e kartelit të parë shqiptar që u shkatërrua, ishin të qartë me bashkëpunëtorët e tyre. Nuk dimë të themi nëse ka ndonjë anëtar të këtij grupi që mund të jetë bërë shembull, për t’u treguar të tjerëve që kodi i heshtjes nuk ishte vetëm një fjalë për ta….
Tashmë, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, pritet që të ekstradohet drejt Italisë, në Romë. Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Koka e tij ishte pikërisht Dizdari, i cili merrte drogën e siguruar nga Dritan Rexhepi (që ndodhet në burg në Ekuador) dhe e shpërndante. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë. Po ashtu, janë arrestuar edhe 20 persona jashtë vendit, 5 prej të cilëve janë shqiptarë. Të arrestuar ka edhe në Shqipëri, ku 5 persona, pjesë e kartelit që në vendin tonë njihej si “Kompania Bello”, ranë në prangat e policisë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- Dy pedagogë në Universitetin e Vlorës kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Mësohet se pedagogët janë nga departamenti i Shëndetit Publikë dhe...
VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.Mësohet se drejtuesi i mjetit...
TIRANË– Nuk ka të ndalur saga e mashtrimeve financiare, të kryera nga Ilda Kërkapi, e afërmja e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Kërkap...
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Policia e Dubait ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin ‘Los Blancos’, ku në pranga kanë përfunduar dhjetra persona, mes tyre dhe...
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, koka e kartelit të parë të drogës që u shkatërrua sot në kuadër të një operac...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Mësohet se betejën me pandeminë e kanë humbur: ...
DIMAL– Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj ka reaguar në lidhje me protestën që prindërit dhe nxënësit e shkollës ‘Llambri Mile’ në fshatin Ciflik mbajtën...
TIRANË- Goditja e kartelit të parë të kokainës në Shqipëri tregon sesi grupet shqiptare të trafikut të drogës janë modernizuar dhe perfeksionuar. Burime pë...
TIRANE– Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme gjashtë shtetas për vepra të ndryshme penale.3 burra janë vënë në pranga pasi kanë dhunuar nënën, mot...
TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Berat ditën e sotme. Dosja.al mëson se Besmir Domnori, Denis Skutina, Ranko Thanasi, Saimir Grenasi, janë katër...