"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Ky është korrupsion”/ Rama iu përvishet Drejtorëve të Policisë: Mbushet deti me gur në Sarandë dhe s’shkon një p
14 Maj 2021, 10:30Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sot për ndërtimet pa leje duke iu bërë thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që të jenë të vëmendshëm për të kontrolluar të gjitha ndërtimet e palejuara në zonat bregdetare. Kryeministri mori si shembull bregdetin e Sarandës, ku siç tha ai, mbushet deti me gurë dhe nuk ka shkuar asnjë efektiv policie, as për ta pyetur se çfarë po ndodhte. Kryeministri tha se ky është kryekëput korrupsion.
PJESË NGA FJALA E EDI RAMËS:
Është e pamundur që një ndërtim pa leje, një ndërhyrje në det në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara por në mes të qytetit. Të ndërhyhet në det, të mbushet me gurë deti dhe kjo të ndodhi pa vajtur këmbë polici për të thënë: Ej ca janë këto gurë që po hedh në det. Pastaj të vijë puna deri tek unë, dhe pasi ndërhyjë unë për 24 orë të patrohet ajo, kjo është e papranueshme. Domethënë u bëka. Atëherë pse nuk është bërë. Kush e mban përgjegjësinë që sështë bërë. Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetëveten dhe nuk duhet të lejojë që 1, 7, 12, 40 individë të njollosin reputacionin e saj dhe të shtetit.
Kjo nuk është as indiferencë as mungesë aftësi, kjo nuk është absolutisht asgjë tjetër përvecse korrupsion. Nuk ka asnjë emër tjetër kjo. Kjo është korrupsion në kurriz të një dynjaje të tërë. Si u hidhkan gurë në gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe nuk i shef njeri. Nga vijnë këto gurë? E nga kalojnë për të shkuar atje, si mbushet një det i tërë për të bërë prita e mole, e këtu nuk i shihka njeri. Ndërkohë avllinë e dikujt në firifistun e kap polici. Këto ndodhin para gjithë dynjasë. Dhe natyrisht ndodhin aty ku interesat janë shumë të mëdha. Se interesat nuk janë shumë të mëdha atje në firifistun. Se një familje po ndërton me kursimet e saj një mur. Dakord jam unë, por nuk duhet të fillojë atje dhe të mbetet atje. Të fillojë njëherë këtu poshtë e pastaj të shkojmë atje.
Është e turpshme kjo, sëkëlldisëse. I kam kërkuar ministrit, që bashkë me drejtorin e përgjithshëm, drejtorin e IKMT, ministrin e Turizimit të hartohet dhe të niset operacion nga Velipoja deri në Ksamil. Dhe tani, jo në mesin e verës kur të vijën turistët. Tani. Pa asnjë tolerancë dhe jo duke shkuar te ndërtime që janë bërë para 20 vitesh. Kulmi i kulmit që nuk duhet ta lejojë më Policia e Shtetit gjallë është, prishet gjëja nga shteti, me shpenzimet e shtetit dhe pastrohet nga shteti. Kjo nuk duhet lejuar më. Ligji ëhstë i qartë fare, ata që e kanë bërë duhet të përballojnë dhe kostot e pastrimit. Nëse nuk e bëjnë kanë dhe kostot e tjera që duhet t’i kenë në kurriz.
(f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri, ka treguar disa prova nga manipulimet e votave në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, VV...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të tregohen vigjilentë në ndërtimet pa leje që bëhen në bregdet. Gjatë një mbledh...
TIRANË – Shqipëria ka marrë zyrtarisht Presidencën 1-vjeçare të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, e cila fillon nga data 1 qershor 2021. Ministrja pë...
TIRANË- Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, është mbledhur sot për herë të dytë, ku është miratuar plani i h...
FIER– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Përpara mbështetësve të tij, Basha përsëriti ed...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Konservatore, të Kujtim Gjuzit për pavlefshmëri të zgjedhjeve vendore të 3...
TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Përfaqësuesi i PD-së në KAS tha se PS-ja e mori mandatin e 5-të me 7...
TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka deklaruar se ai vetë do të largohet nga politika nëse pas ankesdave që ka d...
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Socialiste për Integrim Altin Kaziaj ka renditur shkeljet që sipas tij janë kryer gjatë procesit të votimit dhe numë...