LIVE UPDATES
Politike

Debate të forta dhe akuza/ Kuvendi miraton me 97 vota Kodin e ri Zgjedhor, Rama: Meta takohet skutave me trafikantët e OFL-së

5 Tetor 2020, 06:38 Nga DOSJA
Debate të forta dhe akuza/ Kuvendi miraton me 97 vota Kodin e ri Zgjedhor,

TIRANË–Kuvendi ka miratuar me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deri më tani janë marrë 97 vota, nga 84 që duheshin për miratim, dhe Kodi konsiderohet tashmë i miratuar. Seanca plenare po vijon dhe pritet të zhvillohet edhe me votimin për anëtarët dhe kryetarin e Komisionit të Ri të Zgjedhjeve. Votimi provoi edhe njëherë përçarjen e Opozitës së Re.

Votimi u zhvillua gjatë një seancë të nxehtë plenare të mbushur me debate mos opozitës parlamentare dhe maxhorancës, dhe u përmbyll me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi drejtpërdrejtë presidentin Ilir Meta, si të lidhur me ‘shënjestrat e Operacionit Forca e Ligjit’.  “SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. T’i harrojë Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL, po nuk i shkon e PS dhe popullin shqiptar”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu akuzoi edhe opozitën parlamentare, si një grupim që nuk ka asnjë mundësi për të marrë vota në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit. Rama foli për partitë e vogla, të cilat i cilësoi si ‘shantazhiere dhe pengmarrëse’. Kryeministri foli edhe për akuzat që i bëhen shpesh herë si ‘diktator’.Imagjinoni dot Saliun të propozonte Erion Braçen si kryetar KQZ-je”, tha Rama referuar propozimit nga Partia Socialiste të emrit të Ilir Rusmajlit në krye të KQZ. Rama tha se PS është treguar qytetare dhe bashkëpunuese në këtë proces.

Kryeministri komentoi edhe indirekt sherrin mes Damian Gjiknurit dhe Halit Valterit. Rama tha se opozita nervozohet dhe bëhet e papërmbajtur se ai “ju thyen kockat” atyre me oratorinë dhe gjuhen prej politikani, ndërsa opozita në Kuvend me gjuhen prej rrugaçësh thyen vetëm themelet e bashkëjetesës dhe edukatës elementare.

Por si erdhi seanca deri në këtë moment?

Debati nisi me kërkesën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe fjalimin e deputetit Lefter Maliqi. Maliqi, tha se seanca e sotme është një seancë turpi dhe shtoi se nëse në zgjedhjet e ardhshme fiton PS-ja do të largohet përfundimisht nga politika.

Pas tij, në foltore u ngjit deputetja Rudina Hajdari, ndërsa në të njëjtën kohë, jashtë dyerve të Kuvendit, deputeti Halit Valteri ishte gati për një përleshje me përfaqësuesin e PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri. Është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës dhe shoferit të Damian Gjiknurit, që dy deputetët të ndaheshin. Pas sherrit, Valteri akuzoi Gjiknurin se e kishte kërcënuar në telefon, ndërsa deputeti socialist e quajti Valterin “një aksident të historisë”.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e “shkundi” mikrofonin teksa po fliste në Kuvend. Deputetja kërkoi ndërprerjen e seancës plenare dhe tërheqjen e maxhorancës nga votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Me bllokimin që i bëri Rudina Hajdari foltores, seanca u ndërpre me 15 minuta dhe rinisi sërish. Për shkak të bllokimit të foltores nga Hajdari, deputetët kanë folur nga vendi. Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në seancë dhe u ul krah Bashkim Finos për të biseduar me të, dhe më pas Rama mbajti fjalën nga karrigia e kryeministrit. Se cili do të jetë rezultati pas miratimit të Kodit Zgjedhor, kjo mbetet për t’u parë.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020 kuvendi i shqiperise ndryshimet ne kodin zgjedhor seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll
Politike 5 Tetor 2020, 11:38

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat me Presidentin Ilir Meta, edhe jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë. Përpara mediave, Rama u shpreh ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet