LIVE UPDATES
Sport

Laçi, koha për të fituar Tirana. Dede kërkon 18 pikë në gjashtë ndeshjet e dhjetorit…

8 Dhjetor 2020, 11:09 Nga DOSJA
Laçi, koha për të fituar Tirana. Dede kërkon 18 pikë

TIRANE – Nevil Dede, trajneri i Tiranës, para ndeshjes së nesërme me Laçi, ka zhvilluar konferencën tradicionale për shtypin, ku ka folur për situatën skuadrën e tij bardheblu, kundërshtarin dhe sulmuesin e tyre Kyrian Nuabuzeze, ndërkohë që nuk mbeti jashtë diskutimit edhe për merkaton. Sigurisht u fol edhe për objektivat dhe nevojën që Tirana ka për të fituar sa më shpejt.

KOHA PËR TË FITUAR? “Në çdo ndeshje është koha për të fituar Tirana. Është mirë që ekipi të rikthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive. Kampionati ka një koeficient vështirësie shumë të lartë. Janë një grup skuadrash që nuk kanë diferencë dhe rezultatet e ngushta dhe barazimet po e tregojnë diçka të tillë”.

KUNDERSHTARI? “E kuptoj që në çdo pyetje gjithmonë do jetë theksi te fitorja dhe tre pikët. Laçi ka investuar shumë, e njoh mirë presidentin dhe ambientin atje. Kam punuar vite më parë në atë klub dhe kam një eksperiencë të mirë, kështu që kam edhe një raport të mirë. Normal fusha e Laçit është në parametra të mira dhe meriton komplimente. Presidenti merret me detajet dhe është miku im. Do kem edhe emocione edhe miqësore, jo sportive. Ai meriton dhe gëzon respektin tim. Do shkoj të takoj një mik dhe do luftojmë fort në fushën e lojës. Besoj se do jemi sërish miq pas ndeshjes”.

NGJESHJA? “Intensiteti është i madh, ndeshjet janë të ngjeshura. E rëndësishme është që ne të mos kemi më dëmtime. Gradualisht po rikuperojmë Bathën, Toshevksin dhe Torasën, që po shkojnë në 100 për qindëshin e tyre. Shpresojmë që shumë shpejt të na bashkohet edhe Çelhaka, pasi Kale kthehet në janar. Të gjitha këto na e vështirësojnë punën, por nuk do të thotë që është e pamundur. Ka shumë elementë dhe lojtarë të tjerë, të rinj brenda grupit, që po mundohen të japin më të mirën. Ka diçka që është fakt dhe nuk e mohon dot askush, që kur të vijnë rezultatet, këta lojtarë do të rriten edhe më shumë. Intensiteti i ndeshjeve është i lartë dhe kjo është diçka që nuk fshihet dot”.

NUABUEZE? “Vjet ka bërë një sezon shumë të mirë, është lojtar me kualitet. Golashënuesi i sezonit të shkuar dhe Laçi bëri një investim tek ai. Gjithsesi ne jemi Tirana dhe do mundohemi ta fitojmë ndeshjen, duke neutralizuar pikat më të forta të kundërshtarit. Duke e bërë këtë do e kemi më të thjeshtë. Meritojnë respekt cilësitë dhe organizimi që ka ajo skuadër”.

FORMACIONI? “Ditët e pakta në përgatitje mund të më japin mesazhin për të bërë ndonjë rotacion. Gjithsesi forma që po tregojmë është e mirë, veç rezultateve. Skuadra po rritet, zgjedhjet nuk janë të kushtëzuara. Ato janë vendime natyrale, jo të kushtëzuara”.

OBJEKTIVI? “Objektivi maksimal dihet, Tirana do titullin dhe e ka detyrim. Kjo përkthehet që në çdo ndeshje duhen marrë tre pikët. Janë gjashtë ndeshje dhe do të tentojmë 18 pikë. Ne mundohemi të bëjmë maksimumi, lojtarët po ashtu. Objektivi është maksimal, pastaj ka edhe specifika të ndryshme në ndeshje të ndryshme. Rezultatet ndikohen nga situata dhe momente. Ndonjëherë nuk ke fat, por do kërkojmë ta bëjmë vetë fatin”.

GJYKIMI? “Do shkojmë në Laç dhe do të jetë një luftë sportive e fortë. Do jetë një lojë nervash dhe duhet të përgatitemi për çdo situatë, siç janë edhe goditjet standarde. E rëndësishme është ta projektojmë këtë ndeshje dhe ta përjetojmë. Se sa ia kemi dalë, rezultatet nuk na japin të drejtë. Ne do përballemi denjësisht, sa i takon gjykimit nuk është korrekte të flas kur ata bëjnë mirë e kur bëjnë keq. Kampionati është maratonë e gjatë dhe fiton ai që e ka merituar, plus minus ndonjë vendim të gjyqtarëve”.

NGOO DHE HASANI? “Në një skuadër, sidomos te Tirana, lojtarët e mirë janë të mirëpritur. Shpresoj të kemi sa më shumë emra të tillë si ata që përmendet, pa harruar vlerën e këtyre që janë tani. Këta që janë tani, janë shumë të rëndësishëm. Në të ardhmen do mendojmë edhe për këta emrat që të intrigojnë dhe të bëjnë të besosh se mund të përforcohesh.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lyrian nuabueze nevil dede skuadra bardheblu skuadra e lacit tirana lyrian nuabueze nevil dede skuadra bardheblu skuadra e lacit tirana

Sondazh

Poll
Sport 7 Dhjetor 2020, 16:39

Vajza e Mourinjos në biznesin e diamantëve

ANGLI – Hoze Mourinjo duket se nuk është i vetmi në familjen e tij që merret dhe kujdeset për bizhuteritë dhe sendet me vlerë. Trajneri portugez, aktualisht nën...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë