Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Rama: Të pasurit do paguajnë më shumë. Rikthehet Basha, Berisha: Ndëshkoni kryeministrin
31 Mars 2022, 06:57Nga DOSJA
TIRANË– Senaca plenare e këtij 31 marsi është zhvilluar mes debateve të forta. Arrestimi i Alqi Bllakos u zhvendos në sallë dhe shkaktoi sherr mes Jorida Tabakut, Elisa Spiropalit e Arben Ahmetaj. Tabaku u shpreh se SPAK zbuloi aferën e inceneratorëve vetë falë Komisionit Hetimor të drejtuar prej saj dhe se qeveria duhet të kërkonte ndjesë. Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali tha se ajo është puna e reformës në drejtësi që u kundërshtua me forcë nga PD. Ahmetaj i akuzoi se tha se PD po sillet si inkuizitor populist. Debate për të njëjtën çështje pati edhe mes Ulsi Manjës e Dashnor Sulës. Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila, ka thirrur në interpelancë ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën. Hila tha se fermerët në qarkun Shkodër janë pa asnjë mbështetje dhe ngriti problemin se kultivuesit e duhanit ku tha se ato po detyrohen të nënshtrohen tek grumbullimet. Krifca tha se në Shkodër kultivimi i duhanit është informal dhe bëhet pa kontratë duke u shitur ne treg të lire.
Kryeministri Edi Rama mori fjalën dhe foli për fermerët. Ai tha se paketa e Rezistencës Sociale i ndihmon fermerët me naftë. Me tona ultimatum, Rama tha se sa të jetë ai në qeveri nuk do të hiqet taksa e naftës. Përsa i përket krizës energjetike, Rama tha se Ministria e Ekonomisë po zhvillon një studim për familjet e pasura që të paguajnë më shumë. Nga ana tjetër, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk u lejua që të fliste në foltore. Jashtë Kuvendit ai kërkoi që të bëhej një rezolutë për të dënuar aktin e kryeministrit Rama, refeeruar ‘dënimit’ që i dha një ditë më parë gazetares Ambrozia Meta. Basha sot u shaq në Kuvend, për herë të parë si deputet që nga momenti që dha dorëheqjen si kryetar i PD.
Në nisje të seancës, Partia Demokratike kërkoi futjen në rend dite seancën dëgjimore me kandidaturën e tyre për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho. Kjo u kundërshtua nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS, por më pas u miratua. Sot u shpall gjithashtu edhe vakanca për Alqi Bllakon. Pjesë e seancës së sotme pelanare ishte edhe votimi i Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli si anëtar të Këshillit Mbikqyres të Bankës së Shqipërisë, të cilët morën votat e mjaftueshme për të marrë dritën jeshile. Ahmetaj mori 80 vota pro, ndërkohë që Angjeli mori 92 vota pro. Gjithashtu sot u miratua Paketa e Rezistencës Sociale për përballimin e pasojave të krizës me 77 vota pro.
Luftar Reçi është ndoshta i dënuari për veprën e rëndë të vrasjes, me më shumë letra ndaj Prokurorisë, prej shumë vitesh, që kërkon të shkëmbejë kujtesën...
MALLAKASTËR- Një mjet tip Rulot me targa të huaja ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Poçem në Mallakastër, duke bërë që dy turistë skocezë, burr...
TIRANË– Shqipëria është një vend prodhues i naftës dhe në të kaluarën arrinte të përpunonte një pjesë të saj në vend, duke plotësuar disa nevoja në t...
ITALI- Shtatë persona janë vënë në prangat e policisë italiane, ndër to edhe shqiptarë të cilët prej muajsh ishin vënë nën hetim për trafik të lëndëve narkotike...
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masat e sigurisë për trte personat e arrestuar për inceneratorin e E...
TIRANË- Mbërrin në Policinë e Tiranës urdhri i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për arrestimin e ish-deputetit të Pa...