Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Tre ditë pas protestës së Berishës, blindohet sërish dera kryesore e selisë së PD
11 Janar 2022, 08:41Nga DOSJA
TIRANË – Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga protesta e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, zyrtarët e Partisë Demokratike kanë blinduar sërish derën kryesore të selisë, këtë herë edhe nga jashtë.
Nuk dihet se përse janë marrë këto masa nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike, por kujtojmë se në seli kanë nisur punimet për vendosjen e rregullit, pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme të 8 janarit, kur mbështetës të ish-Kryeministrit Sali Berisha hynë me forcë brenda zyrave të PD dhe shkatërruan gjithçka, përfshirë këtu edhe zyrën e kreut të saj, Lulzim Basha.
Ditën e djeshme, Basha mblodhi në seli Kryesinë, e cila vendosi që ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha të përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike. Ndërkohë, 28 anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të kësaj force politike që i dolën kundër Lulzim Bashës dhe strukturave të tjera të Partisë, po ashtu janë lënë jashtë strukturave të partisë blu, disa të përjashtuar e të tjerë të pezulluar.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka komentuar vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike për ta përjashtuar nga selia blu. Ai ka vendosur që...
TIRANË – Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar ashpër pas lajmit se ishte përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike, për të cilën shprehet se atë nuk...
LAJMI KRYESOR: Politika në ZI/ Ndërron jetë Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli(f.i/dosja.al)Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Pa...
TIRANË – Vetëm pak kohë pasi shfaqej krah ish-Kryeministrit Sali Berisha në takimet e Foltores, Evi Kokalari ka vendosur të tërhiqet nga skena politike në ...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Me anë të një postimi në Facebook, Ra...
TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike u përgjigj se vendimin për krijimin e koalicionit të ardhshëm opozitar me Lëvizjen Socialiste për Integri...
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se projekti i tij për drejtimin e opozitës dhe marrjen e qeverisë e përgatiti pas humbjes së zgjedhje...