Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Janë gjobitur disa biznese që kanë rezultuar me kushte skandaloze të gatimit dhe të ruajtjeve të ushqimit. Në njoftimin zyrtar të AKU-së, sqarohet se subjektet e gjobituar janë konstatuar në Lushnjë, Fier dhe Durrës.
Bizeneset u gjobitën me 6.1 milion lekë pasi iu gjetën parregullsi.
“Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatua: ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), si dhe etiketim i parregullt i produkteve”, sqaron AKU.
Njoftimi i AKU-së
Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore në vend dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Nga kontrollet ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore:
Subjekti “Beruze Zeneli” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë” Lushnjë, ushtronte ak tivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit. U evidentuan një sërë produktesh të cilat tregtoheshin përtej afatit të tyre të përdorimit (cajra, koktejl, buding, biskota, amareta, akullore) si dhe produkte të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 2,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 300,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Gjobë” 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Dorjan Gjika” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Artur Bocova” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Shpëtim Turku” me aktivitet “Restorant, produkte mikse” Durrës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në mure dhe tavane kishte prezencë lagështire e myku, frigoriferët dhe dritarja kishin prezencë ndryshku), pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetkontrollit.Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 300,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të planit/manualit të vetkontrollit), si dhe
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve si dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Dosja.al ka mësuar detaje të reja rreth drejtoreshës së Fondacionit “Besa”, brenda të cilit u zbulua skema e mashtrimit dhe mënyra se s...
TIRANË- Shoqata “Çamëria” ka reaguar e zemëruar pas dekorimit të ambasadores greke në Tiranë, Eleni Sourani, me titullin “Kalorës i Urdhërit të Sken...
TIRANË– Zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka publikuar një postim në rrjetet sociae nga vendi ku për një vit jetoi albanologu i mad...
KUKËS– Rruga në urën e Drinit të Zi është bllokuar krejtësisht nga makinat. Një video e dërguar në redaksinë e Dosja.al paraqet një radhë kilometrike të ma...
KUKËS– Një zjarr i madh ka rënë në pyjet në Surroj në Kukës. Dosja.al mëson se flakët kanë nisur në vendin e quajtur si Grykët e Ftohta dhe janë përhapur n...
ITALI– Një grua me origjinë shqiptare ka gjetur bashëshortin e saj të pajetë në shtëpinë e një mikut të tij. Ngjarja ka ndodhur në Castelfidardo të Italis...
DIVJAKË– Një 27-vjeçar dhe një shoku i tij janë arrestuar nga policia e Divjakës pasi kanë rrahur një nga efektivët. Mësohet se personi me inicialet...
GREQI– Një 27-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Greqi pas një aksidenti automobilistik. Mediat vendase shkruajnë se i riu ka ndërruar jetë në orën 12:4...
VLORË- Katër persona kanë rënë në pranga sot në Vlorë, pasi akuzohen se kanë kultivuar bime narkotike të llojit kanabis. Policia e Vlorë ka zhvillaur sot n...
FIER– Një zjarr i madh ka përfshirë sot ullishtet në fshatin Peshtan të Fierit. Sipas informacioneve në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta zjarrëf...