U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
Politike
Kush është Artur Bushi, si u afrua me Ramën dhe si e fitoi garën me Rrahman Rrajën
12 Maj 2019, 14:43Nga DOSJA
TIRANË- Artur Bushi është kryetar i Bashkisë Krujë prej gushtit të 2015. Lindi ne Thumanë më 17 janar 1975. Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Arif Ali Sula” në Mamurras, ku spikati si nxënës i dalluar dhe me ambicie, merr rrugët e emigracionit. Pas disa vitesh kthehet në Shqipëri, me një barrë akuzash që vinin nga Italia, por që në Shqipëri nuk u hetuan kurrë.
Me një plan të qartë për të ardhmen u diplomua për Histori në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që iu afrua politikës. Lidhjet e ngushta me Edi Ramën e bënë që në 2011 të bëhet kryetar I Komunës Thumanë dhe në 2013 të hyjë në listën e deputetëve të Durrësit në 2013. Qëndroi vetëm 2 vjet në parlament, pasi, në mesin e debatit për dekriminalizimin, u shkëput për të kandiduar në zgjedhjet vendore.
Ishte menduar për Rrahman Rrajën, vendi i kryetarit të Bashkisë së Krujës, por ishte zgjidhja e Ramës, që të shkonte Bushi dhe Rraja ta fillonte integrimin në PS, si nënkryetar bashkie.
Kështu u bë, pas 2 vjetësh si nënkryetar, Rraja u bë deputet, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga ambicia për Bashkinë. Gjithçka po shkonte mirë deri kur rasti “Xhisiela”, i prishi të gjitha, për fatin e mirë të Bushit. Rikonfirmimi i Bushit, është kështu edhe meritë e Emiljano Nuhut, oficerit të policisë që denoncoi familjen Rraja.
(Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, është përplasur me gazetarin Erion Skëndaj duke ironizuar pyetjen e tij. Rama teska po fliste me gazerët dhe u pyet nga Erio...
TIRANË- I pyetur për dosjet 184 dhe 339/1, Edi Rama e mohoi përsëri përmbajtjen e tyre, megjithëse e pranoi se ka patur një përgjim për blerje votash. Madj...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Lulzim Basha duhet të bëjë hapa pas sa është në kohë.“Kujtoje mesazhin që të ka çuar dikur…. Kujtoje… Një...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka folur nga takimi me gazetarët në lidhje me takimin që ia ka zhvilluar sot me Prokuroren e Përgjithshme, Arta Markun.Rama ...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PD dhe LSI nuk e mundin dot dhe se gjithçka e bëjnë që njerëzit të duken sa më të dëshpëruar.“Hapi rrugë b...
TIRANË- Kryeministri Rama e dënoi atë që ndodhi në banesën e ambasadorit të OSBE Bernd Borschard. “Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE, menjëherë pas n...
Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është solidarizuar me reagimet e Metës për protestat e opozitës. Sipas tij rruga e opozitës është antihistorike.“E...
TIRANË- Kryeministri e akuzoi opozitën se po kërkon destabilizimin e vendit me qëllim ardhjen në pushtet.“Synimi është të vendoset vendi në kushte pamundës...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë, pasi sipas tij Basha nuk do karrige por çdo gjë e...
TIRANË- Kryeministri Edi rama ka deklaruar se nuk i takon qeverisë t’i ndëshkojë protestuesit e opozitës, megjithëse njerëzit e kërkojnë me forcë. “Njerëz ...