“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Arrestohet kreu i organizatës kriminale në Shkodër, si e ndërroi identitetin për t’ju shmangur karabinierëve (Emri)
18 Korrik 2019, 11:21Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Domi Vuksani i njohur ndryshe edhe si Nikel Vuksani është vënë në pranga ditën e sotme. 40-vjeçari, i lindur në Shkodër u arrestua nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, pasi kërkohej nga drejtësia italiane.
Domi Vuksani rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, dhe për t’ju shmangur arrestimit kishte ndërruar identitetin e tij dhe njihej si Nikel Vuksani.
Vuksani tashmë do ët ekstradohet drejt Italisë ku do të vuajë dënimin.
Njoftimi zyrtar nga Rinasi
Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana, arreston në Rinas një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.
Arrestohet në hyrje për në Shqipëri 40-vjeçari, i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg.
Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali të shtetasit shqiptar Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, 40 vjeç, lindur në Shkodër.
Shtetasi Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Për zbrazjen e Teatrit Kombëtar kanë reaguar edhe artistët të cilët kanë deklaruar se ky është një provokim.Edmond Budina është shprehur se ky është një...
KRUJË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës të cilët akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotive. Mësohet se bëhet fjalë ...
Tiranë- Godina e Teatrit Kombëtar po zbrazet. Puna ka nisur që prej mëngjesit të sotëm. Një urdhër i Ministrisë së Kulturës është dhënë për heqjen e materialev...
JAPONI- Të paktën 23 vetë kanë mbetur të vdekur mëngjesin e kësaj të enjteje, dhe dhjetëra të plagosur pas një sulmi të dyshuar në një studio të animacionit në ...
Tiranë- Kompani private dhe publike që kategorizohen tek tatimpaguesit e mëdhenj kanë regjistruar në seri, padi kundër Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj du...
VLORË– Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi në banesën e tij u gjetën kanabis të mbjellë dhe armë zjarri. Mësohet se ngjarja ...
Lezhë- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë, ku janë përplasur dy makina.Mësohet se janë plagosur 5 persona, 2 prej të cilët j...