“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Kuvendi, Braçe-Krifcës: Imputet bujqësore, tregu monopol. Deputetet: Të integrohemi në BE!
17 Mars 2022, 07:52Nga DOSJA
TIRANË– Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Seanca e sotme plenare ka nisur me debate pasi ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi përfshirjen në rendin e ditës së interpelancën me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e krizës në vend. Por ndryshimi i rendit të ditës u refuzua me shumicë të votave.
Më pas, seanca vijoi me dy interpelancat e kërkuara nga deputeti Erion Braçe me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, lidhur me projektin për vaditjen e zonës sëDivjakës dhe masat mbështetëse përmes fondeve të programit të Zhvillimit Rural 2022. Sipas tij, projekti i vaditjes ende nuk ishte realizuar, ndërsa diskutoi gjatë edhe lidhur me rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore. Braçe tha se çmimet e inputeve janë shtrenjtuar me tre herë dhe rritja në faturë, sipas tij, nuk vjen vetëm për shkak të krizës së përgjithshme të çmimeve të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Sipas tij, tregu po dominohet nga 2-3 kompani që zotërojnë 95-98 për qind të tregtisë së një produkti, që sipas tij kanë krijuar monopol.
Ministrja Krifca u përgjigj duke thënë se bujqësia është vënë në pozicion të vështirë prej rritjes së çmimeve të inputeve. Ndërsa shtoi se Ministria është në kontakte të vazhdueshme me aktorët e këtij sektori, importues dhe prodhues, duke i paralajmëruar për masa nëse vazhdojnë dhe abuzojnë me çmimet në treg. Po ashtu, si ndihmë për fermerët, ministrja përmendi paketën e ndihmës për naftën. Ajo tha se në skemën për marrjen e naftës falas kanë aplikuar deri më tani mbi 23 mijë fermerë, me një vlerë totale mbi 7 mln litra naftë.
Në seancën e sotme është diskutuar edhe lufta në Ukrainë si dhe rëndësia e integrimit të Shqipërisë në BE. Të gjithë deputetet deklaruan se vendi duhet të integrohet sa më shpejt në BE. Kryemadhi në fjalën e saj shtoi se duhet të largohemi nga Ballkani i Hapur. Kritika për Serbinë kishte edhe Taulant Balla, i cili i bëri thirrje që të vendos se kë anë do mbajë të demokracisë apo të Rusisë.
DURRËS- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë. Nga përplasja i lënduar ka mbetur dr...
Pavarësisht se Drejtori i Agjensisë se Kadastrës Artan Lame ka deklaruar se nxjerr sistematikisht vendime që supozohet të zgjidhin problematikat e pronësisë për...
Nga Edmond HoxhajKolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 17 mars të pranojë të gjitha provat e dorëzuara nga gjyqtari i Apelit të Tiranës,...
TIRANË- Borxhi nga operatorit të shpërndarjes së energjisë ka arritur në vlerën e 4.76 miliard lekëve. Të dhënat e entit rregullator bëjnë me dije se kjo ë...
FIER- Kujdestari ligjor i një 14-vjeçare në Fier është shpallur në kërkim nga policia. Kjo pasi ai ka detyruar të miturën që të lypte në rrugë.Mësohet se...
ITALI- Me flokët e mbledhura brenda një kapuçi, e me një shami për të mbuluar fytyrën, teksa Policia e shoqëron në godinën e Komisariatit, Elsa Lila fute...
TIRANË– Ministria e Kulturës ka reaguar lidhur me veprat e vjedhura të artit të gjetura në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, Ministria ka bërë me dije ...
TIRANË- Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit. Në mbledhjen e sotme, “Rregull...