LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ky është shqetësimi ynë”/ Intervistë me eurodeputetin gjerman për çeljen e negociatave, Gahler: Të paktën

29 Tetor 2020, 15:21 Nga DOSJA
“Ky është shqetësimi ynë”/ Intervistë me

BRUKSEL- Eurodeputeti gjerman, Michel Gahler ka folur në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut mbi kushtet që këto dy vende duhet që të plotësojnë në mënyrë që të hapen negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë me gazetaren e “ABC news” në Bruksel, Erisa Zykaj ai është shprehur BE nuk do të heqë dorë nga 15 kushtet që i ka vendosur Shqipërisë. Ai u shpreh se të paktën duhet që 6 kushte të jenë të përmbushura ndërsa të tjerat të jenë vënë në zbatim.

Gahler gjithashtu foli në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor në Shqipëri ku theksoi se Parlanemti dhe Qeveria Rama duhet që të presin mendimin e Komisionit të Venecias. Fusha elektorale është një çështje shume e rëndesishme tha ai dhe këto ndryshime duhet që të bëhen me koncensusin e të gjitha palëve.

Intervista e plotë:

Erisa Zykaj: Pas aprovimit të rekomandimeve të Tonino Picula mbi zgjerimin, a i përmbahet Parlamenti Europian plotësimit të 15 kushteve para konferencës së pare ndërqeveritare me Shqipërinë ?

Michael Gahler, eurodeputet gjerman, EPP

Siç është përmendur në raportin tonë dhe referuar konkluzioneve të Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian të 25 marsit, ne kemi renditur qartë 15 kushte. Ne nuk kemi arsye, që të heqim dorë nga këto kushte, por presim përmbushjen e tyre. Disa prej kushteve duhet të plotësohen tërësisht, disa të tjera duhet së paku të fillojnë të zbatohen. Procesi i reformave në disa fusha duhet së paku të ketë filluar. Mendoj, se nuk është një koinçidencë që reforma elektorale është e para në listën e konkluzioneve të Këshillit të ministrave dhe gjithashtu edhe për Parlamentin Europian dhe kjo duhet të vendoset me një konsensus të gjerë.

Erisa Zykaj: 2. Si e vlerësoni raportin e progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë? A përbëjnë ndryshimet e njëanshme të kodit zgjedhor nga qeveria shqiptare dhe mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese pengesa reale për miratimin nga shtetet anëtare të kornizës negociuese për Shqipërinë?

Michael Gahler, eurodeputet gjerman, EPP

Përshtypja ime është që ka një shqetësim shumë të madh lidhur me ndryshimet kushtetuese në kodin elektoral. Do të thoja, që ne kemi përpara një shans të fundit për këtë. Pas refuzimit nga presidenti Meta të draftit të ndryshimeve në kodin zgjedhor, presidenti e ktheu mbrapsht dhe kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo bën pjesë te praktikat e mira e mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe vende të tjera, ku Komisioni i Venecias njihet për kontributin e vlefshëm dhe udhëzimet e tij. Duhet të pritet opinioni i Komisionit të Venecias dhe jo të nxitohet në mënyrë unilaterale.

Erisa Zykaj: Në 5 tetor, ju keni bëtë një deklaratë në Twitter, duke thënë që përmes ndryshimeve të njëanshme, kryeministri Edi Rama po pengon perspektivën europiane të vendit dhe kjo mund të shtyjë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në.

Michael Gahler, eurodeputet gjerman, EPP

“Po, ky është shqetësimi ynë. Ju e dini, që opinioni publik në Bashkimin Europian nuk është aq i favorshëm për zgjerimin e kësaj organizate në përgjithësi. Kur bëhet fjalë për ne si parti popullore europiane dhe shumicën e grupimeve politike në Bashkimin Europian, ne duam që të ecim përpara me zgjerimin. Por kjo duhet të mbështetet nga vetë shtetet aspirante. Shpresoj, që pengesa e fundit që ka Maqedonia e Veriut të kapërcehet në kohë, në mënyrë që të fillojmë negociatat e anëtarësimit. Shpresoj, që çështja e reformës elektorale në Shqipëri që është një çështje e ndjeshme dhe që kërkon konsensus në çdo vend, të zgjidhet. Mundësia që krijohet për të pasur opinionin e Komisionit të Venecias duhet përdorur sa më mirë të jetë e mundur. Nëse gjërat bëhen me nxitim, kjo do të shtyjë të gjithë procesin. Qytetarët e Shqipërisë nuk e meritojnë këtë”.

Erisa Zykaj: Aktualisht, në draftin e presidencës gjermane lidhur me kuadrin negociues për Shqipërinë, mirëpritet aprovimi i reformës elektorale të 5 qershorit, por kërkohet që të vazhdojë dialogu politik mbi reformën, si dhe zbatimi i reformës, duke përfshirë këtu edhe financimin e partive. A do tê thotë kjo që duhen pritur zgjedhjet e pêrgjithshme tê prillit të 2021 për të parë zbatimin e reformës ?

Michael Gahler, eurodeputet gjerman, EPP

“Zbatimi i reformës bëhet përmes respektimit të ligjit dhe respektimit të dakortësisë mbi reformën. Nëse prishet konsensusi që u arrit në qershor për reformën zgjedhore gjatë zbatimit të saj, atëherë këtu ngrihen dyshime në shtetet anêtare, por edhe në Parlamentin Europian. Ne dëshirojmë, që të pritet dhe të ndiqet opinioni i Komisionit të Venecias. Kjo klimë politike armiqësore nuk i shërben aspak vendit për avancimin e tij në rrugën europiane. Nuk ka rêndësi se kush fillon armiqêsitë, kush vepron dhe kush reagon. Opinioni ynë publik do informohet pêr situatën dhe do thotë: “Ua, a është ky një vend që ne dëshirojmë që ta mirëspresim në gjirin tonë? Ne duam që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit të jenë në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE. Por duhen dy partnerë për të kërcyer tangon, Për Shqipërinë, ne ju referuam në fillim 15 kushteve, prej të cilave së paku një kusht duhet të kishte filluar të zbatohej. Kjo nuk është vetëm në kuadrin e kushtêzimit të Këshillit të ministrave, por për t’u anëtarësuar në BE.”

Erisa Zykaj: Ka një paqartësi lidhur me kushtëzimin për Shqipërinë. Komisioni Europian thote ka 6 kushte para hapjes zyrtare të negociatave, Parlamenti Europian thotë 15 kushte dhe Këshilli i ministrave grupon po ashtu kushtet bashkë. Në mendimin tuaj, a duhen plotêsuar 6 apo 15 kushte për hapjen zyrtare të negociatave ?

Michael Gahler, eurodeputet gjerman, EPP

“ Të paktën të plotësohen 6 të parat. Ato duhet patjetër të plotësohen dhe aty përfshihet reforma elaktorale. Ne nuk e kemi përpiluar këtë listë për t’u zbavitur. E kemi shumë seriozisht zbatimin e tyre. Në gjirin e 15 kushteve, gjashtë të parat janë kyçe, ndërkohë që për të tjerat kërkohet fillimi i zbatimit të tyre, jo zbatimi i plotë. Panorama politike në vendet apsirante apo vendet tona nuk është asnjëherë bardh e zi dhe nuk është se njëra palë ka të drejtë dhe tjetra gabohet, ata që janë në qeveri këtë rradhë, do jenë në opozitë më pas dhe anasjelltas. Forcat politike duhet të jenë të bashkuara për integrimin europian, me një platformë, qëllim, angazhim dhe destinacion të pêrbashkët. Qytetarët presin këtë. Nëse qasja e forcave politike përqëndrohet mbi betejat politike, avantazhet e momentit, kjo nuk është rruga e duhur për t’ia arritur. Në të gjitha vendet, është qeveria që është interlokutorja, ajo që është pêrgjegjêse për trajtimin e çështjeve,për zgjidhjen e tyre dhe për adresimin e kërkesave. Ne i bëjmë apel kryeministrit që të lerë gjërat në rrjedhën e tyre dhe kjo përfshin detyrimisht pritjen për opinionin e Komisionit të Venecias”.

Erisa Zykaj: Kohët e fundit, më shumë se tre shtete anëtare kanë theksuar rëndësinë e krijimit të një gjurme provash solide në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sa të rëndësishme janë këto çështje për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë?

Michael Gahler, eurodeputet gjerman, EPP

“ Nuk është se kjo qasje nuk bazohet në fakte. Ne jemi dëshmitarë që vendi po kthehet në një farë mase në një qendër për shpërndarjen e drogës, por gjithashtu edhe të prodhimit të saj. Eshtë në interesin e vetë vendit, që të provojë me evidencë, që po lufton kundër të gjitha këtyre fenomeneve dhe që shqetësimet e shteteve anëtare për këtë po trajtohen. Lidhjet e caktuara me këto rrjete bëhen të njohura sapo ato ndodhin. Nuk është diçka e vogël, është një shqetësim i vërtetë dhe duhet trajtuar me forcë, me seriozitet dhe përmes rezultateve konkrete”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kodi zgjedhor michel gahler negociatat e shqiperise me be kodi zgjedhor michel gahler negociatat e shqiperise me be

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje