Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Një skemë e mirëfilltë korrupsioni është zbuluar nga SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion), ku shihet sesi tenderat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, janë shpërndarë nga grupi i punës së OSHEE tek një kompani e favorizuar prej tyre, me vendodhje në Milano.
Të arrestuarit janë Elis Bushati; ish-drejtori i Prokurorimeve në OSHEE, Albana Ferraj, ish-drejtoresha e Kabinetit të OSHEE, ndërsa nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” janë lënë Irma Dërguti dhe Athinta Papa, dy anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Hetimi i nisur disa muaj më parë ka në vëmendje një tender të zhvilluar në vitin 2016 nga OSHEE si shoqëri aksionere me një pronar të vetëm që është Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.
Por cila është akuza që SPAK ka ngritur për këta 4 zyrtarë? Dosja e SPAK, e zbardhur nga Dosja.al sqaron qartë, se në vitin 2016, OSHEE ka realizuar një tender për “shërbim konsulence” me fond limit prej 138 milionë lekë të reja.
Hetuesit thonë se ka dyshime të arsyeshme se Bushati, Papa, dhe Dërguti si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë një kompani italiane, “COM METODI” S.P.A, me seli në Milano, Itali.
Por si e favorizuan këta zyrtarë kompaninë italiane? Sipas SPAK, në këtë skemë ka hyrë edhe Albana Ferraj, e cila ka qenë drejtoreshë e Divizionit Tregat dhe Drejtorit të Kabinetit në OSHEE dhe ka marrë një shumë prej 131 mijë euro në formë rryshfeti për të favorizuar kompaninë italiane në tenderin e zhvilluar në vitin 2016.
Sipas SPAK, Ferraj krijoi një marrëdhënie fiktive me italianët, duke përdorur edhe një kompani shqiptare, për të mbuluar paratë që mori si rryshfet. Me zbulimin nga SPAK, janë lëshuar dhe urdhër arrestet për këta persona, por deri më tani, vetëm për tri, prokuroria ka ekzektuar urdhërat e lëshuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi Ferraj është ende e shpallur në kërkim, ndërsa policia dhe prokuroria nuk kanë arritur ta gjejnë.
Ndërkohë në një reagim zyrtar OSSHE ka deklaruar se do ti japë SPAK të gjitha materialet e nevojshme për të zbardhur hetimin. OSSHE bën të ditur se mbështet çdo dyshim apo pretendim për abuzim dhe shkelje ligjore që mund të jetë bërë nga punonjësit apo ish-punonjësit e tyre.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Inspektoriati Shëndetësor i Shëndetit pas një inspektimi të bërë në një kopsht në Vlorë, mori vendimin që ky institucion arsimor të mbyllej. Ky ven...
TIRANE- Tensionimi i protestës kundër vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, është shoqëruar deri më tani me përplasje mes policisë dhe protestues...
TIRANË– Policia e Tiranës ka raportuar zyrtarisht shoqërimin e protestuesve që u mblidhën para ministrisë së Jashtme, gjatë ditës së sotme, kur mbërriti ed...
TIARANË- Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi e ka cilësuar sjelljen e policisë për të ndaluar grumbullimin e protestuesve tek k...
KORÇË- Kopshti “Persefoni Treni” është mbyllur ditën e sotme pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, katër edukatore. Në këtë kopsht një javë më pa...
TIRANË- Naftëtaret e Ballshit vijojnë grevën e urisë. Ato kërkojnë nga kryeministri Edi Rama që të marrin pagat e prapambetura dhe të rifillojë puna. Një p...
TIRANË- Protestuesit e PDIU-së pas protestës që kanë zhvilluar përpara Ministrisë së Jashtme ku dhe është zhvilluar takimi mes Ministrit të Jashtëm grek Ni...
TIARANË– Gjatë protestës së PDIU-së dhe VV-së që është zhvilluar ditën e sotme përpara Ministrisë së Jashtme për vizitën e Ministrit grek në Tiranë Nikos D...
VLORË- Këto janë pamjet që vijnë nga Gjykata e Vlorës, ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për Kliti Lekën, 53-vjeçari që ekzekutoi mëngjes...
VLORË– Ditën e sotme, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 53-vjeçarin Kliti Leka, i cili të shtunën vrau në Himarë bizne...