LIVE UPDATES
Aktualitet

Kuvend/Opozita kërkon llogari për DASH, Xhaçka ndryshe nga Rama: Do e shikojmë! Flet Rakipi

14 Prill 2022, 06:14 Nga DOSJA
Kuvend/Opozita kërkon llogari për DASH, Xhaçka ndryshe nga

TIRANË– Rikthehet Kuvendi për të dytën herë brenda javës! Në nisje të seancës plenare në vendin tonë u miratuan disa ndryshime në Komisione. Pas marrjes së mandatit, Pandeli Majko është zgjedhur anëtar i Komisionit të Jashtëm. Benet Beci do të jetë anëtar në Komisionin për Veprimtaritë prodhuese, ndërsa Etilda Gjonaj anëtare në Komisionin e Jashtëm, duke zëvendësuar Benet Becin. Pas miratimeve të anëtarëve të rinj të Komisioneve, ishte raporti i Departmanetit Amerikan të Shtetit. Po ashtu, me 105 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi miratoi sot projektligjin për letërnjoftimin elektronik.

Po ashtu, ndërsa u vendos edhe ngritja e nënkomisionit për zhvillim të qëndrueshëm me 102 vota pro, 9 kundër dhe 6 abstenim. Gjithashtu u votëbesuan edhe dy anëtarët për pozicionet e Komisionerëve të Avokatit të popullit. Konkretisht me 105 vota pro, Ahmet Prençi u zgjodh komisioner për parandalimin e torturës, çnjerëzimit apo trajtimit poshtërues. Ndërsa Olta Aliaj mori 62 vota pro, ndaj 42 të Neila Pekës, duke u zgjedhur për pozicionin Komisioneri i Avokatit të Popullit për të Drejtat e fëmijëve.

Por veç votimeve, në Kuvend ka pasur edhe debate! Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar maxhorancës të mbajë një qëndrim në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të ish-deputetit socialist, Aqif Rakipi dhe djalit të tij, deputet të PS-së, Orlando Rakipit. Alibeaj tha se nuk bëhet fjalë për përgjegjësi individuale, por për përgjegjësi të të gjithëve, pasi flitet mbi fatin e qeverisjes së shqiptarëve, ndërsa Rakipi fajësoi ish-kryedemokratin Lulzim Basha për vendimin duke njoftuar apelimin e tij, megjithatë nuk e bëri me dije mënyrën sesi do të ndodhte një gjë e tillë. 

Ndërsa debate ka pasur edhe mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Edhe sot, Berisha ka përsëritur akuzat ndaj ministres për pronat e marra në jug të vendit. Por ndryshe nga kryeministri Edi Rama që dje e konsideroi raportin “copy-paste”, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se çdo pikë e raportit do të se shqyrtohet me kujdes çdo vërejtje, për të përmirësuar aspekte të qeverisjes. Po ashtu, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbajtur një interpelancë me deputetin e Partisë Demokratike, Zef Hila lidhur me menaxhimin e qendrës së shërbimeve sociale ‘Besa’ në Barbullush’ të Vaut Të Dejës. Hila tha se fondet e deleguara nga ministria, janë vetëm për punësime abuzive, ndërsa në terren nuk është kryer asnjë inspektim për punën e qendrës sociale dhe shërbimin ndaj personave që duhet të marrin shërbim. Sipas tij, në qendrën sociale janë punësuar 19 punonjës për 22 persona që duhet të marrin shërbim.

RENDI I DITËS:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 11.04.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj kërkuar nga deputeti Zef Hila. ( Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores)

4. Raportimi i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2021. (Neni 31 i ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për Kuadrin Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, i ndryshuar dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës) Paraqitja e raportit nga Kryetari ERRU – jo më shumë se 20 minuta. Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

5. Për miratimin e aktit normativ nr. 2, datë 2.3.2022, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës Komisioni për Sigurine Kombetare Dhënie mendimi për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime

6. Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari. Shprehet komisioni përgjegjës për komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Dhënie mendimi komisioni për Komisioni për Integrimin Europian

7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari . Shprehet komisioni përgjegjës Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

8. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 50 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit si dhe neni 33/1, ligjit nr 8554 date 4.2.1999 “Per Avokatin e Popullit “ I ndryshuar, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

9. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues”. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 50 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit si dhe neni 33/1, ligjit nr 8554 datë 4.2.1999 “Per Avokatin e Popullit” I ndryshuar, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim.

10. Projektvendim “Për miratimin e strukturën, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të punës të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe largimit e përpunimit të ujrave të ndotura (ERRU)”. (Neni 78 i Kushtetutës, ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për Kuadrin Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, i ndryshuar dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

11. Projektvendim per ngritjen e nënkomisionit “Për zhvillim të qëndrueshëm”. (Neni 78 pika 1 të Kushtetutes dhe te neneve 19, pika 2,21, pika 1 dhe nenit 55, pika 1 , të Rregullores së Kuvendit)

12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ME FOTO- Rama ‘influencer’ tek socialistët, Toni Gogu vizaton Pikaçunë në Kuvend

Alibeaj-Felajt: Sa herë je ti, ndodhin incidente! Nuk je e PS në krye të Kuvendit

DEBAT në Kuvend, Bushati kapet me ministren Krifca, zë e foltoren. Felaj-Alibeajt: Uleni!

“Ti ishe me borxhe”, Xhaçka i kthehet Shehajt: S’kam përfituar as një cm tokë nga shteti

VD-Berisha i përgjigjet Spiropalit: Zonja 5 milionëshe! (Qesh Gjylameti e Shalsi)

Biseda telefonike justifikim? Berisha flet në foltore, Basha largohet nga Kuvendi

VD-Berisha zë foltoren! Spiropali: Doktor, pupthi të kërcesh, s’ngjitesh dot në politikë

VD-Berisha: Arsimi ka degraduar, largohen mësues me ekperiencë, vendosen militantë

VIDEO-MOMENTI/ Balla e Mediu kapen mat! Biseda kokë më kokë në Kuvend

Alibeaj:Shumë e qetë seanca, pse s’flisni për raportin? Prisni Ramën të vijë nga SHBA apo..

VD-Rakipi “non grata”, Tabaku: Ka djalin e dhëndrin në parlament

Salianji:Rama prapë s’vjen! Policia s’kap dot kriminelët, legalizmi i kanabis me referendum

Raporti i DASH, Ahmetaj: Manual i rëndësishëm pune, nuk nxitohemi si opozita

VD-Tabaku i përgjigjet Ramës: Raporti është copy paste pasi korrupsioni është copy-paste

‘Të shkojmë bashkë te Qendra’/ Hila- Manastirliut: Tërhiqe fjalimin, keni akorduar fonde

Interpelanca/ Hila: Mashtroni për Qendrën ‘Besa’. Manastirliu: Ju kemi mbështetur

Ndryshime në Komisione! Kuvendi voton ‘pro’, Majko, Gjonaj dhe Beci me poste të reja

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kuvend seanca plenare 14 prill 2022 kuvend seanca plenare 14 prill 2022

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion