LIVE UPDATES
Politike

KUVENDI/ Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare, PS: Mbledhjet të mbahen online, PD kundërshton! Shehu propozon bojko

23 Shtator 2021, 06:36 Nga DOSJA
KUVENDI/ Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare, PS: Mbledhjet

TIRANË– Seanca e sotme parlamentare nisi me 30 minuta vonesë për shkak të debateve që u zhvilluan në konferencën e kryetarëve ku u dikskutua për mënyrën se si do të mbahen mbledhjen e Komisioneve parlamentare. Vendimi i marrë gjatë mbledhjes, i propozuar nga maxhoranca për zhvillimin e mbledhjes së komisioneve parlamentare online, solli debate edhe në sallë. Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj mori fjalën në nisje të seancës së Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar që të hidhet poshtë vendimi që u mor gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Rushaj tha se vendimi që mbledhjet të zhvillohen online është i paligjshëm e se duhet të hidhet poshtë. Mendimin e tij e mbështetën dhe deputetët e Opozitës, Jorida Tabaku e Enkelejd Alibeaj, të cilët thanë se një vit më parë, mbledhjet online u zhvilluan duke qenë deputetët në kafe e plazhe si dhe duke mos pasur idenë se për çfarë votohej. Ndërsa Tritan Sehu propozoi që të bojkotoheshin mbledhjet nëse zhvillohen online.

Këto debate u zhvendosën jashtë sallës së Kuvendit, ku Balla tha se brenda një afati kohor ende të pacaktuar, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të jenë të gjithë të vaksinuar kundër COVID-19, në të kundërtën nuk do të lejohen që të futen në parlament. Kreu i grupit parlamentar tha se për këtë gjë ka gjetur dakordësinë e opozitës dhe është miratuar me vota unanime. Balla është shprehur gjithashtu se maxhoranca ka rënë dakort me Opozitën që nga tetë, numri i Komisioneve Parlamentare të shkojë në 12. Në një prononcim për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Balla tha se mbledhjet përgjithësisht do të zhvillohen online për shkak të pandemisë, por kur të ketë gjëra me rëndësi, do të mblidhen edhe fizikisht, por me kushtin që të gjithë deputetët të jenë të vaksinuar. I pyetur se kur jemi në një periudhë pandemie, përse është lejuar inagurimi i TKOB-së dhe Festa e Birrës, Balla shtoi se ‘tollumbaci’ nuk duhet të fryhet kot dhe se shqetësimi i tyre i vërtetë në fakt ka qenë se kush do ta mabnte këngën, referuar debatit për këngëtarin serb, Goran Bregoviç.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Balla tha se janë të përcaktuara nga ekspertë ligjorë dhe se kanë gjithashtu mbështetjen e Opozitës për këtë gjë. Përsa i përket votës së Opozitës për këto ndryshime, Balla shtoi me siguri se vota e PD-së do të jetë pro, duke parë se gjëja më e mirë është që Reforma në Drejtësi të shkojë përpara. I pyetur se çfarë janë të gatshëm socialistët që t’i japin Lulzim Bashës në këmbim të votës, Balla tha se ky nuk është një pazar ‘merr e jep’, por që PD-ja do bindet vetë për të dhënë votën, duke parë që gjëja më e mirë është që Reforma në Drejtësi të shkojë përpara.

Jashtë Kuvendit foli edhe Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Ai mohoi deklaratën e Tritan Shehut për bojkot. Bardhi u shpreh se vendimi që u mor ishte antikushtetues dhe po bëhet në mënyrë që t’i mbyllet ‘goja’ opozitës. Sipas tij, ky vendim i qeverisë shmang llogaridhënien e kësaj të fundit për aktet korruptive që janë në Kuvend. I pyetur për një bashkëpunim me maxhorancën, Bardhi zgjodhi që t’i shmangej përgjigjes duke u përqëndruar në zhvillimet e fundit politike që lidhen me komisionet. Ndërsa përsa i përket urdhrit që secili nga deputetët duhet të jetë i vaksinuar, sekretari i PD-së deklaroi se opozita është e gatshme që ti nënshtrohet të gjitha rregullave që mbrojnë jetën dhe Kuvendin.

EMRAT:

Komisioni për Çështjet Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Grupi i PS: Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Damian Gjiknuri, Jurgis Çyrbja, Saimir Hasalla, Toni Gogu, Xhemal Qefaliaj, Gerta Duraku, Denis Deliu, Eduart Ndreca, Gledis Çeliku.

Grupi i PD: Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Typi Çupi, Saimir Korreshi, Greta Bardeli, Dashnor Sulaj, Elda Hoti, Bledion Nallbati, Fatmir Mediu,

Komisioni për Integrimin Evropian

Grupi i PS: Taulant Balla, Blendi Klosi, Bujar Çela, Ornaldo Rakipi, Etien Xhafaj, Mimi Kodheli, Lavdrim Krashi, Erisa Xhixho.

Grupi i PD: Edi Paloka, Luçiano Boçi, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Belind Kellici, Tomor Alizoti.

Komisioni për Politikën e Jashtme

Grupi i PS: Hatixhe Konomi, Lavdrim Krashi, Arqi Bllako, Benet Beci, Blendi Klosi, Petro Koci, Besjan Ajazi, Klodiana Spahiu.

Grupi i PD: Grida Duma, Kreshnik Çollaku, Shpërtim Idrizi, Tritan Shehu, Belind Këlliçi.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seance plenare 23 shtator 2021 kuvendi i shqiperise seance plenare 23 shtator 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet