LIVE UPDATES
Bota

Lajçak në Beograd: Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin, ajo nuk është Bibël

16 Tetor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Lajçak në Beograd: Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën

KOSOVË– I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun për Kosovë-Serbi, pas takimit me presidenitin serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë në Beograd se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin, duke arsyetuar që ajo nuk është Bibël që të mos ndryshohet.

Sipas GazetaExpress, pas takimit me të dërguarin special të BE-së për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi është i gatshëm të vazhdojnë dialogun sa herë që të caktohet në Bruksel. Lajçaku në anën tjetër ka thënë se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të përmbushet.

Ne kemi analizuar gjithçka që është arritur dhe ajo që është e rëndësishme është që kemi rënë dakord ta vazhdojmë dialogun dhe angazhimin e plotë të Republikës së Serbisë për vazhdimin e këtij procesi dhe dëshirën për të arritur një zgjidhje kompromisi në mënyrë që të krijohen marrëdhënie më të mira midis serbëve dhe shqiptarëve dhe normalizimin e marrëdhënieve mes BE-së, Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi presidenti serb.

Gjithashtu Vuçiç ka thënë se ka këmbënguluur në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, duke shtuar se është i gatshëm ta vazhdojë dialogun me Prishtinën, sa herë që Lajçak i cakton takimet.

Ky është një kusht pa të cilin dialogu nuk mund të vazhdojë me sukses. Paqja nuk është një zgjidhje e keqe, lufta është. Çfarëdo bisedash që të kemi, sado të vështira dhe të komplikuara, ndonjëherë edhe të këqija, është më mirë të kemi një dialog, biseda, sesa të mos flasim, sepse kur nuk flasim, gjithmonë mund të ketë incidente duke rrezikuar jetën e njerëzve,”– ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë Miroslav Lajçak, theksoi se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të përmbushet. I dërguari special se gjithçka që lidhet me Asociacionin e Komunave Serbe tashmë është rënë dakord dhe është nënshkruar dhe se duhet të realizohet dhe se hapi tjetër është negocimi i statusit të këtij komuniteti.

BE-ja udhëheq ose përmbush rolin e lehtësuesit, bazuar në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së dhe qëllimi ynë është normalizimi i marrëdhënieve, të dy palët duhet të bien dakord. Çështja kyçe ose parimi i tërë këtij procesi është që në fund të fundit të mos ketë çështje të hapura ose të pazgjidhura. Kemi të bëjmë me çështje që nuk kanë qenë në negociata deri më tani dhe ato që kanë qenë, por nuk janë përmbushur. Këto janë çështje të vështira që provokojnë emocione dhe çelësi është që gjithçka që është rënë dakord duhet të përmbushet,“- ka thënë Lajçak.

Kur u pyet për Kushtetutën, ai thotë se pozicioni i BE-së është të negociojë këtë procese kaq serioze dhe është logjike që Kushtetuta duhet të ndryshohet.

“Dhe askush nuk tha që ishte e pamundur, Kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë sigurisht që duhet të pasqyrohet në Kushtetutë,“- ka thënë ai.

Takimi i Miroslav Lajçak, vjen në kohën kur kur tema e Asociacionit të Komunave Serbe  ka bllokuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia kërkon që në tryezë të diskutohet tema e saj ndërkohë Kosova refuzon një gjë të tillë. Lajçak ka qëndruar dy ditë në Kosovë ku ka takuar shefin e ekzekutivit dhe kryetaren e Kuvendit. Ditën e sotme ai ka arritur në Beograd, ku është takuar me presidetin Aleksandër Vuçiç.

Asociacion i komunave serbe është një mënyrë vetëqeverisje i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Propozimi i asociacionit ka ardhur si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit dhe është nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni pritej të krijohej zyrtarisht brenda kuadrit ligjor të Kosovës në vitin 2015, por qeveria e ka refuzuar  zbatim e kësaj marrëveshje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni miroslav lajčák miroslav lajçak arrin në beograd miroslav lajčák miroslav lajçak arrin në beograd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet