Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Sende brenda qelive & vjedhje! Arrestohet drejtori i burgut të Reçit, gjendet zëvendësuesi
26 Prill 2022, 05:13Nga DOSJA
SHKODËR– Ervis Zika u arrestua mbrëmjen e djeshme nga shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Drejtori i komanduar në IEVP Reç-Shkodër, Zika, u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shodër, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.
Ndaj tij është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale. Zika dyshohet se ka lejuar futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit, pa kaluar në skaner. Po ashtu, ai dyshohet se ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Për abuzim me karburantin po hetohen edhe zyrtarë dhe sh-zyrtarë të tjerë.
Pak orë pas arrestimit të Zikës, është zgjedhur edhe pasardhësi i tij. Seit Vuçaj do të jetë drejtori i ri i burgut të Reçit. Vuçaj do të prezantohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija.
Arrestimi i Zikës u komentua edhe nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Për mediat, ministri tha se çështja është tashmë në duart e drejtësisë.
TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se Harta e re gjyqësore shumë shpejt do të kalojë për miratim nga qeveria. Në një deklaratë p...
BULQIZË– Tensione në Bulqizë. Anëtarët e PD kanë shkulur një derë të kinemasë që është kthyer në Qendër Votimi, teksa ka pasur debate verbale. Sherri...
TIRANË– Në rrjetet sociale është bërë thirrje për protestë masive për 1 Majin. Nën moton “1 Maji na bashkon”, qytetarët shprehen se në këtë datë do t...
ITALI- Ai donte të hakmerrej ndaj një grupi shqiptarësh pasi ishte viktimë e një sulmi dhe shkoi në kërkim të atyre që e kishin bërë për spital duke u endur rru...
TIRANË– Kryenegociatori i Shqipërisë për Bashkimin Europian, Zef Mazi deklaroi ditën e sotme se vendi ynë ka bërë progres drejt anëtarësimit. Gjatë a...