Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
ITALI– Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike është arratisur. Mësohet se autoritetet italiane e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar Habilajn, mëngjesin e sotëm.
Karabinierët kanë shkuar në shtëpi në San Michele di Ganzaria, në Raguza të Italisë, aty ku Habilaj qëndronte në masën ‘arrest shtëpie’ që nga muaji maj i vitit të kaluar. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Katanias, e cila la në fuqi vendimin për të dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Habilajn, karabinierët kanë shkuar që ta marrin të dënuarin për ta kthyer në qeli.
Por, Habilaj nuk është gjetur aty dhe rrjedhimisht, autoritetet italiane e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Në dhjetor të vitit 2020, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias vendosën që pavarësisht kërkesës së avokatëve Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni, vendosën të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje për Habilajn, por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019.
Para se të ekzekutohej vendimi i Apelit, Moisi Habilaj ishte caktuar në “arrest shtëpie”, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave. Habilaj ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij. Ndërkohë janë marrë ende vendimet për anëtarët e tjerë të grupit.
Nazer Seitaj (gjithashtu i shpallur në kërkim) i konsideruar si financieri i është dënuar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg, e 1 vit më shumë se sa kishte kërkuar pala akuzuese; Meridian Sulaj, me 8 vite e 4 muaj burg; Antonino Riella me 14 vite burg; Vincenzo Spampinato me 10 vite e 2 muaj burg; Angelo Busacca me 7 vite e 4 muaj burg; Gianluca Passavanit me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë; Giuliano Rosario 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mijë e 700 euro ndërsa Giuseppe Grebo 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORÇË– Tre grabitësit që u futën në shtëpinë e kambistit Shpëtim Muço në Korçë, dyshohet të jenë një grup i mirëorganizuar që ka...
TIRANË– Aktori i humorit Fjorjan Binaj iu është bashkuar personazheve që nuk kanë lënë pa komentuar videon e ministrave në Dubai.Binaj, nëpërmjet Instagram...
TIRANË- 6 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Në “Urën e Gjolës” janë kapur në flagrancë personat V.K 33 vjeç dhe E.M 27 vje...
HAN I HOTIT- 540 mijë paketa cigaresh pa pullë fiskale janë sekuestruar nga doganierët e Hanit të Hotit në Shkodër. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se pake...
SHKODËR– Një 48-vjeçar me inicialet B.K., është vënë në pranga pasi është kapur tejsa lëvizte me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është e bindur për bashkëpunimin e zyrtarëve dhe të efektivëve të P...
FIER– Fermerët dhe pronarët e tokës, të cilës kryeministri Edi Rama i ‘vuri gishtin’ për të ndërtuar spitalin nga turqit, janë revoltuar dhe kanë dalë në protes...
KORÇË– Një prej autorëve të grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë ka rënë në pranga e policisë.Burime policore ne Korçë bëjn...
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak se ka përdhunuar ish-të dashurën e tij.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se id...
ELBASAN– Situata nga përmbytjet në Elbasan vazhdon të jetë e rëndë ashtu si dhe Lezha apo Shkodra. Në njoftimin e bërë nga Bashkia raportohet se gjatë natës ka ...