LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ky emision s’duhet të dalë, mos i hyni më gjatë”, biznesmeni në Korçë legalizoi 3 objekte që s’ishin ndërt

9 Korrik 2020, 05:33 Nga DOSJA
“Ky emision s’duhet të dalë, mos i hyni më

KORÇË-Në momentin që gazetarët po interesoheshin në ambientet e Bashkisë së Korçës nëse kompleksi kishte apo jo leje ndërtimi, Arben Rreli u kërkon takim në një kafene përballë bashkisë.

Biznesmeni u kërkoi gazetarëve të “Fiks Fare” që “emisioni s’duhet të dalë”. Ai tha se janë bërë disa ndërtime në objekt, të cilat janë vetëm punime të brendshme dhe të jashtme. Por, në momentin që gazetarët e pyetën se ndërtimet janë disa kate, me beton, llaç e tulla, ai tha se “mirë është që mos të më ngacmoni”. “Edhe murin poshtë e kam si pronë. Ky muri këtu që është muri mbajtës, çatia është element që merret edhe nga neni 6, 7, që e ka marrë. Edhe çati bona unë atje” tha ai, ndërsa më pas pohoi se ka bërë punime me konstruksion metalik.

“Është e mira mos me e ngacmu, a e kupton? Mos i hyni më gjatë, mos i hyni më gjatë. Ç’ke ti, ç’ke. E di kur është hap ajo? Nuk ka mbushur muajin” thotë ai, ndërsa vijoi se “mirë është mos me e ngacmu, se të gjithëve iu merret fryma, e kupton. Mua më tremb klientin. Domethënë, jam një biznes që jam hapur 1 muaj. Dhe ta pomposh që tani ti, është me bë vdekjen. Dëmin që më bën për momentin është shumë madhor. Ky emision s’duhet të dali” tha ai.

Krahas ndërtimit pa leje në Korçë, Fiks Fare siguroi një dosje nga Prokuroria e Tiranës për z.Arben Rreli, i cili kishte bërë vetë deklarime për të legalizuar 3 objekte që as nuk ishin ndërtuar. Sipas një dokumenti që ka arritur ta sigurojë emisioni Fiks Fare, Prokuroria e Tiranës e ka proceduar biznesmenin, së bashku me disa ish zyrtarë të lartë të ALUIZNI-t. Në dokument thuhet se këta persona i kanë legalizuar z.Rreli tre objekte që nuk kanë ekzistuar fare. Pra, janë legalizuar para se ato të ndërtoheshin! Prokuroria e Tiranës e ka marrë nën hetim biznesmenin e ndërtimin Arben Reli. Nga hetimi ka rezultuar se biznesmeni Reli ka përdorur dy emrat e djemve të tij për të bërë vetë deklarimin në zyrën e ALUIZNI-it dhe më pas ka vijuar procedurat në kundërshtim të hapur të ligjit dhe rregullores, për legalizimin e objekteve që në fakt nuk ekzistonin fare në terren.

Hetuesve iu deshën 2 vjet për të zbuluar këto shkelje, ku rezultoi se në agjencinë e ALUIZNI-t, “Tirana Rurale”, ka shkelje në procedurën e subjekteve vetë deklarues Anri Arben Reli dhe Esli Arben Reli, por edhe personave të tjerë. Në këtë dokument zyrtar të Prokurorisë së Tiranës thuhet se “janë pajisur me leje legalizimi 3 objekte, të cilat në kohën e dorëzimit të dokumentacionit nga subjekti vetë deklarues për legalizim, nuk kanë qenë të ndërtuara fare”. Provat e prokurorisë janë fotot ajrore të territorit, ku rezultoi se godinat nuk kanë qenë të ndërtuara deri më 27 qershor 2014. Në fund, akuza konkludoi se leja e legalizimit “në emër të vetë deklaruesve A.Arben Reli, E.Arben Reli dhe Arben Rreli”, është dhënë në shpërdorim të hapur të detyrës.

Prokuroria ka faktuar një tjetër shkelje të biznesmenit Arben Rreli. Në këtë dokument të akuzës rezulton se z.Rreli ka legalizuar një lokal në zonën e ish-bllokut. Por, në dokumentet e ALUIZNI-t, kjo leje legalizimi nuk figuron në librin e protokollit të këtij institucioni. Madje, nuk rezulton as deklarata e z.Rreli. Prokuroria ka faktuar se nga verifikimi në terren, ka rezultuar se ky objekt ishte prishur pasi nuk plotësonte kushtet për legalizim!

Fiks Fare do të vijojë të investigojë edhe një tjetër falsifikim të rëndë që ka kryer z.Arben Rreli dhe noterja Margena Çela, sërish për “Morava Resort”, investigim të cilin do e transmetojmë në ditët në vijim.

Marrë nga Top Channel 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “morava resort” arben rreli “morava resort” arben rreli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para