LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestohen 11 persona brenda 24 orëve në Tiranë, mes tyre babai i vajzës që plagosi veten me armë dhe dhunuesi i efektivit

25 Gusht 2020, 10:06 Nga DOSJA
Arrestohen 11 persona brenda 24 orëve në Tiranë, mes tyre babai i

TIRANË– 11 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar, një 60-vjeçar, i cili rezultoi se mbante pa leje, një armë zjarri, me të cilën, e bija qëlloi veten me armë zjarri një ditë më parë. 

Gjithashtu është arrestuar edhe një person me inicialet E.Gj., 41 vjeç, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme. Një tjetër person, me inicialet T.Y., ëhstë vënë në pranga pasi akuzohet se ka kundërshtuar dhe ushtruar dhunë mbi një efektiv. 

Njoftimi i policisë Tiranë. Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 11 shtetas, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

-Shërbimet e Komisariatit të Polciisë Kavajë pas njoftimit të marrë se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetësja B.K., në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, i përbërë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit P.K.,60 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E.Gj., 41 vjeç, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosje”,‘‘Demtime të tjera me dashje”,“Prishje e rendit dhe qetesisë publike” dhe “Shkatërrim i pronës me dashje” kryer në bashkëpunim, të shtetasit të shpallur në kërkim E.K., 25 vjeç, pasi në rrugën ”Besëlidhja”, Bathore, në bashkëpunim me vëllain e tij A.H, dhe me disa persona ende të paidentifikuar, janë konfliktuar fizikisht duke e goditur me grushta shtetasin M.Gj, 24 vjeç, si dhe i ka goditur me sende të forta mjetin e tij duke e dëmtuar atë.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M., 29 vjeç dhe M.M., 31 vjeç, (vellezër), sepse në rrugën “Rilindja”, Valias i Ri, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K.B., 24 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vore, bënë ndalimin e shtetasve A.K., H.K., dhe P.K (vëllezer), banues ne fshatin Ahmetaq bashkia Vore, pasi dyshohet se janë autor të kultivimit të disa bimeve të dyshuara narkotike, të konstatuara gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit , në një sipërfaqe toke të punuar prej tyre.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,“Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” i shtetasit T.Y., 27 vjeç, si dhe u referuan materialet për veprën penale ““Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” për shtetasin S.M., pasi në Unazë të Re, tek sheshi “Univers”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Gjatë shoqerimit për në Komisariat shtetasi T.Y., ka kundërshtuar, kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Xh.K., 47 vjeç, banues në Peshkopi, i dënuar më parë për veprën penale “Mashtrimi”, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.M., 32 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet