"Alarm" në Pogradec/ U dyshua për tritol, pas kontrollit zbulohen GPS në 2 mjetet e Çekanit, i riu u arrestua pak javë më parë
Dyshimet për lëndë plasëse në mjetin në Pogradec, Policia: U zbuluan 2 GPS në dy mjete 2 Prill, 09:01 ...
Dyshimet për lëndë plasëse në mjetin në Pogradec, Policia: U zbuluan 2 GPS në dy mjete 2 Prill, 09:01 ...
'Koha për të festuar'/ Mbesa e Trump reagon për aktakuzën ndaj tij: Më në fund pak drejtësi! 1 Prill, 12:51...
LUFTA/ Rusia injoron sanksionet, rrit prodhimin e municioneve 1 Prill, 13:00 Analiza e DW: Rusia shpall Perëndimin si &l...
TIRANË– Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka kërkuar largimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga PD-ja.
Në një reagim në rrjetet sociale, një ditë pasi Berisha u shpall non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kadilli shkruan se Berisha me shumë bindje do ta shmangë përfshirjen e PD-së në këtë çështje, duke e bërë betejën nënn emrin e vet.
Kadilli shton se Berisha sot i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën që të mbrohet privatisht dhe ta sqarojë këtë çështje pa përfshirë partinë.
“Lajmi i shpalljes së z. Berisha persona non grata nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij. Në 30 vjetorin e vendosjes se marrdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë. Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko, si të ftuar specialë të këtij momenti historik.
Sot, në një situate krejtësisht të përmbysur, Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çeshtje privatisht. Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë. Partia Demokratike, si partia e atyre që formuluan idetë politike dhe u frymëzuan nga zëri dhe ethosi amerikan, do të jetë dhe duhet të jetë e qartë në qëndrimin ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, dhe nuk do t’i kompromentojë në asnjë rast marrdhëniet me partnerin strategjik dhe mikun më të madh të Shqipërisë,”- shkruan Kadilli.
Çfarë ndodhi dje?
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, janë shfaqur të kuruar ditën e sotme në seancën e radhës parlamentare. Në disa foto të LSA, ata shfaqen teksa ...
TIRANË– Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu e ka cilësuar një bombë për politikën shqiptare. Në një prononcim p...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho i ka quajtur vendimet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve si mekan...
TIRANË– Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se përcaktimi i figurave të huaja publikisht nga Sekretari ...
TIRANË– Grupi ‘Për PD-në’, i cili përbëhet nga Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim ...
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc të çështjeve të regjistruara para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti. ...
TIRANË– KAS ka numëruar dy kuti nga 114 kuti që kanë në totl. Në një njoftim gjatë mbledhjes, KAS bëri me dije se kanë vendosur për dy fletë të konte...
TIRANË– Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili një ditë më parë deklaroi publikisht ndalimin e futjes së familjes së ish-kryeministrit Sali B...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, pas orës 18:00, do të bëjë daljen e parë në televizion për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve pas shpalljes “non gra...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë sot në një konferencë për shtyp, në orën 18:00, një ditë pasi u shpall non “grata” nga Shtetet e Bashkuara...