“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Atentat Nikollaq Çepajt e kunatit të tij në Vlorë, plumb në kokë sapo del nga burgu. Gjendet i djegur automjeti i autorëv
18 Janar 2020, 17:45Nga DOSJA
VLORË- Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve bëhet me dije të shtënat me armë ka ndodhur në lagjen “Bashktimi” në Vlorë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Transballkanike”, dhe është qëlluar nga një makinë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autori ka qenë i pamaskuar, por mbante një kapele në kokë dhe kishte mjekër.
Një dëshmitar tjetër, që është dhe xhaxhai i një prej të plagosurve, ka treguar se makina ndaloi për një moment hapi zjarr me breshëri dhe më pas u largua me shpejtësi.
Deri tani mësohet se të plagosurit kanë marrë dëmtime të shumta. Dojsa.al ka mësuar dhe identitetin e dy personave që mbetën të plagosur dhe ata janë Roland Çepaj 27 vjeç dhe Nikollaq Çepaj 36 vjeç, që kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin. 36-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, pasi ka marrë plumb në kokë e disa të tjerë në trup.
Policia ndërkohë ka gjetur një makinë të djegur në fshatin Cerkovinë, ku brenda saj kishte dhe një kallashnikov që mendohet se është përdorur në atentat. Po ashtu mësohet se Nikollaq Çepaj është nisur drejt Tiranës për të vijuar mjekimin e tij tek Trauma, pasi është në gjendje kritike për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore. Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ELBASAN- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga armët e gjetura sot në Komisariatin e Elbasanit. Duke iu referuar burimeve bëhet me dije se armët ishin automatik...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me pengmarrjen Jak Prengës paraditen e së premtes në rrugën “London” në Kamëz. Gazetari Andi Qosja bën ...
GJIROKASTËR- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga operacioni “Vjosa” që u finalizuar pak ditë më parë nga Policia e Gjirokastrës, në fshatin Buz të Tepele...
TIRANË- Një ngjarje e paprecedentë zbulohet në Elbasan, ku në zyrën e shefit të Rendit janë gjetur 9 armë, origjina e të cilave është ende e paditur. 9 arm...
TIRANË- Xhevahir Jonuzi, i shumëkërkuari që u plagos sot gjatë arrestimit nga Forcat RENEA është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informaco...
SARANDË- Policia e Sarandës ka sekuestruar sot 63.7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa dhe në pranga ka rënë një 40-vjeçar nga C...
TIRANË- Një shtetas turk, i cili ishte në kërkim prej vitesh nga Franca për trafikim të lëndëve narkotike është kapur sot në Tiranë. Sipas informacionve Fa...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, ka reaguar pas arrestimit të vëllait të shefit të Policisë në Dibër, Pajtim...
ITALI- Në muajin gusht 2019, një ngjarje tronditi tifozët e skuadrës së Lacios, pasi kapo-ultrasi historik si Fabrizio Piscitelli i cili njihej me nofkën “Diabo...