LIVE UPDATES
Politike

KUSHTI/ Besnik Mustafaj zbulon bisedën me Bashën: Jap dorëheqjen, nëse më ndërhyn!

22 Korrik 2020, 17:30 Nga DOSJA
KUSHTI/ Besnik Mustafaj zbulon bisedën me Bashën: Jap dorëheqjen,

Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidaturëve për Deputet në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur më shumë te Këshilli Politik dhe detyra e re që i është besuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Për detyrën e tij të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në listat e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj u shpreh se “Do të jetë një detyrë shumë me përgjegjësi. E kam pranuar me shumë ndershmëri, se nuk ka konflikt interesi. E vlerësoj si fillimi i një tradite, prandaj e quaj të rëndësishme të fillojë mirë. Do bëhet sipas modelit britanik. Lehtësim nga ana jonë është kuadri, që është formuluar qartë nga mbështetësit e kësaj skeme, pra konservatorët britanikë. Kam pas një bisedë me Bashën, ku i kam thënë se nëse shkoj aty, dua të jem përgjegjës për zgjedhjet e mia, pra nuk pranoj ndërhyrje nga lidershipi. Nëse nuk do të funksionojë kështu, unë do të japë dorëheqjen. Unë nuk jam një njeri që bëhem alibi ndaj dikujt tjetër. Unë nuk do të vërtetoj nëse kandidatët kanë pas lidhje me krimin, etj, pasi këto i përkasin Prokurorisë. Por unë do t’i shumë rëndësi standardeve të individit. Kjo do të jetë edhe pjesë e subjektivitetit tim, por unë aty do të jem për të zbatuar frymën”.

Sa i takon Këshillit Politik, Mustafaj tha se nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese para zgjedhjeve, pasi një gjë e tillë rrezikon seriozisht klimën e bisedimeve mes palëve, ndërsa shtoi se opozita e bashkuar pret që të ketë një qëndrim zyrtar nga të gjithë ndërkombëtarët.

“Kthimi te Këshilli Politik i opozitës së bashkuar ishte i panevojshëm. Jemi para zgjedhjeve dhe nuk mund të bëhen ndryshime, aq më tepër në kushte pandemie. Deri tani kemi parë kërkesat e përsëritura të ambsadores amerikane për marrëveshjen e 5 qershorit. Sa i përket listave të hapura, unë jam shprehur pro, por mazhoranca nuk po i shpjegon. Besoj se do të ketë rezistencë brenda PD, brenda lidershipit të PD dhe bazës së kësaj partie, që prej 7 vitesh lufton për të mbajtur gjallë frymën e të djathtës të krijuar që më 1990. Heqja e listave më vete të partive të koalicionit pakëson në mënyrë të dukshme fushatën, pjesëmarrja në votime do të ulet ndjeshëm dhe unë këtë e quaj shumë të rëndë. Le të marrim PR, që në listë më vete ka sjellë 50 mijë vota në rangë vendi. Apo Dash Shehi që ka sjellë shumë më pak. Por, janë ca thërrime, që të bashkuara krijojnë shumicën”, tha Mustafaj.

Si iu duk situata në Kosovë?

Problematikat që ka, duken. Bisedimet që pati Basha me lidershipin e Kosovës ishin shumë të sinqerta, të hapura. Pata mundësi të dëgjoj presidentin Thaci, në cfarë i tha Bashës, Albin Kurtin, kryeministrin Hoti, Vjosa Osmanin, si dhe Haradinajn, Fatmir Limajn, etj. Ishte shumë i rëndësishëm sinqeriteti, qarja e hallit pa vajtim.

A keni një perceptim për masat e marra këtu për pandeminë dhe ajo cfarë patë në Kosovë?

Atje janë shumë më të rrepta. Në pedonalen e Prishtinës nuk shihje asnjë njeri pa maskë, sic ndodh në rrugët e Tiranës. Policia ishte shumë e rreptë, kur shihte dikë që e kishte të varur në gushë maskën, e detyronte ta vinte. Kishte një sjellje më serioze.

Në mbledhjen e Këshillit Politik edhe përfaqësuesi amerikan, cfarë sinjali është ky?

Ata janë raportuesit më të saktë, më të vëmendshëm që ekzistojnë në planet. Ata nuk mund të lënë pa raportuar se cfarë do të ndodhë.

Mendoni se opozita duhet të kthehet tani në Këshillin Politik?

Ne nuk kemi ende një qëndrim të qartë nga BE, Gjermania, nëse e pranojnë apo jo tejkalimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Grupi I CDU ka thënë se nuk e pranon këtë tejkalim. Ne do të presim prononcime të tilla, nuk e dimë cfarë do të ndodhë. Diplomati amerikan që ka shkuar në mbledhje, do të thotë se do të informojë ambasadoren dhe do të ketë qëndrime. Ndryshimet kushtetuese do ta rrezikojnë seriozisht klimën, në të cilën po zhvillohen bisedimet.

Marrë nga BalkanWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besnik mustafaj lulzim basha pd besnik mustafaj lulzim basha pd

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët