Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, Apeli i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka lënë në burg Redjan Rrajën Nëpërmjet avokatit të tij, Rraja apeloi vendimin e shkallës së Parë që më parë kishte caktuar masën e “arrestit në burg”, dhe kërkoi në Apel lirimin nga qelia, pasi pretendonte se nuk ka asnjë provë që ta lidhë me ngjarjen e ndodhur pasditen e 1 nëntorit. Por sot Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për të.
Deri më tani Rraja është i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj Prokurorit.
Atentati i 1-nëntorit, si u plagos prokurori me shoferin dhe mikun e tij, Landi Muharremi
Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.
Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku që ndërroi jetë para disa ditësh dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.
Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.
Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.
Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndoja është ajo e pronave në Gjirin e lalëzit, ku mendohet të ketë pasur interes Rrumi. Kjo indicje erdhi pasi në “ML”-në e prokurorit Ndoja u gjetën dosjet e vjedhura nga prokuroria një vit më parë, mes tyre edhe ajo e pronave të ish-gjyqtarit të vrarë Skerdilajt Konomit.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Klevis Çelaj është një nga sportistët më të talentuar në vend. Në muajin tetor fitoi titullin kombëtar “Kampion i boksit”.Por jeta e tij nuk...
VLORË- Një 35 vjeçar është arrestuar, pasi ishte në kërkim për armë dhe drogë. Shtetasi me niciale Z.K ishte në kërkim që prej 20 nëntorit të vitit ...
Nuk janë të paktë njerëzit mashtrues. Duhet të kemi kujdes nga 2 shenja të horoskopit pasi janë cilësuar gjithmonë si mashtrues.Shenjat:Peshorja: Personat që i ...
TIRANË– Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Tiranë- Një 38-vjeçar është arrestuar në Fier pasi është vetëplagosur me një armë zjarri pistoletët tip TT, të cilën e kishte pa leje.Në prangat e Polic...
Itali- Alvin Berisha,11-vjeçari i cili u nxorr nga kampi në Siri tashmë i është kthyer jetës normale. Përveç ndryshimit në pamje, takimit me famil...
FUSHË KRUJË- Gjatë pasdites së djeshme në Fushë-Milot është grabitur banesa e Taf Shabanit, ku janë marrë nga grabitësit 300 mijë euro, të cilat ndodh...
Tiranë- Ekstradohen drejt Italisë tre shqiptarë. Policia njofton se janë ekstraduar tre persona pasi në Itali akuzohen për vrasje, vjedhje, pjesëmarrje në organ...
Tiranë- Ende vijojnë kritikat ndaj Festivalit të 58 të RTSH-së. Së fundi pedagogu i Arteve, Enis Mullaj ka ‘shpërthyer’ ndaj drejtuesve të Festivalit të Këngës ...
Tiranë– Nuk kanë qenë të pakta “surprizat” nga deputetët e rinj në Kuvend. Përveç veshjeve të çuditshme, më shumë kanë spitaktur edhe fjalimet e t...