LIVE UPDATES
Aktualitet

SKEMA- 89 mijë euro mashtrim nga emaili/ Biznesmeni kallëzon në polici, paratë ikën jashtë vendit, goditja u bë nga një

24 Korrik 2020, 09:38 Nga DOSJA
SKEMA- 89 mijë euro mashtrim nga emaili/ Biznesmeni kallëzon në

TIRANË- Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Policia e Shtetit, pas denoncimit të një biznesmeni të cilit i kanë marrë përmes blerjeve online dhe ndryshimit të faturës nga adresa e email-it, një shumë prej 89 mijë e 550 euro. Policia e Shtetit bën me dije se është gjetur edhe llogaria ku janë transferuar paratë e marra. Llogaria është në një vend jashtë Shqipërisë, e po ashtu edhe autori i skemës është një shtetas i huaj. PSh garanton se në bashkëpunim me një bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, bëri të mundur bllokimin e shumës 89550 euro, e cila iu mor biznesmenit, ndërsa për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura më shumë informacione.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Kryente blerje online, i ndërhynë në e-mail duke i ndryshuar faturën dhe i përvetësojnë 89550 euro, biznesmeni bën kallëzim në Policinë e Shtetit. Pas rreth një muaj hetimesh, Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit zbardh skemën e mashtrimit dhe identifikon autorin. Njëkohësisht zbulon dhe bllokon edhe llogarinë me shumën 89550 euro, të cilat autori i kishte depozituar pasi i kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit. Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në qershor 2020 ka marrë kallëzim nga një shtetas shqiptar (biznesmen), pasi persona të paidentifikuar, nëpërmjet një skeme mashtruese, bazuar në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kishin krijuar adresa të rreme elektronike, të ndërtuara me qëllimin për të mashtruar viktimat dhe për të devijuar transfertën e parave.

Kallëzuesit në fjalë, në bazë të kësaj skeme, duke i ndërhyrë në e-mail dhe duke i marrë të dhënat, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 89550 euro. Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pasi mori kallëzimin, menjëherë bëri  eferimin e materialeve në Prokurori, për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik” dhe vijoi intensivisht punën hetimore.

Në vazhdimësi të punës së shpejtë hetimore dhe procedurale u bë e mundur zbardhja e skemës së mashtrimit, identifikimi i autorit, i cili është një shtetas i huaj që nuk jeton në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe zbulimi dhe bllokimi i llogarisë së tij. Policia, në bashkëpunim me një bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, bëri të mundur bllokimin e shumës 89550 euro, e cila ishte transferuar në një llogari jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas i huaj ka hapur llogari bankare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me të cilën përfitonte fonde nga vende të ndryshme të botës nëpërmjet skemave të mashtrimit kibernetik. Aktualisht po vazhdojnë hetimet procedurale për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale përsa i përket këtij rasti, si dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë penale të çdo personi të implikuar në këtë vepër penale. Theksojmë faktin se për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera. Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë komunikimeve që kanë në rrjetet sociale, postë elektronike etj, si dhe ndaj çdo veprimtarie online dhe për çdo dyshim që mund të kenë të adresohen pranë Policisë së Shtetit, duke iu garantuar një reagim të shpejtë e profesional në hetimin e këtyre rasteve nga Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mashtrim kibernetik mashtrim kibernetik

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet