LIVE UPDATES
Politike

Kuvend/Kryemadhi: Të integrohemi sa më shpejt në BE, të largojmë Ramën nga Ballkani i Hapur

17 Mars 2022, 15:24 Nga DOSJA
Kuvend/Kryemadhi: Të integrohemi sa më shpejt në BE, të

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi foli në Kuvend për raportin e hartuar për procesin e integrimit europian. Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se raporti përmban më shumë fotografi dhe fjalime dhe i mungon plani i punës. Sipas saj, Shqipëria duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejt, kjo pasi sipas saj do të largonte kryeministrin Edi Rama nga nisma e “Ballkanit të Hapur”.

“Dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme, hapja e negociatave për Shqipërinë dhe ne mund të kemi një rezolutë të përbashkët të të gjithë Parlamentit shqiptar që t’i drejtohemi Parlamentit Europian, t’i drejtohemi të gjitha parlamenteve të tjera të Bashkimit Europian që të hapin sa më shpejt negociatat më Shqipërinë. Sepse sa më shpejt të hapen negociatat për Shqipërinë aq më larg është Ballani i Hapur i kryeministrit tonë. Sepse mendoj që shqiptari në të gjithë historinë vatrën e bukës nuk e ka mbajtur me miellin e serbit por përkundrazi e ka mbajtur me djersën me gjakun dhe shpatullat e tij. Prandaj ky proces nuk duhet kthyer në qesharak nga qeveria, nuk duhet kthyer në një proces që bëhet sa për të kaluar radhën. Procesi i Integrimit europian duhet parë me seriozitet me një gjithëpërfshirje politike jo vetëm politike, edhe të shoqërisë civile edhe të botës akademike,”-tha në fjalën e saj Kryemadhi. 

Fjala e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në Parlament

Në fakt do doja të merresha me raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit sepse tashmë është bërë si kulturë politike që ne në Parlament pavarësisht ligjeve që kemi i fokusohemi politikës së ditës. E lexova me endje raportin e Këshillit të Integrimit Europian sepse roli i Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë procesin e integrimit dua t’ju rikujtoj që në të gjithë procesin e marrjes së statusit kandidat i cili ka ardhur si një rezultat i marrëveshjes së LSI me PS me tre ligjet që u kushtëzuan për t’u votuar para zgjedhjeve të qershorit 2013. Gjë që hapi rrugën marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë në 2014. Për të vazhduar më tej me procesin e Reformës në Drejtësi, me 140 vota që u votua në Parlament e detyruan dhe çuan në rekomandimin e parë pozitiv të komisionit europian në dhjetor të 2016. Për të kaluar më pas në procesin e liberalizimit të vizave në 2010 ku marrëveshja thelbësore e LSI me PD në 2009 kishte në bazë liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Këto janë pika kryesore të cilat dashje pa dashje ne harrojmë t’i përmendim. Në 5 vite të qeverisjes së PS në mënyrë të vetme kemi marrë rekomandime pozitive por vendet anëtare nuk e kanë votuar. Duke pasur parasysh që skepticizmi i vendeve europiane, ne si LSI në janar të 2018 i kemi dërguar një shkresë komisionerit për zgjerimin, komisionerit Hahn që të shikohet dhe t’i jepet prioritet hapjes së negociatave të Shqipërisë, pavarësisht problemeve që ne kemi me dialogun politik dhe shumë probleme të tjera. Dhe sot përsëri vazhdojmë t’i qëndrojmë këtij mendimi dhe qëndrimi që negociatat me Shqipërinë duhet të ishin hapur dje. Problemet tona politike dhe ekonomike ndoshta nuk kanë për të mbaruar kurrë. Kjo ndoshta vjen për shkak të sjelljes sonë politikë për shkak të mungesës së kulturës sonë politike, për shkak të mungesës së dialogut politik, për shkak të varfërisë ekonomike dhe shpirtërore që e kemi dhe e shfaqim. Ata që e kanë shkruar raportin do të ishte më mirë të kishte më pak fotografi. Në këndvështrimin e parë, duket si një projektdetyre e klasave 9-vjeçare. Nuk shikon asgjë, asnjë rekomandim, nuk shikon asnjë konkluzion por shikon procesverbalë ku janë fjalime të mbajtura në Këshillin për Integrimin Europian ose fotografi që tregojnë kush ka dalë më bukur ose kush nuk ka dalë më bukur. Megjithatë kërkoja të gjeja disa rekomandime apo planin e punës, nuk janë. Mendoj që shkolla verore është një projket shumë i mirë e cila ndihmon por nuk e di sa kjo Shkolla Verore ndihmon në përgatitjen e ekspertëve, që do të duhen. Dua të kujtoj që Kroacia kur ka hapur negociatat ka qenë e përgatitur me 10 mijë ekspertë për kushtet e negociomit ndërsa ne sot ekspertë në Këshillin e Integrimit kemi zëvendësministra të cilët janë politikë. Ku në këndvështrimin tonë, Këshilli i Integrimit Europian duhet të përbëhet me ekspertë të mirëfilltë, kryesisht bujqësisë atë që po diskutojmë, që bujqësia është një nga problemet tona kryesore që kemi. Sepse 52% e popullatës që kemi jeton dhe punësohet në bujqësi. Në fakt procesi integrimit për aq njohuri sa kam unë. Mendoj që duhet të rishikohet ndarja në tre degë. Kemi Ministrinë e Jashtme që merret me procesin e integrimit një department atje, nga një ministri ka përfunduar në një departament. Kemi kryenegociatorin që është në Kryeministri i cili pret të informohet nga Ministria e Jashtme nëse informohet. Dhe kemi drejtorinë e IPA-ve që të gjithë e dimë që drejtohet nga Zoti Ilir Beqaj. Kush raporton, ku raportojnë dhe si raportojnë? Çfarë ndodh me procesin e integrimit dhe ku jemi? Nëse happen negociatat, a do të jetë i gatshëm grupi negociator shqiptar për të përballur negociatat me ekspertë të të gjitha fushave në të cilat ne do na duhet? A është e gatshme Shqipëria për këtë proces? Nëse jo. Mendoj se duhet të lëmë ndasitë politike po të inkuadrojmë dhe të ftojmë të gjithë ata ekspertë që sot janë larguar nga Shqipëria. Për shkak të një page më të mirë, për shkak të një sistemi shëndetësor apo arsimor për fëmijët e tyre më të mirë. Në mënyrë të tillë që të kemi mundësinë që të gjithë ata ekspertë shqiptarë të rikthehen në Shqipëri dhe të jenë pjesë e grupit negociator. Mos të bëjmë atë çfarë ndodhi me reformën në drejtësi që morëm ekspertë të huaj të cilat i paguajmë me paga jashtëzakonisht të mëdhaja edhe pse janë para që i përkasin buxhetit të Shqipërisë.

Ajo që dua të theksoj përsëri dhe që është një nga pikat tona më të rëndësishme që ne duhet ta kemi parasysh. Çështja e integrimit europian është një çështje që duhet të na bashkojë të gjithëve pavarësisht pikëpamjeve politike apo dhe qëndrimeve personale. Çështjen e integrimit europian nuk dua ta lidh as me çështjen e inceneratorëve, nuk dua ta lidh as me çmimin e naftës, as me rritjen e çmimeve të ushqimeve apo shume problematikave të tjera sepse këtë do ta shikoja si dashëmirësi për koncesionet. Mjafton që ne të anulojmë koncesionet dhe do të kemi një impakt të menjëhershëm në buxhetin e qytetarëve shqiptarë. Çështja e integrimit europian më shumë do ta shikoja thelbësor përsa i përket integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë. Përafrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian është një nga detyrat kryesore për të gjithë ne këtu. Për aq kohë sa jemi apo dhe do jemi në sallën e parlamentit. Është një nga detyrat tona kryesore sepse është më e pakta që mund t’i japim qytetarëve shqiptarë. Integrimi europian nuk është meritë as e qeverisë as e këtij parlamenti. Në fund të fundit është meritë e shoqërisë shqiptare. Shoqëria shqiptare është më pranë Bashkimit Europian sesa vetë klasa jonë politike. Mjafton të shikosh metodologjinë sesi punojnë bizneset shqiptare dhe metodologjinë sesi punojnë institucionet shtetëore do të shikojmë që diferencat janë shumë të mëdhaja. Prandaj, ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme, hapja e negociatave për Shqipërinë dhe ne mund të kemi një rezolutë të përbashkët të të gjithë Parlamentit shqiptar që t’i drejtohemi Parlamentit Europian, t’i drejtohemi të gjitha parlamenteve të tjera të Bashkimit Europian që të hapin sa më shpejt negociatat më Shqipërinë. Sepse sa më shpejt të hapen negociatat për Shqipërinë aq më larg është Ballani i Hapur i kryeministrit tonë. Sepse mendoj që shqiptari në të gjithë historinë vatrën e bukës nuk e ka mbajtur me miellin e serbit por përkundrazi e ka mbajtur me djersën me gjakun dhe shpatullat e tij. Prandaj ky proces nuk duhet kthyer në qesharak nga qeveria, nuk duhet kthyer në një proces që bëhet sa për të kaluar radhën. Procesi i Integrimit europian duhet parë me seriozitet me një gjithëpërfshirje politike jo vetëm politike, edhe të shoqërisë civile edhe të botës akademike. Në këtë të këshillin e europian të mos përdoret si fasadë reklame politike individuale por të kthehet në një institucion i cili lidh dhe dëgjon atë që qeveria nuk e dëgjon. Nuk ka asgjë të keqe që të gjitha shoqatat e femerëve shqiptarë të thirren në Këshillin Europian të cilat do të jenë ndihmesë. Që me projektet e IPARD-it që projektet e IPARD-it të mos shkojnë për kantina vere që nuk ekzistojnë apo kompani me dy të punësuar por të shkojnë vërtetë për fermerët shqiptarë. Qoftë edhe për të ulur çmimin e naftës apo qoftë edhe për t’i ndihmuar në mënyrë të tillë që produktet shqiptare të mbushin sa më shume tregun shqiptar, shqiptarët të konsumojnë sa më shumë produkte shqiptare dhe ajo që është akoma më e rëndësishme të ndjehemi të pavarur jo vetëm ekonomikisht por edhe politikisht.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi, Braçe-Krifcën: Imputet bujqësore, tregu monopol. Ministrja: Po bëjmë presion

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi seanca plenare 17 mars 2022 monika kryemadhi seanca plenare 17 mars 2022

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit