LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kush po nxjerr fitime nga pandemia?”/ Boiken Abazi: Zgjidhja do të ishte që në Shqipëri të ishte krijuar një bankë z

18 Prill 2020, 10:39 Nga DOSJA
“Kush po nxjerr fitime nga pandemia?”/ Boiken Abazi: Zgjidhja do

Tiranë- Boiken Abazi, themeluesi i Lëvizjes së Vetëvendosjes me qendër në Shqipëri ka deklaruar së fundmi se një pjesë e mirë e bankave mund t’i kishin shtyrë këstet e kredive për huamarrërist me tre muaj. Por ai sqaron që nëse kreditë nuk do të paguheshin bankat do iu merrnin qytetarëve astetet e tyre, pasi këta të fundit kishin vendosur kolateral.

Sipas tij zgjidhja do të ishte që në Shqipëri të ishte krijuar një bankë zhvillimore dhe do i shtynte bankat private të ulnin normat e interesit, e do të rriste edhe konkurrueshmërinë. Kjo sipas tij do të krijonte edhe lehtësira për huamarrësit.

“Cila do ishte një zgjidhje? Një bankë zhvillimore publike për Shqipërinë, që mund të ishte e ngritur pjesërisht edhe me kapital privat. Nëse do themelohej e funksionalizohej siç duhet, atëherë kjo bankë zhvillimore do kishte potencialin ta rriste efiçiencën e tregut financiar në Shqipëri, duke i shtyrë bankat private të ulnin normat e interesit, e duke rritur konkurrueshmërinë. Një bankë zhvillimore do mundësonte investime të qëndrueshme afatgjata që rrisin punësimin, e do rriste edhe efiçiencën e gjithë kësaj paraje publike që aktualisht po përdoret për t’u siguruar fitime shtesë bankave private në Shqipëri.”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë:

Kush po nxjerr fitime nga pandemia?

Javën e kaluar bankat private të nivelit të dytë në Shqipëri blenë rreth 100 milionë euro nga borxhi i emetuar i qeverisë në tregun e brendshëm, me një normë joshëse interesi në nivelin 1.9% për dy vjet. Siguri më të madhe për fitime se t’i japësh borxh shtetit me interesa të tilla nuk ka. Dy javë më parë, bankat morën 11 miliardë lekë (rreth 89 milion euro) si likuiditet nga buxheti i shtetit në formën e garancisë sovrane, ku bankave ju sigurua së paku 0.5% nga norma e interesit për kreditë që do duhej të jepeshin me interesa që shkonin deri ne 2.85%. M.q.s kjo garanci sovrane nuk funksionoi, në paketën e dytë të qeverisë, që pritet të nisë javën që vjen, bankave do u jepet 150 milion dollarë në formën e garancisë sovrane. Kësaj radhe qeveria do mbulojë edhe koston e interesit që bankat do marrin për çdo kredi.

Vitin e kaluar, 12 bankat private që operojnë në Shqipëri patën 500 milion dollarë të ardhura nga kreditë. Rreth 110 milion dollarë kanë qenë të ardhurat vjet nga komisionet dhe penalitetet për vonesat e shlyerjes së kredive. Pagesat që këto banka kryen vitin e kaluar për depozitat ishin vetëm në vlerën 81 milion dollarë. Prandaj, pas shpenzime të tjera, ato fituan vjet në total rreth 200 milion dollarë në Shqipëri, fitimi i dytë më i lartë i dekadës së fundit. Qartazi në Shqipëri bankat private nuk kanë patur as problem likuiditeti, as problem fitimesh. Megjithatë ato kanë qenë deri tani përfitueset më të mëdhaja të parasë publike nga masat e qeverisë për pandeminë.

Është e vërtetë se një pjesë e mirë e bankave private mund t’i ketë shtyrë këstet e kredive të huamarrësve për tre muaj, sipas udhëzimit të qeverisë. Por mos të harrojmë se ata që i kanë marrë borxh ato pare në bankë kanë vendosur edhe kolateral. Nëse kreditë nuk fillojnë të kthehen, bankat mund të kërkojnë edhe kolateralin – asetet e bizneseve që kanë marrë kredi, apo shtëpitë dhe pronat e qytetarëve.

Cila do ishte një zgjidhje? Një bankë zhvillimore publike për Shqipërinë, që mund të ishte e ngritur pjesërisht edhe me kapital privat. Nëse do themelohej e funksionalizohej siç duhet, atëherë kjo bankë zhvillimore do kishte potencialin ta rriste efiçiencën e tregut financiar në Shqipëri, duke i shtyrë bankat private të ulnin normat e interesit, e duke rritur konkurrueshmërinë. Një bankë zhvillimore do mundësonte investime të qëndrueshme afatgjata që rrisin punësimin, e do rriste edhe efiçiencën e gjithë kësaj paraje publike që aktualisht po përdoret për t’u siguruar fitime shtesë bankave private në Shqipëri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet boiken abazi boiken abazi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet