LIVE UPDATES
Politike

Përplasje BE-Presidencë/ Soreca: Dialog urgjent. Meta pyetje publike: Qendrimi juaj për 13 tetorin?

3 Korrik 2019, 07:35 Nga DOSJA
Përplasje BE-Presidencë/ Soreca: Dialog urgjent. Meta pyetje publike:

TIRANË– Zjarri i Ilir Metës nuk është shuar. Presidenti sot i drejton një sërë pyetjesh publike ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkak është bërë thirrja që Soreca, i bëri sot opozitës, qeverisë dhe faktorëve të tjerë politikë që të ulen në dialog urgjent për zgjidhjen e krizës.

Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit,”-shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Më tej në reagimin e tij në Twitter, Soreca ka folur edhe për reformën në drejtësi, e cila u ironizua sot nga presidenti Ilir Meta.  Si një përgjigje për Metën, ambasadori Soreca thotë se zbatimi i reformës në drejtësi do të vijojë i pakthyeshëm, dhe se do të pasohet nga ngritja e SPAK e lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do t’i mundësojë të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore. Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë në mënyrë të përditshme.”-thotë ambasadori i BE. 

Por presidenti nuk ka qendruar duarkryq. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, kreu i shtetit pyet Sorecën lidhur me qëndrimin e tij për 13 tetorin, por edhe për përpjekjet e kreut të shtetit për dialog.(Lexo ketu reagimin e plotë të Metës.)

“A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador? A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve? A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane? A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anullimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?”-janë këto disa nga pyetjet e Metës.

Reagimi i plotë i Soreces:

Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do t’i mundësojë të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore. Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë në mënyrë të përditshme. Prokuroria duhet të hetojë çdo formë të dyshuar… …të korrupsionit, përfshi shkeljet zgjedhore & blerjen e votave,në zbatim të ligjeve në fuqi.Për të konfirmuar që cikli i drejtësisë penale punon efektivisht është gjithashtu e rëndësishme që gjykatat të japin dënime përfundimtare mbi akuza të pazgjidhura për çështje serioze të krimit të organizuar. Gjithashtu,duhet të rinisë me shpejtësi puna ndërpartiake për reformën zgjedhore. Të gjitha institucionet shqiptare  dhe liderët politikë duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në këto objektiva,në kuadër të vendimit të rëndësishëm të KE-së në tetor. BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinëdhe qytetarët e saj, të cilët besojnë fuqishëm në të ardhmen evropiane të vendit të tyre.

REAGIMI I PLOTE I ILIR METES

PYETJE PUBLIKE PËR AMBASADORIN SORECA

Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”.

Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike: A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador? A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve? A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?

A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anullimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve? Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë inisiativë publikisht?

A e dini ju që në 24 maj 2019 përfaqësuesit zyrtarë të grupit kryesor në Bundestag, deputetët Ëadephul dhe Schmidt, përmes një qëndrimi zyrtar kërkuan vendosjen urgjent të dialogut për zgjidhjen e krizës, madje u ofruan për moderimin e këtij dialogu me qëllimin e mirë për të ndihmuar në çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe theksuan edhe rëndësinë e një date të re për zgjedhjet vendore, që të ishin demokratike dhe gjithpërfshirëse, si domosdoshmëri për të ndihmuar çeljen e negociatave? A e dini ju që Presidenti menjëherë reagoi duke mbështetur këtë nismë dhe tregoi vullnetin e tij për të dekretuar një datë të re të zgjedhjeve, pas dakordësimit të palëve? A e dini ju që Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor 2019, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale gjithpërfshirëse? Çfarë qëndrimi keni ju?

A e keni sqaruar z.Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pamundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në tetor 2019? A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke patur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale, por edhe e atyre parlamentare dhe presidenciale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshme të përfaqësimit në vend?

Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e mia për Delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve. Për pyetjet e tjera për Reformën në Drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese do vijoj më vonë, por dialogu, temat, mënyrat dhe objektivat e tij të përcaktura qartë janë prioriteti numër një për momentin, sipas mendimit tim. Përshëndetjet më të përzemërta dhe bashkëngjitur po ju kujtoj publikisht dhe qëndrimin zyrtar të Zv/kryetarit të Grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, z.Johann Ëadephul.

DEKLARATA E ZV/KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR CDU / CSU, Z.JOHANN DAVID ËADEPHUL: “Pas vendimit të Presidentit, ekziston një situatë e re politike dhe të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit, duke përfshirë zgjedhjet lokale demokratike me kandidatë potencialë të shumëfishtë, që do të thotë se TË GJITHË DUHET TË PRANOJNË VENDIMIN E PRESIDENTIT dhe pastaj marrin pjesë në procesin politik. GJITHÇKA TJETËR DO TË JETË JO EUROPIANE dhe do të shtonte dyshimet në mënyrë të panevojshme sa i përket dobishmërisë së procesit të aderimit, duke krijuar kështu një bazë të re për bashkëjetesën paqësore të konkurrentëve politikë.
Në Europë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë esenciale për një shtet po aq të qëndrueshëm dhe demokratik. NËSE SHQIPËRIA DËSHIRON TË SHKOJË NË KËTË RRUGË DREJT EUROPËS, SIGURISHT QË DO TË MARRË NDONJË MBËSHTETJE NGA GJERMANIA. “

(k.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta luigi soreca meta kunder ambasadoreve reforma ne drejtesi ilir meta luigi soreca meta kunder ambasadoreve reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet