Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Laçi-Egnatia paqe midis tyre, Kastrioti fiton sfidën e mbijetesës me Skënderbeun (VIDEO)…
3 Mars 2022, 15:18Nga DOSJA
TIRANE – Në mesditë, u zhvilluar dy nga sfidat e javës së 23-të të Abissnet Superiores. Kurbinasit e Laçit pas 90+5 minutash nënshkruan një barazim 0-0 me rrogozhinasit e Egnatias, ndërsa krutanët e Kastriotit mposhtën 1-0 me korçarët e Skënderbeut, duke fituar një sfidë mbijetese.
Laçi-Egnatia 0-0
Laçi bëri një hap fals në fushën e tij, pa qenë në gjendje të kapërcejnë, rezistencën e Egnatias, të cilët mesa duket, janë kthyer një skuadër e vështirë për kurbinasit. Edhe pse skuadra e Josës goditi tri herë shtyllat dhe e diktoi përgjithësisht lojën, në veprimet e bardhezinjve lacianë, mungonte qetësia dhe pragmatizmi i tyre, duke dëshmuar pasojat psikologjike të humbjes 4-1 ndaj Tiranës në “Air Albania”. Ndërkohë, Egnatia mori një pikë të çmuar, ku edhe me pak fat, u ngjit në kuotën e 23 pikë, duke u pozicionuar në vendin e shtatë.
Kastrioti-Skënderbeu 1-0
Majftoi autogoli i Dwumfour në minutën e 27-të të takimit, që skuadra e Kastriotit të fitonte në stadiumin e Kamzës 1-0 dhe të merrte një 3-pikësh të çmuar ndaj Skënderbeut, në betejën për mbijetesë. Lufta sportive dhe tensioni për fitore nisi ende pa filluar ndeshja, aq sa gjyqtarit Xhaja iu desh të ndëshkonte me kartonë të kuq në korridoret e stadiumit Didan për Katriotin dhe Bajramin për Skënderbeun.
Gjithsesi, episodi i autogolit të Dwumfour, vendosi fatet e një ndeshjeje të luftuar, ku përpjekjet fizike dhe psikologjike prevaluan mbi cilësinë e një takimi me vlera mbijetese. Kastrioti ngjitet në kuotën e 21 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet në nivelin e 17 pikëve dhe mbi të gjitha me një gjendje të rënduar psikologjike dhe të përgjysmuar nga kartonët.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ditën e shtunë duke filluar nrë orën 19:45 luhet derbi, luhet Tirana-Partizani, 90 minuta që nuk kanë nevojë për prezantim. Ndeshje që shpëto...
UKRAINE – Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko dhe vëllai i tij Wladimir, të dy ish-kampionë të botës në boks në peshat e rënda, kanë zbuluar s...
ANGLI – Pas pushtimit rus të Ukrainës javën e kaluar, Formula 1 njoftoi se nuk do të garonte në Rusi, duke anuluar garën e 25 shtatorit. Promotori i &Cced...
ANGLI-Armando Brojës i mjaftuan 45 minuta lojë për të lënë shenjën e tij. Southampton fitoi 3-1 përballë Ëest Ham dhe siguroi kualifikimin në çerekf...
ITALI – Kapiteni dhe mesfushori i njohur Henrick Mkhitaryan, ka njoftuar sot ndërprerjen e karrierës së tij me kombëtaren armene, duke dhënë i lamtumirën ...
ZVICER – Lajmi për një përpjekje të re për rinisjen e SuperLigës nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus arriti edhe në veshin e presidentit Alexander Cef...
AUSTRI – Një rinovim faraonik: Red Bull ka ‘blinduar’ Max Verstappen deri në vitin 2028, me një shifër monstruoze prej 40 milionë euro në vit. Kështu kamp...